Mes shumë angazhimesh që ka secila nënë me familjen, fëmijët e shtëpinë, mund të harrojë t’i kushtojë kohë dhe rëndësi vetes. Por, është e domosdoshme të gjeni gjithmonë kohë për veten tuaj, pasi në këtë mënyrë edhe performanca si nënë do të jetë më e mirë. Ja si të relaksoheni e të karikoni energjitë tuaja pa asnjë shpenzim:
1.Bëni një dush që zgjat.
Me muzikë relaksuese e qirinj në sfond, shijoni këtë moment e prisni përfitimet e lëkurës suaj.
2.Shkruani një listë të gjërave që dëshironi të bëni.
Listoni gjërat që keni bërë dhe ato që dëshironi të bëni. Do të ndiheni më të motivuar pasi t’i shkruani.
3.Flini pak.
20 minuta, ose dy orë është në dorën tuaj. Shkëputuni për pak çaste nga lodhja.
4.Takoni një mik të vjetër.
Një bisedë me të do t’ju rikthejë patjetër humorin.
5.Bëni një shëtitje.
Nuk është e nevojshme të keni një destinacion. Ecni derisa të ndjeni se duhet të ktheheni.
6.Shiko një film ose shfaqje që ju bën për të qeshur.
7.Bëni yoga.
Shikoni tutoriale në youtube dhe do të ndiheni më mirë pasi ta keni praktikuar.
8.Fikeni telefonin.
Majfton edhe një orë pa sms, pa telefonata për t’u qetësuar psikologjikisht.
9.Lyeni thonjtë.
Do të ndiheni më të bukura.
10.Lexoni thënie pozitive e frymëzuese për jetën.
11.Shikoni video të kafshëve të lezetshme në internet.
12.Pastroni shtëpinë.
Do të ndiheni shumë mirë pasi të keni krijuar një ambient të këndshëm ku të qëndroni.
13.Krijoni rutinën tuaj qetësuese çdo mbrëmje e çdo mëngjes.
Gjej diçka që të bën të ndihesh mirë dhe praktikoje çdo ditë.
14.Lexoni një libër.
15.Dëgjoni muzikë nën dritën e një qiriri.
Do të ndiheni më të relaksuara me ndriçim jo shumë të fortë.
16.Meditoni.
17.Fshini nga rrjetet sociale çdo person që mendoni se nuk duhet të jetë në listën tuaj të miqve.
18.Merrni frymë thellë.
19.Bëni një listë të gjërave për të cilat jeni mirënjohëse.
Do t’i vlerësoni edhe më shumë pasi t’i shkruani.
20.Shfrenohuni me muzikën e preferuar.
21.Kujdesuni për lëkurën.
22.Bëni gjëra të mira për të tjerët.
Sado të vogla qofshin, qerasni dikë me një kafe, mbajini derën dikujt, buzëqeshini dikujt në rrugë etj.
23.Hani një ushqim me ngjyrë të gjelbër, kanë shumë vlera ushqyese.
24.Mësoni t’i thoni jo gjërave që ju bëjnë të ndiheni keq.
25.Koha dedikuar vetes duhet të jetë prioritet në axhendën tuaj.
Lexo edhe: Bukuria dhe kujdesi ndaj vetes pas lindjes
Sorry, there are no polls available at the moment.
')}
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu