Vendosja e fëmijëve në shtrat herët i bën mirë shëndetit mendor të prindërve

0 2

Nëse i vendosni fëmijët herët për të fjetur gjumë, ky veprim sjell përfitime për shëndetin tuaj mendor.

Sipas një studimi amerikan, në fakt, prindërit e fëmijëve që shkojnë në shtrat menjëherë pasi kanë ngrënë darkë janë më të qetë dhe më të shëndetshëm. Por sa orë gjumi janë ideale për të vegjlit? Sa duhet të flejë një foshnje?

Gjumi është thelbësor. Nëse flini pak nuk është gjë e mirë, sidomos për të vegjlit. Kjo dihet, por ndonjëherë të vendosësh fëmijët për të fjetur është një detyrë shumë e vështirë për prindërit, të cilët përveç që duhet t’i mbajnë fëmijët gjatë gjithë ditës, gjithashtu duhet të punojnë natën për t’i vënë në gjumë. Kjo bën që prindërit shpesh të stresohen.

Në këtë drejtim, një studim amerikan raportoi se vendosja e fëmijëve në shtrat herët në mbrëmje është e mirë për fëmijët, por sidomos për prindërit e tyre. Ja arsyeja pse:

Fondacioni Kombëtar i Gjumit në Amerikë ka trajtuar gjithmonë problemet e gjumit për të rriturit dhe fëmijët. Kohët e fundit, ai ka kryer hulumtime mbi gjumin e fëmijëve dhe ka ardhur në përfundim se prindërit më të qetë janë ata që vënë fëmijët e tyre në shtrat herët. Por jo vetëm kjo, sepse me sa duket këta prindër janë edhe më të shëndetshëm se të tjerët.

Idealja do të ishte që fëmijët të flinin pas ngrënies, pasi në orët e para të mbrëmjes rritet niveli i melatoninës në trup, duke arritur majat në orët e mesnatës. Melatonina është një hormon që ndihmon trupin të dijë se kur është koha për të fjetur dhe kur është koha për t’u zgjuar.

Fondacioni Kombëtar i Gjumit në USA gjithashtu ka raportuar numrin e orëve ideale të gjumit për një fëmijë, duke bërë dallime sipas grupmoshave. Në veçanti, kohëzgjatja e rekomanduar e gjumit për foshnjat nën 3 muaj është nga 14 në 17 orë në ditë, ndërsa për foshnjat e moshës 4 deri 11 muaj orët shkojnë nga 12 në rreth 15. Për fëmijët deri në dy vjeç, orët e rekomanduara të gjumit variojnë nga 11 në 14. Së fundi, për fëmijët parashkollore, nga 3 deri në 5 vjet, fëmijët duhet të flenë të paktën 10 orë në ditë; ndërsa në kohën kur fëmijët futen në shkollë mjaftojnë edhe 9 orë gjumë.

Prandaj është e rëndësishme që fëmijët të shkojnë në shtrat herët për të arritur orët ideale të gjumit.

Lexo edhe: Si ta vendosni ne gjume foshnjen tuaj gjate periudhes qe po i dalin dhembet?

Posted in I pakategorizuar





Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Lidhja me fëmijën tuaj pas...

Fëmija juaj i porsalindur është në kraharorin tuaj ndërsa derdhni lot gëzimi. Besojmë se e keni imagjinuar momentin kur fëmija juaj vjen në botë si momenti më i lumtur i...

A keni raste te familjarëve...

Nëse ti ose të afërmit e tu jeni prekur nga kanceri i trashëguar, mund të pyesni veten se si mund ta përdorni këto njohuri në të ardhmen dhe të jeni...

Pse çdo grua shtatzënë duhet...

Anomalitë gjenetike mund të ndodhin në çdo shtatzëni, prandaj testi NIPT është i rëndësishëm për çdo grua shtatzënë, pavarësisht nga mosha e saj apo risku i predispozitës gjenetike. Ekspertët mjekësorë...

MËSONI MË SHUMË PËR TESTIN...

A e dini se mund të zbuloni nëse fëmija juaj është i shëndetshëm që në javën e 10-të të shtatzënisë? Ju mund ta zbuloni shëndetin gjenetik të foshnjës tuaj gjatë...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X