Varësia e fëmijës nga telefoni mund të parandalohet përmes këtyre rregullave

Është thelbësore që të vendosni rregulla të qarta dhe kufizime në përdorimin e mjeteve mediatike: kurrë në tavolinë, kurrë duke bërë detyrat e shtëpisë, përveç nëse janë një ndihmë për të studiuar, kurrë në momente kur familja është e gjithë bashkë, kurrë përpara se të shkoni për të fjetur




0 0

Zakoni i varësisë nga telefoni: është rreziku me të cilin përballen adoleshentët dhe fëmijët në publertet, gjithnjë e më shumë në rritje. Por shumë orë të përqëndruar mbi ekran mund t’ju bëjnë të humbni orë të gjumit, të irritoni sytë, të ndjeni dhimbje në qafë dhe shpatulla, t’ju bëjnë të hutuar dhe të pavëmendshëm. Për ta vërtetuar këtë janë kryer seri studimesh shkencore në të gjithë botën.

9 nga 10 përdorin telefonin çdo ditë

Sipas të dhënave të Istat duke iu referuar vitit 2018, 85% e adoleshentëve mes 11 dhe 17 vjeç përdorin telefonin celular çdo ditë, 72% navigojnë në internet çdo ditë. Qasja në Internet drejtohet nga smartfonët. Rreth 60% e fëmijëve e kontrollojnë atë sapo të zgjohen dhe para se të bien në gjumë. 63% e përdorin në shkollë gjatë mësimeve; 50% thonë se shpenzojnë 3 deri në 6 orë jashtë programeve mësimore në ditë me telefonin e tyre celular në dorë.

Përqëndrohuni në dialog

“Ne kemi nevojë për dialog dhe rregulla të qarta”, shpjegon Alberto Villani, President i Shoqërisë Italiane të Pediatrisë. “Rekomandojmë që prindërit të mbajnë gjithmonë komunikim efektiv me fëmijët e tyre, sepse një marrëdhënie e mirë ndihmon në nxitjen e përdorimit korrekt të teknologjive dixhitale, duke zvogëluar rrezikun e varësisë. Por është gjithashtu thelbësore që të vendosni rregulla të qarta dhe kufizime në përdorimin e mjeteve mediatike: kurrë në tavolinë, kurrë duke bërë detyrat e shtëpisë, përveç nëse janë një ndihmë për të studiuar, kurrë në momente kur familja është e gjithë bashkë, kurrë përpara se të shkoni për të fjetur”. Rregullat duhet të zbatohen së pari nga prindërit të cilët duhet të japin një shembull të mirë.

5 rekomandime

  1. Bisedoni me fëmijën tuaj: është e rëndësishme të inkurajoni komunikimin e hapur midis prindit dhe adoleshentit, duke u shpjeguar fëmijëve rëndësinë e  përdorimit pozitiv dhe inteligjent të celularëve.
  2. Kuptoni, mësoni dhe kontrolloni: prindi duhet të monitorojë kohën që fëmija i tyre shpenzon në tableta, smartfonë dhe PC.
  3. Vendosni kufij dhe rregulla të qarta: duhet të kufizoni kohën e përdorimit të smartfonëve, tabletave dhe kompjuterëve gjatë ditës ose në fundjavë.
  4. Jepni një shembull të mirë: si prind, shembulli është themelor, kështu që nënat dhe baballarët duhet së pari të përdorin telefonat e mençur kur ata janë me familjen e tyre dhe gjatë ngrënies; është gjithashtu e rëndësishme që prindërit të zgjedhin gjithmonë përmbajtjen e duhur dhe gjuhët e përshtatshme në rrjetet sociale.
  5. Krijoni një rrjet: bashkëpunimi midis prindërve, pediatërve dhe profesionistëve të kujdesit shëndetësor është thelbësor për të mbrojtur dhe mbështetur fëmijët përmes fushatave informuese që sigurojnë vetëdije më të madhe për aspektet pozitive, por edhe për rreziqet që paraqet përdorimi i tepruar i teknologjisë.

10 këmbanat e alarmit

Për të njohur rrezikun e varësisë nga smartfonët te adoleshentët, duhet t’i kushtoni vëmendje këtyre shenjave:

  1. Fitimi ose humbja e peshës.
  2. Dhimbje koke dhe dhimbje shpine.
  3. Probleme të syve.
  4. Ndryshimet në modelet e gjumit.
  5. Higjena e dobët personale.
  6. Mungesë të raporteve të drejtpërdrejta.
  7. Mungesa e interesit në aktivitetet e jetës së përditshme.
  8. Rezultatet e dobëta në shkollë.
  9. Simptoma ankthi kur pajisja është e paarritshme.
  10. Kontrolli i pandërprerë i informacionit në internet.

Lexo edhe: Adoleshentet qe kalojne shume kohe perpara telefonit nuk jane te lumtur






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

A duhet të trajtohen dhëmbët...

Të mendosh se dhëmbët e qumështit, si të përkohshëm, nuk duhen mbrojtur është gabim. Jo vetëm që duhen larë me kujdes, por duhet pasur kujdes edhe në rast problemesh. Përndryshe...

Ilaçe të reja për trajtimin...

Gjithnjë e më shumë të rinj po vuajnë nga problemet e astmës, sëmundje që në situata të caktuara vështirëson frymëmarrjen. Deri më tani, trajtimi i astmës tek fëmijët bazohej te...

Kukulla për fëmijë, 6 sugjerime...

Më poshtë kemi përgatitur një listë me gjashtë flimat vizatimorë më të përshtatshëm e të bukur për t'i parë fëmijët tuaj gjatë periudhave të festave e pse jo edhe natën...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X