6 muajt e pare te jetes, 6 gjerat qe te gjitha nenat duhet te dine

0 0

Pasi keni sjellë në jetë fëmijën tuaj duhet të filloni të mësoni vetë si t’i përshtateni nevojave të tij dhe shpesh rritja e tij shoqërohet me shumë ankth dhe frikë nga ana e nënës, gjë e cila me kalimin e viteve duket si diçka e pajustifikueshme. Por cilat janë ato 6 gjërat që do t’ja bënin 6 muajt e parë pas lindje më të lehtë çdo nëne?

  1. Ndiqni instiktin, por edhe këshillat! Ju jeni nënë dhe keni instiktin tuaj që ju udhëzon më së miri, por pas këtij instikti do të keni edhe shumë këshilla që do t’ju jepen nga persona të ndryshëm të cilët në më të shumtën e rasteve nuk janë mjekë. Do t’ju këshillonim të pranonit në një moment se nuk dini si ta bëni diçka dhe për pasojë të pranoni një nga këshillat që ju jepet. Kjo nuk do t’ju bëjë të jeni më pak nënë.
  2. Informohuni, por mos u bëni nëna perfekte. Informacionet mund t’i merrni që nga mjeku juaj deri tek portalet online, kjo do t’jua bëjë më të thjeshtë rritjen e fëmijës. Ideja është që ju të mos kaloni limitet duke u përpjekur të jeni nëna perfekte.
  3. Shijoni jetën me të porsalindurin. Qëndroni sa më shumë vetëm me të, kjo do të përforcojë më shumë lidhjen tuaj. Edhe ai ka nevojë për këtë afërsi.
  4. Aparati gati! Në çdo moment aparati fotografik apo celulari juaj duhet të jenë gati për të bërë foto apo video nga momentet më të bukura gjatë rritjes.
  5. Gënjeni. Ju tregoj diç Kishte ditë kur shkoja në shtrat e lodhur, me veshjet me qumësht, flokët e pakrehur etj, por në rrjetet sociale postoja fotot më të bukura të fëmijës duke marrë shumë komente pozitivetë cilat më bënin të ndihesha mirë. Edhe ju bëni të njëjtën gjë,mos shpërndani lodhjen dhe ankthin por gjërat e bukura të cilat do t’ju bëjnë të ndiheni mirë,do t’ju mbushin me pozitivitet, edhe nëse në të vërtetë pas atij fëmije që për momentin ka qeshur fshihet një tjetër që ju ka lënë gjithë natën pa gjumë.
  6. Merrni pak kohë për veten tuaj. Kërkoni ndihmë për të bërë shpesh herë pak pushim.

Lexoni dhe: 12 fakte interesante per nenat

 






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Lidhja me fëmijën tuaj pas...

Fëmija juaj i porsalindur është në kraharorin tuaj ndërsa derdhni lot gëzimi. Besojmë se e keni imagjinuar momentin kur fëmija juaj vjen në botë si momenti më i lumtur i...

A keni raste te familjarëve...

Nëse ti ose të afërmit e tu jeni prekur nga kanceri i trashëguar, mund të pyesni veten se si mund ta përdorni këto njohuri në të ardhmen dhe të jeni...

DIVO, për t’i bërë 1000...

Çdo ditë është e rëndësishme por 1000 ditët e para të jetës janë vendimtare pasi janë castet ku krijohen rrenjët, baza e zhvillimit të fëmijës tuaj por ndërkohë edhe modeli...

Për ty mike që je...

E di… Ndiej padrejtësi tani që po shkruaj për ty. Ndihem fajtore sepse jam një nga gratë me fat. Çdo fjalë që shkruaj më thumbon... Sepse e di. E di...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X