Si prind, ju jeni të vetëdijshëm se veprimet tuaja ndikojnë mbi fëmijën. Ju qeshni dhe ai jua kthen, ju e lavdëroni, ai gëzon, ju e qortoni, ai trishtohet. Ju jeni qendra e botës së fëmijës tuaj.
Studimet tregojnë se në 3 vitet e para të jetës, truri i fëmijës rritet dhe zhvillohet më shumë se në çdo moment tjetër të jetës. Pikërisht jeni modelet e para së të menduarit dhe të përgjigjeve të vetëdijshme.
Çfarë do të thotë kjo për prindin?
Kjo do të thotë se ju mund të ndikoni në zhvillimin e përshtatshëm të fëmijës tuaj, të siguroni mirë-rritjen shoqërore, fizike dhe të nxisni aftësitë njohëse të tij. Vitet e para lenë gjurmë të përjetshme. Për vite me radhë besohej se truri i fëmijës është një përsëritje e asaj çfarë ka trashëguar nga prindërit. Për shembull, nëqoftëse mamaja është një artiste, atëhere edhe fëmija ka të njëjtat prirje si dhe nëna e kështu ka mundësi më të madhe për t`u bërë edhe ai artist. Por studimet e tashme kanë treguar se edhe mjedisi ka një ndikim po aq të rëndësishëm sa edhe trashëgimia gjenetike.
Së fundi, shkencëtarët kanë provuar se përvojat e fëmijës në ditët, muajt dhe vitet e para kanë ndikim shumë të madh në zhvillimin e trurit. Sipas këtyre studimeve, për t`u zhvilluar dhe për të shprehur të gjitha aftësitë që ka trashëguar, fëmija ka nevojë për disa elementë thelbësorë:
- Të ndihet se është i veçantë, që e duan dhe e vlerësojnë;
- Të ndihet i sigurt;
- Ka nevojë për dikë që ta drejtojë, që t`i tregojë rrugën e duhur;
- Të njohë dhe provojë në ekuilibër të plotë liritë dhe kufizimet e tij. Duhet të dijë se çfarë i lejohet dhe çfarë jo;
- Duhet të qëndrojë në mjedise të larmishme ku bisedohet, lexohet, dëgjohet muzikë, argëtohet etj.
')}
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu