Sipas një studimi të Universitetit të Danimarkës, botuar kohët e fundit në Journal of Clinical Endocrinology and Metabolism, nivelet e larta të vitaminës D i bëjnë vajzat më të forta: burimet e vitaminës D janë disa lloje të peshkut, qumështi dhe vezët. Më shumë se ushqimi, megjithatë, ajo që ka rëndësi është ekspozimi adekuat ndaj diellit. Megjithatë, djemtë nuk duket se kanë përfitime të njëjta.
Rrit fuqinë e muskujve
Hulumtuesit, të cilët analizuan 881 fëmijë të moshës 5 vjeçare, kanë arritur në përfundimin se forca te vajzat rritet nëse niveli i tyre i vitaminës D arrin një sasi prej 50 nmol / l (nanomoles për litër). Vajzat me një sasi të vogël të vitaminës D në trup, nga ana tjetër, kanë një rrezik 70% më të madh të kenë rezultate më të ulëta në testet e rezistencës së muskujve.
Themelore për rritjen
Vitamina D është një substancë themelore për rregullimin e kalciumit dhe për këtë arsye bën pjesë në atë grup ushqyesish që mbështesin rritjen dhe shëndetin e kockave: është shumë e rëndësishme që të ketë doza të mira të vitaminës D në fazën e rritjes sepse pikërisht në këtë periudhë hidhen themelet për një mineralizim të saktë të kockave, me pasoja në moshën e rritur. Ekspozimi i rregullt ndaj rrezeve të diellit prej rreth 10 minutash në ditë do të ishte i mjaftueshëm për të lejuar trupin të prodhojë vitaminën D të nevojshme për funksionimin e duhur.
Nivelet në shtatzëni nuk luajnë rol
Studimi nuk tregoi lidhje me nivelet e vitaminës D në nënat gjatë shtatzanisë ose brenda kordonit të kërthizës dhe pas lindjes. Kjo çoi studiuesit në përfundimin se nuk ka asnjë mundësi të programimit të forcës muskulore prenatale. Sipas Henrik Thybo Christesen nga Spitali i Fëmijëve i HC Andersen dhe profesor në Universitetin e Danimarkës Jugore, nuk ishte e mundur të shpjegonin diferencën mes meshkujve dhe femrave.
Ta dini!
Ndryshueshmëria sezonale e vlerave të vitaminës D në gjak është normale: ajo kanë tendencë të jetë më e lartë në fund të muajve të verës, kur ekspozimi ka qenë më i shpeshtë dhe ulet në muajt e dimrit. Por nëse vlerat janë të ulëta në vjeshtë, kjo mund të nënkuptojë që “rezervat” nuk janë plotësuar dhe se vlerat janë të destinuara të bien nën kufijtë e normales.
Lexo edhe: Vitamina D, cila eshte masa e duhur?
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu