Vuani nga pagjumesia? Lehtesoni simptomat duke…

0 0

Gjumi është shumë i rëndësishëm, i cili ndikon edhe në gjendjen psikologjike të njeriut. Nënat, shpesh hasin vështirësi në përmbushjen e orarit të plotë të gjumit gjatë natës për të cilin kanë nevojë dhe mungesa e tij mund të ndikojë negativisht në jetën e përditshme të saj. Megjithatë jo vetëm nënat kanë probleme me gjumin. Arsyet mund të jenë nga më të ndryshmet dhe për këtë arsye po ju sjellim disa zakone të cilat do t’ju ndihmojnë të flini më të qetë.

  1. Bëni aktivitet fizik. Nëse gjatë ditës do të keni një aktivitet të mjaftueshëm fizik gjatë darkës do të ndiheni më të lodhura dhe për pasojë do të keni nevojë për gjumë.
  2. Organizohuni në mënyrën e duhur. Përpiquni që gjatë ditës të keni një rutinë të njëjtë gjë e cila do të ndikojë pozitivish edhe në cilësinë e gjumit të fëmijës. Rutina do të bëjë që fëmija të dijë veprimin që e pason gjë e cila do të sjellë qetësi në familjen tuaj.
  3. Mbajeni celularin larg shtratit tuaj. Drita e celularit shpërqëndron sistemin e njeriut.
  4. Zgjohuni gjithmonë në të njëjtën orë. Duke ndjekur një orar të caktuar, ndihmoni organizmin të krijojë një program ditor.
  5. Qëndroni për pak minuta në diell. Nëse gjatë gjithë ditës qëndroni larg dritës natyrale atëherë ora juaj biologjike fillon e shpërqëndrohet. Vetëm drita natyrale e ndihmon atë të koordinohet sërish.

Lexoni edhe: Te fle gjume apo te kryej aktivitet fizik ne mengjes?

 






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

DIVO, për t’i bërë 1000...

Çdo ditë është e rëndësishme por 1000 ditët e para të jetës janë vendimtare pasi janë castet ku krijohen rrenjët, baza e zhvillimit të fëmijës tuaj por ndërkohë edhe modeli...

Për ty mike që je...

E di… Ndiej padrejtësi tani që po shkruaj për ty. Ndihem fajtore sepse jam një nga gratë me fat. Çdo fjalë që shkruaj më thumbon... Sepse e di. E di...

Rreziqet dhe përfitimet e shtatzanisë...

Në vendin tonë, gjithnjë e më shumë gra vendosin të kenë një fëmijë në moshën 40-vjeçare. Disa vendosin të presin deri në këtë moshë për të pasur një fëmijë, disa...

9 mënyra si t’i tregoj...

Të zbulosh se je shtatzënë është një nga momentet më të rëndësishme të jetës. Është lajmi më i madh i jetës suaj, lajmi që mezi prisni t'i ndani me partnerin...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X