5 zakonet për një martesë të shëndetshme

0 0

Të kesh një martesë të suksesshme kërkon shumë “punë”. Shpesh nuk e kuptoni përse gjërat shkojnë keq dhe përse nuk po funksionojnë siç ju realisht dëshironit. Duhet të përpiqeni të shikoni praktikat dhe zakonet tuaja të përditshme, sepse aty gjendet çelësi për të rikthyer një raport të shëndetshëm e të lumtur.

5 zakonet për një martesë të shëndetshme

  1. Kultivoni një pasion të shëndetshëm

Në fillimet e marrëdhënies, ju e keni gjthë kohën mendjen te njëri-tjetri. Por kjo gjë nuk vazhdon gjithmonë njësoj. Kështu, duke kultivuar të njëjtat pasione së bashku, ju do të keni më shumë mundësi të kaloni kohë cilësore në prani të njëri-tjetrit.

  1. Bëni prioritet emocionet pozitive

Në fillimet e një lidhjeje, emocionet pozitive vijnë natyrshëm. Më vonë duhet të përpiqeni t’i kushtoni rëndësinë e duhur, sepse vjen një moment që ju jeni shumë rehat me njëri-tjetrin dhe gjërat që në fillim ju jepnin emocion e lumturi, tashmë bëhen rutinë. Kështu duhet të jeni vazhdimisht në kërkim të gjërave që ju bëjnë të lumtur.

  1. Përjetojini dhe shijojini eksperiencat

Kur bëni diçka të bukur, lëreni veten të lirë ta shijoni plotësisht. Studimet kanë treguar se nëse i shijoni gjërat të paktën 15 minuta, duke folur për to, duke i rrëfyer partnerit si ndiheni për to etj, kjo rrit kënaqësinë.

  1. Fokusohuni në forcën e karakterit

Cilat janë pikat më të forta të karakterit të partnerit? Po tuajat? Pasi t’i keni identifikuar, flisni me njëri-tjetrin për to në mënyrë që t’i  përdorni sa më mire të jetë e mundur si edhe të tentoni t’i përforconi.

  1. Praktikoni mirënjohjen

Mos e merrni partnerin dhe dashurinë e tij për të mirëqenë. Duhet të jeni mirënjohës për marrëdhënien tuaj, për gjithçka pozitive që ju fal ai.

Lexo edhe: Kjo lloj marredhenie ne cift demton shendetin mendor

A e deshironi nje aplikacion nga @pernenat.al

View Results

Loading ... Loading ...





Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

Emra mysliman per bebe

Tradicionalisht në komunitetin mysliman, foshnjave u vihet një emër në ditën e shtatë pas lindjes. Kuptimi i emrit është shumë i rëndësishëm. Myslimanët favorizojnë emrat që janë të virtytshëm dhe...

Qumështi i gjirit ndihmon zemrën...

Dihet prej kohësh që qumështi i gjirit është ushqimi më i mirë për të porsalindurin dhe për fëmijën deri në një vit e më tej, nëse është e mundur. Në...

Rritje e numrit të lindjeve...

Tashmë është demonstruar gjerësisht: pandemia Covid-19 ka pasur një sërë pasojash negative indirekte, përveç atyre më të njohura dhe të lidhura ngushtë me infeksionin. Midis tyre, ka gjithashtu një rritje...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X