Pozicioni i qendrimit gjate ushqyerjes me gji dhe kapja e gjirit

0 0

Ushqyerja me gji përsëritet disa herë gjatë ditës dhe natës, prandaj është e nevojshme që nëna dhe foshnja të ndihen rehat gjatë këtij proçesi.
Për këtë, foshnja duhet ta kapë mirë gjirin dhe të pozicionohet në mënyrën e duhur:
• Koka dhe trupi i foshnjës duhet të jenë në një bosht;
• Fytyra e foshnjës vendoset përballë gjirit, hunda përballë thithit;
• Trupi i foshnjës duhet i puthitur me trupin e nënës;
• Mbështesni edhe të ndenjurat e fëmijës dhe jo vetëm kokën dhe shpatullat;
• Mbështesni gjirin me dorë dhe ofrojani atë foshnjës.

Nëna:

• 4 gishtat e nënës vendosen nën gji;
• Gishti i madh vendoset nga sipër gjirit;
• Gishti i madh formon një mbështetëse për bazën e gjirit;
• Gishtat e nënës nuk duhet të jenë shumë afër thithit.

Hapat për një kapje të mirë:

• Prekni buzën e foshnjës me thithin;
• Prisni derisa goja e fëmijës të hapet mirë;
• Sigurohuni që foshnja të ketë kapur jo vetëm thithin por edhe pjesën më të madhe të zonës kafe të gjirit;
• E çoni fëmijën tek gjiri dhe jo anasjelltas;
• Sigurohuni që buza e poshtme e foshnjës të jetë poshtë thithit dhe mjekra e foshnjës të prekë gjirin e nënës.

Rezultatet e një kapje jo të mirë:

Thitha të dhimbshëm dhe të dëmtuar;
• Fryrje/tejmbushje të gjirit;
• Foshnja është e pakënaqur dhe qan shumë;
• Foshnja ushqehet shpesh dhe për një kohë të gjatë;
• Pakësohet prodhimi i qumështit;
• Foshnja nuk shton peshë.

Lexoni edhe: Pozionet me te mira per ushqyerjen me gji






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Pse çdo grua shtatzënë duhet...

Anomalitë gjenetike mund të ndodhin në çdo shtatzëni, prandaj testi NIPT është i rëndësishëm për çdo grua shtatzënë, pavarësisht nga mosha e saj apo risku i predispozitës gjenetike. Ekspertët mjekësorë...

MËSONI MË SHUMË PËR TESTIN...

A e dini se mund të zbuloni nëse fëmija juaj është i shëndetshëm që në javën e 10-të të shtatzënisë? Ju mund ta zbuloni shëndetin gjenetik të foshnjës tuaj gjatë...

DIVO, për t’i bërë 1000...

Çdo ditë është e rëndësishme por 1000 ditët e para të jetës janë vendimtare pasi janë castet ku krijohen rrenjët, baza e zhvillimit të fëmijës tuaj por ndërkohë edhe modeli...

Jo çdo NIPT është NIFTY

"Çfarë është testi NIFTY? A janë NIPT dhe NIFTY e njëjta gjë? A ka rëndësi se cilin të zgjedhësh? Këto janë të gjitha pyetjet me të cilat përballen shumë gra...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X