Vdes 6-vjeçari nga pnemumonia

0 0

 

A është ende e mundur, në vitin 2018, që pneumonia të shkaktojë vdekje? Me sa duket po. Kjo ndodhi në Bari, ku viktima, një fëmijë 6 vjeç, vdiq në Spitalin Pediatrik Giovanni XXIII të Barit. Fëmija u shtrua në spital për pneumoni, dhe askush nuk do të priste se në vendin ku kërkonte kujdes, ai do të gjente vdekjen.

Faktet

Anëtarët e familjes menjëherë paraqitën një ankesë, dhe për rastin u hap një hetim me qëllim përcaktimin e shkaqeve të vdekjes.

Më 20 tetor fëmija u shtrua menjëherë në spital, për herë të dytë. Në spital ai u diagnostikua me pneumoni, për të cilën ishte e nevojshme t’i nënshtrohej disa terapive antibiotike.

Pas shtrimit në departamentin e sëmundjeve infektive, fëmija u transferua në departamentin e kirurgjisë, ku do të duhej t’i nënshtrohej një operacioni që synonte tharjen e lëngut të mushkërive. Por foshnja nuk kishte më kohë: në fazën para operacionit pati tre atake kardiake që shkaktuan vdekjen e tij.

Tani Prokuroria Publike e Barit ka hapur një hetim: sipas prindërve, arsyeja e vdekjes mund të ketë qenë një vonesë në diagnozën dhe rrjedhimisht administrimin e trajtimit të nevojshëm.

Lexo edhe: Vdes vogelushja 8 diteshe nga nje puthje






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

Emra mysliman per bebe

Tradicionalisht në komunitetin mysliman, foshnjave u vihet një emër në ditën e shtatë pas lindjes. Kuptimi i emrit është shumë i rëndësishëm. Myslimanët favorizojnë emrat që janë të virtytshëm dhe...

Qumështi i gjirit ndihmon zemrën...

Dihet prej kohësh që qumështi i gjirit është ushqimi më i mirë për të porsalindurin dhe për fëmijën deri në një vit e më tej, nëse është e mundur. Në...

A duhet të trajtohen dhëmbët...

Të mendosh se dhëmbët e qumështit, si të përkohshëm, nuk duhen mbrojtur është gabim. Jo vetëm që duhen larë me kujdes, por duhet pasur kujdes edhe në rast problemesh. Përndryshe...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X