5 mënyra se si të përmirësoni sistemin tretës së fëmijës suaj

A ju duket sikur foshnja juaj po bezdiset nga diçka këto kohë? A dyshoni se kjo vjen për shkak të sistemit tretës?




0 0

Nëse po atëherë për të mbështetur sistemin tretës të foshnjës tuaj, mund të bëni disa gjëra në mënyrë që i vogli juaj të ndihet më rehat.

Më poshtë ju tregojmë 5 mënyra se si të përmirësoni sistemin e tretjes së vogëlushit tuaj:

  1. Bëni pushime të shpeshta pas çdo ushqimi që i jepni fëmijës.

Kjo mund ta ndihmojë atë që të çlirojë të gjithë gazrat të cilat mund të jenë “bllokuar” brenda. Këto gazra bëjnë që fëmija juaj të ndihet i ngopur ose të përjetojë siklet. Gromësitja mund të ndihmojë që të çlirohet gazi që gjendet brenda sistemit tretës së fëmijës. Për këtë arsye lëreni fëmijën të gromësijë ndërkohë që ju bëni një pushim të shkurtër ose për shembull ndërroni kahun e ushqyerjes me gji. Sidoqoftë nëse fëmija juaj nuk gromësin edhe pasi keni pushuar mund të vazhdoni ta ushqeni atë. Mos harroni, nuk ka asnjë mënyrë se si ta nxisni fëmijën tuaj për të gromësitur. Thjesht gjeni një pozicion të mirë, si për ju edhe për fëmijën gjatë kohës kur e ushqeni atë.

  1. Ushqejeni fëmijën shpesh dhe nga pak në vend që t’i jepni vakte të mëdha dhe më rrallë.

Ushqejeni atë çdo dy ose tre orë. Nëse fëmija ju duket i uritur mund t’i jepni pak më shumë. Nëse ai qan ose thith gishtin, kjo mund të jetë shenjë e urisë. Është shunë e rëndësishme të dini se kur fëmija juaj është ngopur. Gjithashtu nëse fëmijën e ka zënë gjumi ndërsa ushqehet, është mirë që të mos e zgjoni atë për ta ushqyer më shumë.

  1. Gjeni pozicionin e përshtatshëm ndërkohë që ushqeni fëmijën.

Nëse foshnja juaj e nxjerr qumështin më shumë se zakonisht, mund të provoni të ndryshoni pozicionin e të ushqyerit. Provoni një pozicion që do të mundësojë rrjedhjen normale të qumështit nga gjiri në stomakun e fëmijës suaj, duke përdorur gravitetin. Prandaj, nëse e mbani fëmijën tuaj horizontalisht, përpiquni të zhvendoseni në një lloj pozicioni të drejtë. Mbajeni fëmijën tuaj në një pozicion të drejtë për rreth 30 minuta pas çdo ushqimi.

  1. Ushqejeni me gji në mënyrë që zorrët e tij të jenë më të shëndetshme.

Zorrët e shëndetshme janë themeli për një sistem të mirë imunitar. Qumështi i gjirit ka bakterie të mira për zorrët që janë thelbësore për foshnjat gjatë jetës së tyre, veçanërisht në vitet e para. Vetë ushqyerja me gji mund të ndihmojë fëmijën tuaj të ketë një shëndet të mirë të zorrëve. Sidoqoftë, nëse foshnja juaj ushqehet me qumësht formula, ka formula për foshnja që përmbajnë prebiotikë për shëndetin e mirë të zorrëve të vogëlushit tuaj. Pra, zgjidhni formulë me cilësi të mirë që ofrojnë ushqimin më të mirë për fëmijën tuaj.

  1. Provoni t’i bëni masazh fëmijës. Kështu do të lehtësonit lirimin e të gjithë gazrave të ngecur në zorrët e tij. Ja se si ta masazhoni:
    • Shtrijeni fëmijën tuaj në anën e pasme.
    • Lëvizni butësisht këmbët e tyre lart e poshtë, duke imituar lëvizjet e këmbëve kur ngisni një biçikletë. Kjo ndihmon që zorrët të lëvizin.
    • Mund të provoni edhe me masazhimin e barkut.

Lexo edhe: Pse fëmija fle më keq tani që ka filluar ushqimet e ngurta?






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

Emra mysliman per bebe

Tradicionalisht në komunitetin mysliman, foshnjave u vihet një emër në ditën e shtatë pas lindjes. Kuptimi i emrit është shumë i rëndësishëm. Myslimanët favorizojnë emrat që janë të virtytshëm dhe...

Qumështi i gjirit ndihmon zemrën...

Dihet prej kohësh që qumështi i gjirit është ushqimi më i mirë për të porsalindurin dhe për fëmijën deri në një vit e më tej, nëse është e mundur. Në...

Rritje e numrit të lindjeve...

Tashmë është demonstruar gjerësisht: pandemia Covid-19 ka pasur një sërë pasojash negative indirekte, përveç atyre më të njohura dhe të lidhura ngushtë me infeksionin. Midis tyre, ka gjithashtu një rritje...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X