Zhvillimi i syve tek femijet

0 0

Vizitat okulistike tek femijet dhe foshnjat jane te rendesishme per t’i mbrojtur ata nga rreziku i zhvillimit te demtimeve permanente ne sy. Shume shpesh, vizita e pare e syve behet ne moshen 5-6 vjecare, para se femijet te fillojne shkollen ose edhe me vone pas moshes 10-vjecare. Kjo zgjedhje nuk eshte e rekomanduar, pasi mund te jete shume vone per te parandaluar zhvillimin e demtimeve permanente ne sy.
Struktura e syrit fillon te formohet qe ne muajt e pare te shtatezanise nga zgjatimi i indit trunor dhe vazhdon me tej ne muajt dhe vitet e para te jetes. Femija lind me shikim shume te kufizuar dhe me kalimin e kohes, ai maturohet gradualisht per te arritur maksimumin rreth moshes 6-vjecare.
Cilat jane etapat e evolucionit te shikimit ne femijet e vegjel?
– I porsalinduri eshte ne gjendje te dalloje ngjyren e bardhe nga e zeza, shikimi i tij eshte afersisht 1/20 (nga 20/20 apo 10/20 qe eshte tek i rrituri) dhe dallon kryesisht ne distance te afert rreth 0,5 m.
– Ne moshen 2-mujore shikimi eshte po 1/20, por fusha e pamjes zgjerohet me 60 grade dhe fillon te dalloje ngjyren e kuqe dhe te gjelber. Ne kete moshe mund te shfaqet edhe nje shtremberim i perkohshem i syve (strabizem konvergjent) qe zhduket me rritjen e femijes.
– Ne moshen 4- mujore fuqia e shikimit rritet ne 1/15. Femija eshte ne gjendje te dalloje objektet ne distance me te larget. Fuqia e pamjes zgjerohet ne 110 grade.
– Ne 6 muaj deri ne 1 vjec, fuqia e shikimit arrin 1/10 dhe fusha e pamjes zgjerohet ne 180 grade. Bebja eshte ne gjendje te dalloje te gjitha ngjyrat. Zgjerimi progresiv i fushes se pamjes dhe ngritja ne kembe e lejon te vleresoje me mire hapesirat.
– Nga mosha 2-6 vjec, fuqia e shikimit vazhdon te rritet dhe arrin 2/10 ne 2 vjec, 5/10 ne 4 vjec. Ne moshen 6 vjec syri eshte plotesisht i maturuar dhe arrin shikimin e te rriturit 10/10.
– Nga mosha 6 ne 10 vjec vazhdon procesi i maturimit dhe stabilizimit te shikimit. Ne kete moshe mund te vazhdojme te ndikojme dhe te kemi rezultate te mira ne shtimin e fuqise se shikimit. Pas moshes 10-vjecare shikimi perfundon maturimin.
Sic duket nga ky pershkrim, sistemi viziv i femijes eshte ne zhvillim dhe evolucion te vrullshem ne muajt dhe vitet e par ate jetes, prandaj nese nje crregullim viziv eshte i pranishem duhet te diagnostikohet dhe te trajtohet sa me shpejt. Ne te kundert, nese nuk zbatohet, mund te pengoje ecurine normale te zhvillimit te syrit dhe te sjelle demtime te perhershme te shikimit. Crregullimet vizive qe mund te ndikojne tek femijet jane te ndryshme.
Disa nga format me te zakonshme jane:
– Strabizmi (shtremberimi i syve)
– Te metat e refraksionit apo sic njihen ne gjuhen e thjeshte “ekzistenca e numrit te syzeve” hipermetropia, miopia dhe astigmatizmi.
Crregulimet e ndertimit te syrit nder te cilat me te shpeshta:
– Katarakta (perdja) e lindur (kongjenitale), e paraqitur ne trajten e nje njolle te bardhe te dukshme qe reflekton ne syrin e femijes.
– Glaukoma e lindur, e paraqitur ne trajten e syrit me permasa me te medha se e zakonshmja dhe qe rritet progresivisht.
Per fat te mire disa nga keto patologji japin shenja “alarmi” te dukshme si psh: shtremberimin e syve apo pranine e nje refleksi te bardhe, te cilat terheqin shpejt vemendjen e prinderve dhe i detyrojne te paraqiten tek mjeku okulist per vizite. Gjithashtu ka edhe shenja te tjera me pak evidente, te cilat nje prind i kujdesshem duhet t’i vere re si psh: femija tenton te afrohet me shume tek televizori, te ule koken shume kur ngjyros apo shikon librat me figura, ferkimi i shpeshte i syve, lotimi i shtuar. Keto duhet te ndergjegjesoje prinderit per domosdoshmerine e kontrollit te femijes tek mjeku okulist.
Ne qofte se nje ose te dy prinderit mbajne syze, edhe kjo eshte nje arsye e forte per te kontrolluar femijen tek okulisti. Megjithate duhet ditur se ekzistojne disa semundje te syrit, te cilat nuk japin shenja te dukshme per prindin apo ankesa per femijet. Me e shpeshta eshte ansiometropia (ekzistenca e numrit vetem ne njerin sy), e cila nuk perceptohet, por sjell humbje te perhershme te shikimit, nese nuk diagnostikohet. Zbulimi i hershem bent e mundur korrigjimin korrekt me syze, trajtimin e dembelizmit me ane te akluzionit dhe ndihmon syrin me probleme te zhvilloje shikimin njelloj si syri tjeter. Deri ne moshen 10-vjecare, truri i femijes eshte shume “elastik” dhe pergjigjet shume mire ndaj trajtimeve okluzive. Ndjekja rigoroze e terapise se percaktuar nga mjeku okulist ndihmon ne maksimalizimin e shikimit qe do ta shoqeroje femijen ne rritje.
Vizitat rutine te keshillueshme qe duhen bere tek okulisti:
– Ne cdo moshe dhe pa vonese kur prindi dallon nje nga shenjat e “alarmit” qe permendem me siper.
– Te pakten 1 here midis moshes 3 dhe 4 vjec, e ashtuquajtura moshe verbale, kur femija fillon te njohe dhe te tregoje ebjektet dhe figurat. Zbulimi i problemit ne kete moshe na lejon te trajtojme hershem dhe me rezultate te mira.
– Ne moshen para shkollore 5-6 vjec, kur mesojne shkronjat dhe numrat, ku femijet jane me shume bashkepunues.
– E detyrueshme para fillimit te shkolles, sepse ne kete periudhe syte e femijes do te kene me shume sforcim.

Lexoni edhe: Si te mbrojme syte e femijes?






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

Emra mysliman per bebe

Tradicionalisht në komunitetin mysliman, foshnjave u vihet një emër në ditën e shtatë pas lindjes. Kuptimi i emrit është shumë i rëndësishëm. Myslimanët favorizojnë emrat që janë të virtytshëm dhe...

Qumështi i gjirit ndihmon zemrën...

Dihet prej kohësh që qumështi i gjirit është ushqimi më i mirë për të porsalindurin dhe për fëmijën deri në një vit e më tej, nëse është e mundur. Në...

A duhet të trajtohen dhëmbët...

Të mendosh se dhëmbët e qumështit, si të përkohshëm, nuk duhen mbrojtur është gabim. Jo vetëm që duhen larë me kujdes, por duhet pasur kujdes edhe në rast problemesh. Përndryshe...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X