Zhvillimi i te porsalindurit ne raport me mjedisin

0 0

Në fillim duket sikur fëmija nuk bën gjë tjetër, veçse ha, fle, qan dhe mbush bebelinat, por duhet të dini se në fund të muajit të parë ai do të jetë shumë më i gjallë dhe komunikues. Gradualisht do fillojë të lëvizë trupin e tij më lehtësisht, sidomos kur fut duart në gojë. Ju tashmë e kuptoni që ju dëgjon kur i flisni, duke ju parë dhe lëvizur trupin për t’u përgjigjur ose për të tërhequr vëmendjen. Por përpara se të eksplorojmë aftësitë e tij, le të shohim se si është zhvillimi i tij në raport me mjedisin që e rrethon, pra cilat janë veprimet e tij.
Ja çfarë bën i porsalinduri
• Të ushqyerit është mjeti kryesor i komunikimit me mjedisin.
• Po të preket në këndin e buzëve me gishtin e dorës (ose çfarëdolloj mjeti tjetër), koka dhe goja kthehen nga ana që e prekim.
• Po t’i preken buzët ose t’i futet gishti në gojë, fillon të thithë.
• Është ende i paaftë për të pasur një kontroll të mirë të qafës dhe kokës, e cila bie në njërën ose tjetrën anë kur mbahet në krahë (në pozicion vertikal, në këmbë)
• Reagon ndaj zhurmave si për shembull përplasja e derës, tingulli i ziles, zhurma e çelësave etj.
• I dëgjon tingujt që zgjasin mbi 4 – 5 sekonda.
• Dëgjon kryesisht tingujt ritmikë që përsëriten dhe jo ata të veçuarit; kjo është arsyeja që fëmijëve u këndohen ninullat (tinguj ritmikë e monotonë).
• Ende është i paaftë të kërkojë ose të ndjekë aktivisht me sy dhe për një kohë të gjatë objektet, por nëse para syve shfaqet një send i ndritshëm, arrin ta fiksojë me sy dhe ta ndjekë me sy deri diku.
• Parapëlqen fytyrën e njerëzve.

 






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

Emra mysliman per bebe

Tradicionalisht në komunitetin mysliman, foshnjave u vihet një emër në ditën e shtatë pas lindjes. Kuptimi i emrit është shumë i rëndësishëm. Myslimanët favorizojnë emrat që janë të virtytshëm dhe...

Qumështi i gjirit ndihmon zemrën...

Dihet prej kohësh që qumështi i gjirit është ushqimi më i mirë për të porsalindurin dhe për fëmijën deri në një vit e më tej, nëse është e mundur. Në...

Rritje e numrit të lindjeve...

Tashmë është demonstruar gjerësisht: pandemia Covid-19 ka pasur një sërë pasojash negative indirekte, përveç atyre më të njohura dhe të lidhura ngushtë me infeksionin. Midis tyre, ka gjithashtu një rritje...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X