15 mënyra si të silleni me fëmijën pa e ndëshkuar fizikisht

0 0

Qëndroni pozitivë

Shuplakat mund të sjellin probleme të tjera si:

  • Sjellje antisociale;
  • Agresivitet;
  • Dëmtim fizik;
  • Probleme të shëndetit mendor.

Plus, ekspertët thonë se ato thjesht nuk funksionojnë.

Ndryshoni mjedisin

Nëse fëmijët janë duke u përleshur për një lodër, merrni lodrën. Shumë herë, ndryshimi i rrethanave do të ndryshojë sjelljen. Do të zvogëlojë gjithashtu nevojën për ndëshkime më serioze.

Përgatituni, përgatituni, përgatituni

Merrni me vete lodra nëse shkoni diku, fëmija juaj i vogël mund t’i përdorë. Merrni ushqime nëse mendoni se fëmijën do e marrë uria. Nëse përgjumja mund të sjellë telashe, mendoni për një sy gjumë përpara se të dilni. Është gjithmonë më mirë të parandaloni sjelljen e keqe para se të ndodhë sesa të përpiqesh të merresh me të në moment.

Respektoni rregullat

Ju duhet të keni rregulla. Nëse gjithë familja i njeh dhe i respekton, kjo do të jetë më mirë për të gjithë. Mund të tregoheni edhe fleksibël, megjithatë ka raste kur edhe ndëshkimet janë të nevojshme.

Jini të qëndrueshëm

Nëse keni vendosur një rregull në familje si për shembull larjen e duarve përpara se të hani, duhet ta zbatoni gjtihmonë. Kështu nuk krijoni konfuzion tek fëmijët.

Jini transparent për pasojat

Të gjithë duhet të dinë se sjellja e keqe vjen me pasoja. Fëmijët duhet të dinë se thyerja e rregullave ka një kosto. Jini të vendosur – dhe të qëndrueshëm.

Bëni një vesh të shurdhët

Po, injorimi dhe të bërit sikur nuk keni vënë re një sjellje të keqe është një alternativë më e mirë se shuplakat. Me fëmijët që e duan shumë vëmendjen, të mos bësh asnjë veprim, ndonjëherë është veprimi më i mirë.

Ndëshkojini duke i lënë më vete

Ky është një mjet i vlefshëm, efektiv. Një rregull i mirë është një minutë qëndrim në cep të dhomës, mënjanë për çdo vit të jetës së fëmijës. Mos ndërvperoni as mos flisni me fëmijët gjatë këtyre minutave.

Rrini edhe ju pak më vete

Kur e ndjeni se po ju del situata jashtë kontrollit dhe jeni lodhur shumë, bëni pak pushim.

Tërhqini vëmendjen fëmijës suaj

Nëse fëmija sillet keq, një mënyrë e mirë është t’i tërhiqni vëmendjen, t’i kërkoni t’ju ndihmojë për diçka, ta ftoni të shikojë një gjë interesante etj.

Silluni si i rritur

Kur fëmijët nuk sillen mirë, ju takon ju të silleni si një person i maturuar. Ruani qetësinë, gjakftohtësinë dhe mos përdorni shuplakat si ndëshkim.

Tregohuni empatikë

Folini fëmijës suaj me qetësi, qartë dhe duke treguar se i mirëkuptoni.

Jepini një përqafim

Fëmijët janë fëmijë, dhe mund që të sillen keq. Është detyra e prindërve që t’i disiplinojnë. Por, kjo mënyrë e marrjes dhe dhënies prind-fëmijë nuk ka pse të jetë negative. Përdoreni si një moment mësimdhënieje për të dhënë shembullin e mirësjelljes. Në fund të fund, një përqafim i tregon fëmijës se ju ende e doni atë.

Sigurohuni që fëmija ju kupton

Kur e disiplinoni fëmijën, jini shumë të qartë. Shikojeni në sy, jini të qetë e të matur. Tregojini rregullat dhe nëse nuk binden, shpjegojuni pasojat. Por sigurohuni që fëmija e ka kuptuar mesazhin tuaj.

Nuk është gabim të negocioni

Veçanërisht me fëmijët pak më të rritur, të qenit fleksibël dhe negocimi i ndëshkimeve, do t’i ndihmojë të gjithë në familje.

Lexo edhe: Edukimi i femijeve, disa sugjerime per prinderit






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

A duhet të trajtohen dhëmbët...

Të mendosh se dhëmbët e qumështit, si të përkohshëm, nuk duhen mbrojtur është gabim. Jo vetëm që duhen larë me kujdes, por duhet pasur kujdes edhe në rast problemesh. Përndryshe...

Ilaçe të reja për trajtimin...

Gjithnjë e më shumë të rinj po vuajnë nga problemet e astmës, sëmundje që në situata të caktuara vështirëson frymëmarrjen. Deri më tani, trajtimi i astmës tek fëmijët bazohej te...

Kukulla për fëmijë, 6 sugjerime...

Më poshtë kemi përgatitur një listë me gjashtë flimat vizatimorë më të përshtatshëm e të bukur për t'i parë fëmijët tuaj gjatë periudhave të festave e pse jo edhe natën...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X