Zemërimi i fëmijëve, nëse e fshehin mund të jetë shkatërrues

0 0

Zemërimi i shprehur nga fëmijët është një hap i rëndësishëm evolucionar për ta, por është e rëndësishme që ata të mësojnë ta menaxhojnë atë në mënyrën e duhur. Megjithatë, ekspertët theksojnë, se situatat në të cilat kjo ndjenjë shtypet janë në rritje. Për të kuptuar se ku është kufiri mes asaj që konsiderohet normale dhe asaj që nuk konsiderohet e tillë, në Itali është mbajtur një projekt me titullin  “Zemërimi që nuk mund të shihet”, një sistem për matjen e agresionit tek të miturit, i kryer nga Fondacioni Universitar në Romë “Gemelli”.

Test për të matur agresionin

Projekti, i cili do të zgjasë dy vjet, konsiston në zbulimin e treguesve të hershëm të zemërimit tek fëmijët përmes analizave që matin agresionin me një sërë pyetësorësh të diferencuar sipas grupmoshave. Nga përgjigjet pritet të zbulohen rreziqe të ndryshme që vijnë nga zhvillimi i psikopatologjive, si izolimi social, bullizmi, varësia nga droga etj.

Prania e prindërve është e rëndësishme

Sipas psikiatrit Federico Tonioni, menaxher i projektit, ka një zemërim destruktiv dhe të rrezikshëm tek fëmijët, sepse kompromenton vetëbesimin dhe aftësinë për të besuar në vetvete. Por ka gjithashtu një formë të shëndetshme të agresionit, e cila nga ana tjetër nxit rritjen, atë instinkt me të cilin fëmijët mësojnë nga përvoja dhe eksplorojnë mjedisin. Kjo “makineri” e pandalshme është e njëjta gjë që e nxit për shembull, një fëmijë që të ecë ose një adoleshent që të dalë nga shtëpia për herë të parë vetëm. Prindërit, megjithatë, kanë për detyrë t’i shoqërojnë ata me praninë e tyre. Sa herë që një fëmijë bën diçka për herë të parë, ai e bën me seriozitet të madh dhe intensitet emocional, dhe menjëherë kërkon praninë e një të rrituri, i cili jo domosdoshmërisht duhet të ndërhyjë, por të jetë i pranishëm. Nëse kjo nuk ndodh, instinkti i rritjes nuk bëhet përvojë dhe mbahet brenda, duke u kthyer në zemërim tek fëmijët. Dhe ajo që nuk shihet gjithashtu mund të luajë një rol vendimtar në çrregullimet e të mësuarit tek fëmijët.

Lexo edhe: Si ta menaxhoj zemerimin e femijes ne publik?






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Sa është madhësia normale e...

Adoleshenca është koha e rritjes së shpejtë dhe ndryshimeve të tjera të nxitura nga fillimi i pubertetit. Mund të jetë një kohë e pasigurisë së madhe, pasi disa adoleshentë në...

Këshilla për trajnimin e tualetit...

Presioni për të mësuar fëmijën të shkojë në tualet mund të jetë intensiv. Çerdhja ose kopshti i fëmijës suaj ka caktuar një afat. Ju dëshironi të vazhdoni me të tjerët...

Rëndësia e vizatimeve të fëmijëve...

"Interpretimi i vizatimit të fëmijëve - zbulo fëmijën tënd" është një nga librat e psikologes Lorela Garuli e cila ka vënë këtë libër udhëzues në dispozicion të prindërve, mësuesve, edukatorëve...

Shkëputja dhe rikthimi i fëmijës...

Periudha e vjeshtës është koha kur shumë nëna vendosin të çojnë për herë të parë vogëlushët e tyre në çerdhe, gjë që shoqërohet me ankthin e ndarjes, pasiguritë nëse kanë...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X