Mund të mendoni përse një nënë mund të akuzohet për dhunë ndaj fëmijës kur ka vendosur thjesht një aksesor që do ta bënte të dukej më e “bukur”? Epo në Angli ky gjest nuk është konsideruar si i tillë, dhe pasi ajo ka postuar një video në rrjetet sociale ndërsa i shponte veshët një të porsalinduri është duke rrezikuar shumë.
Si ka ndodhur ngjarja?
Në videon e postuar në rrjetet sociale, vajza që nuk ishte më tepër se disa muajshe, shfaqet fillimisht e qetë dhe e lumtur por më pas fillon të shfaqë shenja vuajtje nga veprimet që bënte. Në momentin që i afrohej pistoleta e shpimit ajo fillonte të qante në mënyrë të dëshpëruar. Imazhet e vajzës janë bërë menjëherë virale dhe këtë e deklaron edhe gazeta angleze “The Sun”. Komentet poshtë postimit të gazetës online ishin rreth 12 000 dhe shumë prej tyre e akuzonin nënën si një person që i ka shkaktuar fëmijës një dhimbje të kotë. Në drejtim të saj ka filluar një peticion për të kërkuar hyrjen në fuqi të një ligji që i konsideron këto veprime të paligjshme duke caktuar edhe një moshë nën të cilën nuk mund të kryhej shpimi i veshëve. Edhe në këtë shtet mosha ideale do të ishte rreth 6-7 vjeçare, moshë në të cilën fëmija mund të shprehte dëshirën apo refuzimin. Krahas të gjithave, në moshë të vogël, shpimi i veshëve do të shkaktonte edhe infeksion duke qënë se sistemi imunitar do të jetë i dobët.
Cfare jeni duke bere me shume gjate ketyre diteve se ditet e meparshme?
- Biseda familjare (34%, 199 Votes)199
- Pajisje teknologjike (25%, 146 Votes)146
- Lojera apo aktivitete fizike (14%, 84 Votes)84
- TV (13%, 78 Votes)78
- Muzike (8%, 49 Votes)49
- Libra (5%, 30 Votes)30
Total Voters: 586
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu