Vizita tek pediatri gjatë muajit të parë të jetës së fëmijës është shumë e rëndësishme sepse nëpërmjet saj mjeku ka mundësi të njihet me pacientin e tij të ri dhe të vogël, gjë e cila do të sigurojë një njohje më të mirë të tij me mënyrën si është duke u rritur fizikisht dhe psikologjikisht, pra nëse kjo është duke ndodhur në mënyrën e duhur. Ju mund te shkoni te beni viziten e pare brenda 10 diteshit te pare te jetes. Deri në moshën 12-13 vjeçare fëmija duhet të kontrollohet në mënyrë të rregullt nga pediatri.
Vizita e parë
Gjatë kësaj vizite mjeku pediatër bën vlerësimin e rritjes së bebes, dhe më e rëndësishmja, kontrollohet nëse gjidhënia është duke ecur në mënyrën e duhur. Mjeku kontrollon fontanelën, tonet e muskujve, sjelljen e fëmijës në momentin që është më tepër aktiv, reflekset e tij si edhe reagimin ndaj stimujve. Vizita mbyllet me dëgjimin e gjoksit dhe kotrollin e zonës abdominale.
Vizitat pasardhëse
Gjatë vizitave të tjera (të muajve të tjerë) pediatri kontrollon nëse rritja dhe zhvillimi i mëtejshëm i fëmijës është duke ndodhur në mënyrën e duhur. Ai kontrollon nëse gjidhënia është stabilizuar, nëse fëmija ka ndonjë shqetësim, si fëmija përgjigjet ndaj stimujve, ndaj dritës, tingujve, kontaktit fizik. Gjatë vizitave të tjera mjeku përqëndrohet më tepër në zhvillimin psiko-fizik të përgjithshëm të fëmijës (nëse ka një kontroll të mirë të kokës, nëse mundet të qëndrojë ulur, nëse mundet të lokalizojë një zhurmë në ambient, nëse luan me këmbët, nëse sheh mirë, nëse ka një mekanizëm të mirë së të gëlltiturit) si edhe nëse vaksinimi është kryer në bazë së të dhënave të kartelës personale të fëmijës.
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu