Edukimi i femijeve, disa sugjerime per prinderit

0 0

Nëna dhe babai duhet të përkrahin, shpjegojnë dhe argumentojnë
Është mirë që fëmijës ti kushtoni vëmendje dhe ta përkrahni ateherë kur ai sillet në mënyrën e duhur. Duhet gjithesesi që fëmijës t’i shpjegoni dhe t’i argumentoni se për çfarë arsye një sjellje e pahijshme nuk është e drejtë dhe e mirë.
Shpeshherë shpjegimi dhe butësia janë shumë më efektive se urdhërat.
Ju për shembull mund ti thoni fëmijës:
– Mirë është që të shkosh për të fjetur herët në mbrëmje, ndryshe në mëngjes do të jesh i lodhur dhe do ta kesh vështirë të shkosh në shkollë në kohë
– Këtë program televiziv nuk është mirë ta shikosh sepse nuk është për fëmijë, dhe nëse fëmijët shikojnë programe të papërshtatshme mund të shikojnë natën ëndërra të këqija.
– Në shtëpi nuk duhet të kthehesh më vonë se ora 8 e mbrëmjes, sepse për fëmijët nuk është e sigurt të qëndrojnë jashtë deri vonë, gjithashtu duhesh të flesh herët sepse nesër është ditë shkolle.
Nëse fëmijëve ua argumenton mirë gjërat, ata i kuptojnë më mirë dhe gjithashtu fillojnë të kuptojnë edhe vetë se çfarë është më mira për ta. Fëmijëve të vegjël u përsëriten më shpesh rregullat. Më pas kur fëmija rritet ai mësohet që t’i respektoj rregullat edhe më mirë.
Prindi duhet të fitojë gradualisht besimin e fëmijës për t’i dhënë më pas më shumë përgjegjësi. Në momentin që fëmija e shikon se prindi ka besim tek ai, do të jetë më shumë i prirur të sillet në të njëjtën mënyrë edhe jashtë shtëpisë. Fëmija më së shumti mëson sipas sjelljeve të prindërve dhe familjarëve të tjerë.
Kur fëmija është i mërzitur është mirë që të prisni derisa të qetësohet dhe pastaj të bisedoni me të në mënyrë të qetë. Fëmija mund edhe të denohet nëse vazhdimisht sillet keq dhe nuk i zbaton rregullat e familjes.
Kur flasim për ndëshkim nuk nënkuptojmë ushtrimin e dhunës fizike ndaj fëmijës. Në disa vende si për shembull në Finlandë ushtrimi i dhunës ndaj fëmijës është i ndaluar me ligj. Në vend të kësaj ndëshkimi mund të jetë për shembull mosdhënia e të hollave javore që fëmija i përdor për të blerë dicka gjatë pushimit në shkollë apo ndërsa del për një shëtitje me bashkëmoshatarët, mosdhënia e karameleve ose diçkaje tjetër që fëmija pëlqen dhe që është mësuar t’i marri gjithmonë.
Një mënyrë tjetër ndëshkimi mund të jetë lënia e fëmijës në dhomën e tij në mënyrë që të mendojë më mirë përsjelljen e pahijshme që ka bërë. Një praktikë e mirë do të ishtë që kjo të bëhej në momentin që në televizor fillon program i tij i preferuar.
Në rastet kur fëmija bën një gabim më të madh mund ta fusni atë në “arrest shtëpie” për një periudhë të caktuar kohe, veprim që sigurisht duhet t’i shpjegohet fëmijës pse po bëhet.
Fëmija është mirë të mos mësohet me dhunë fizike nga ana juaj, por gjithashtu ju duhet t’i shpjegoni atij se të njëjtën mënyrë të qete duhet të ndjekë edhe nëse ka një problem të caktuar më një bashkëmoshatarin e tij.

Lexoni dhe: “Mami dhe babi dinë t’ju mbajnë që të mos bini”, çfarë mbajmë mend nga prindërimi






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

A keni raste te familjarëve...

Nëse ti ose të afërmit e tu jeni prekur nga kanceri i trashëguar, mund të pyesni veten se si mund ta përdorni këto njohuri në të ardhmen dhe të jeni...

Për ty mike që je...

E di… Ndiej padrejtësi tani që po shkruaj për ty. Ndihem fajtore sepse jam një nga gratë me fat. Çdo fjalë që shkruaj më thumbon... Sepse e di. E di...

8 fakte befasuese për motrat...

Ka disa studime që shpjegojnë lidhjen mes motrave e vëllezërve në familje si dhe ndikimin indirekt që kanë ata në formimin dhe të ardhmen e njëri-tjetrit. Vëllezërit e motrat kalojnë...

9 mënyra si t’i tregoj...

Të zbulosh se je shtatzënë është një nga momentet më të rëndësishme të jetës. Është lajmi më i madh i jetës suaj, lajmi që mezi prisni t'i ndani me partnerin...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X