Zhvillimi social i nje femije 3-4 vjecar

0 0

Tani fëmija juaj do të jetë shumë më pak egoist nga sa ishte një vit më parë. Ai gjithashtu do të jetë më pak i varur nga ju, një shenjë që sensi i tij i identitetit është më i fortë dhe më i sigurt (pra fillon ta shohë më shumë veten si njeri më vete). Ai tani do të ndërveprojë me fëmijët e tjerë, në vend që thjesht të luajë me ta. Kështu, ai do të kuptojë se jo çdo njeri mendon njësoj si ai, dhe që secili nga shokët e tij të lojës ka shumë cilësi të vecanta, disa tërheqëse dhe disa jo. Ju gjithashtu do ta shikoni të tërhiqet nga disa fëmijë dhe të fillojë të zhvillojë miqësinë me ta. Kur t’i krijojë këto miqësi, do të kuptojë që edhe ai ka cilësi të veçanta që e bëjnë atë të pëlqyeshëm, një zbulim që do ta rrisë shumë vetëvlerësimin e tij
Ka ende lajme të tjera të mira për zhvillimin e fëmijës tuaj në këtë moshë. Duke qënë se ai tani fillon të kuptojë ndjenjat dhe veprimet e të tjerëve, ai nuk do të jetë më në garë me të tjerët dhe do të mësojë të bashkëpunojë kur luan me miqtë e tij. Në grupe të vogla ai do të arrijë të dallojë dhe të presë radhën dhe të ndajë lodrat me të tjerët, edhe pse jo gjithmonë. Në vend që të rrëmbejë, rënkojë apo ulërasë për diçka, në shumicën e rasteve do ta kërkojë me mirësjellje. Si rezultat, ju do të shikoni që ai ka një sjellje më pak agresive dhe luan në mënyrë më të qetë.
Shpesh, fëmijët tre vjeçarë janë të aftë të gjejnë vetë zgjidhjet e diskutimeve, duke luajtur me radhë apo duke “bërë pazar” për lodrat. Gjithsesi, veçanërisht në fillim të vitit të katërt, ju duhet ta nxisni këtë bashkëpunim. Për shembull, ju mund t’i thoni që ai “të përdorë fjalët” për të zgjidhur një problem, në vend që të përdorë veprimet e dhunshme (të godasë). Gjithashtu, kujtojeni që kur dy fëmijë po luajnë me një lodër, secili ka radhën e vet. Sugjeroni një zgjidhje të thjeshtë kur ai dhe një fëmijë tjetër duan të njëjtën lodër, për shembull të vizatojnë në fillim, apo duke gjetur një lodër apo aktivitet tjetër. Kjo nuk funksionon gjithmonë, por ia vlen ta provosh. Gjithashtu, ndihmojeni me fjalët e duhura që të përshkruajë ndjenjat dhe dëshirat e tij, në mënyrë që të mos ndihet i irrituar. Mbi të gjitha, bëhuni shembull për fëmijën. Nëse ju vetë nxeheni shpejt, mos e tregoni këtë në sy të tij. Ai do të fillojë të veprojë si ju kur të jetë i inatosur.
Pavarësisht se çfarë bëni, gjithsesi do të ketë momente kur zemërimi i fëmijës do të cojë në goditje dhe gjeste. Kur kjo të ndodhë, përmbajeni që të mos vrasë të tjerët, dhe nëse nuk qetësohet shpejt, largojeni nga fëmijët e tjerë. Flisni me të për ndjenjat e tij dhe përpiquni të kuptoni pse është kaq i mërzitur. Bëjini të ditur që i kuptoni dhe i pranoni ndjenjat e tij, por bëjini të qartë që të sulmosh fizikisht një fëmijë tjetër nuk është një mënyrë e mirë për të shprehur këto ndjenja. Ndihmojeni të shohë situatën me sytë e një fëmije tjetër duke i kujtuar një rast kur dikush e ka goditur apo i ka bërtitur, dhe pastaj sugjeroni mënyra të tjera për të zgjidhur grindjet. Në fund, pasi ta kuptojë se ku po gabom kërkojini që t’i kërkojë falje fëmijës tjetër. Gjithsesi, një “më fal” e thjeshtë mbase nuk mund ta ndihmojë fëmijën tuaj të korrigjojë sjelljen e tij, ai duhet të dijë se pse po kërkon falje. Ai mund të mos e kuptojë menjëherë, por në moshën katër vjeçare këto shpjegime do të fillojnë të kenë kuptim për të.
Në fakt, për një fëmijë trevjecar, këto grindje janë të pakta. Ata kalojnë shumë kohë duke luajtur dhe në aktivitete fantazie, që janë më shumë bashkëpunuese se loja e përqëndruar mbi një lodër. Siç mund ta keni parë, fëmija juaj dhe shokët e tij kënaqen duke caktuar role të ndryshme për njëri tjetrin dhe pastaj të futen në një lojë imagjinare duke përdorur sende imagjinare apo ato që kanë në shtëpi (për shembull luajnë “teatër”, “dyqanesh”, “shtëpirash” etj). Kjo lloj loje i ndihmon ata të zhvillojnë aftësi të rëndësishme sociale si radha, vëmendja, komunikimi (nëpërmjet veprimeve dhe shprehjeve dhe fjalëve) dhe përgjigja ndaj veprimeve të të tjerëve. Ka ende një përfitim tjetër, duke qenë se loja imagjinare i lejon fëmijët të futen në rolin që ata duan, si Pokemon, Teletabis, Supermeni, gjithashtu i ndihmon ata të eksplorojnë ide sociale komplekse si fuqia, pasuria, mëshira, egërsia dhe seksualiteti.






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

A duhet të trajtohen dhëmbët...

Të mendosh se dhëmbët e qumështit, si të përkohshëm, nuk duhen mbrojtur është gabim. Jo vetëm që duhen larë me kujdes, por duhet pasur kujdes edhe në rast problemesh. Përndryshe...

Sa është madhësia normale e...

Adoleshenca është koha e rritjes së shpejtë dhe ndryshimeve të tjera të nxitura nga fillimi i pubertetit. Mund të jetë një kohë e pasigurisë së madhe, pasi disa adoleshentë në...

Ilaçe të reja për trajtimin...

Gjithnjë e më shumë të rinj po vuajnë nga problemet e astmës, sëmundje që në situata të caktuara vështirëson frymëmarrjen. Deri më tani, trajtimi i astmës tek fëmijët bazohej te...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X