Ardhja në jetë e një fëmije mund të ndryshojë tërësisht ritmet e familjes, duke ndikuar gjithashtu edhe në intimitetin e çiftit. Nëna nuk mund të jetë gati për të kryer marrëdhënie seksuale për një periudhë të caktuar kohore, gjë e cila për babain e ri mund të shkaktojë një ndjenjë mërzie. E megjithatë ai duhet të përpiqet ta kuptojë dhe të përballet me situatën në mënyrën e duhur, duke e ndihmuar bashkëshorten të ndihet mirë. E gjithë kjo mund të ndodhë falë ndjekjes së disa parimeve shumë të rëndësishme, të cilat janë:
- Bëni durim.Babai duhet të tregohet shumë i duruar dhe ndërkohë të mundohet të ndihmojë bashkëshorten me fëmijën, gjë e cila do ta bëjë të përshtatet më shpejt me ndryshimin. Ndihma juaj do të jetë shumë e vlefshme duke qënë se ajo do të ndihet gjithashtu më pak e lodhur dhe për pasojë dëshira seksuale do të rikthehet më shpejt.
- Tregohuni xhentil.Edhe pse do t’ju duhet gjithashtu të punoni, dhe për pasojë të jeni i lodhur apo stresuar, duhet të tregoheni tepër të edukuar me bashkëshorten tuaj. Nese do ta trajtoni atë gjithmonë mirë dhe do të jeni gjithmonë pranë saj, ajo do të ndihet edhe më e dashur. E gjithë kjo do t’ju çojë në një fund romantik në dhomën e gjumit ndërsa bebi fle i qetë. Mbani mend: nënë e qetë, fëmijë i qetë!
- Tregohuni romantik!Momenti më i vështirë është ai post-partum, periudhë në të cilën gruaja mund të kalojë një formë të mundshme të depresionit. Për këtë arsye është shumë e rëndësishme që ju të jeni pranë saj, dhe më e rëndësishmja është që nëpërmjet gjesteve të vogla por romantike ta bëni atë të ndihet e sigurt pavarësisht kilogrameve apo strijave të lëkurës.
Lexoni edhe: 40 ditet e para pas lindjes
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu