Ushqyerja ne shtatzani

0 0

Gjate shtatzanise, per te pasur nje zhvillim te shendetshem te femijes, ju duhet te keni nje rregjim te kontrolluar ushqimor. Kujdesi per ushqimin duhet te nise qe ne periudhen e planifikimit te femijes, te vazhdoje gjate shtatzanise dhe duhet te perkoje me fundin e gjidhenies.

Disa keshilla per tu ushqyer ne menyre te shendetshme:
 Ne pergjithesi
– Ndiqni nje diete qe te permbaje te gjithe elementet kryesore ushqyes
– Hani 4-5 vakte ne dite
– Hani ngadale, keshtu do te pengoni futjen e ajrit i cili do t’ju beje te ndiheni e fryre
– Pini te pakten 2 lt uje natyral ne dite
Cfare duhet te konsumojme gjate shtatzanise?
– Ushqimet e fresketa, te cilat sherbejne per te mbajtur vitaminat dhe mineralet ne vlera normale
– Mishi i pjekur mire
– Peshku i gatuar ne leter alumini ose ne avull
– Djathrat e lehta dhe gjiza (gjithmone te pasterizuara)
– Qumeshti dhe kosi pa yndyre(gjithmone te pasterizuara)
-Frutat dhe perimet te stines(te pastruara me uje te bollshem)
Cfare duhet te limitojme ne shtatzani?
– Kafeja dhe caji. Duhet limituar konsumimi i tyre sepse kafeina metabolizohet nga organizmi rreth 15 here me ngadale se produktet e tjera te marra. Gjithashtu mund t’ju shkaktoje nervozizem dhe me kryesorja deperton ne placente.
– Kripa. Duhet limituar po jo eleminuar. Duhet kosumuar ne sasi te vogla pasi mund te shkaktoje probleme kardiovaskulare dhe hipertension. Duhet perdorur gjithmone e jodizuar pasi organizmi gjate shtatezanise ka shume nevoje per jod.
.- Sheqeri
Veza. Keshillohen te perdoren maksimumi dy veze ne jave dhe te zjera/pjekura mire pasi kjo ul rrezikun e kontaminimit nga Salmonela.
– Yndyrnat(keshillohet te perdoret vetem vaj ulliri ekstra i virgjer)
Cilat ushqime nuk duhet te perdoren gjate shtatzanise?
– Pijet alkoolike. Alkooli nuk duhet konsumuar ne asnje menyre sepse ai futet ne gjakun e fetusit brenda pak minutash dhe trupi i tij nuk ka enzimat e duhura per ta shperbere. Mbetjet alkolike grumbullohen ne tru dhe ne organet e tjera te fetusit duke demtuar zhvillimin e tyre.
– Proshuta, peshku dhe mishi i papjekur. Gjate shtatzanise cdo produkt i kesaj familje duhet te jete i pjekur mire(preferohet si temperature minimale 165 grade).
-Bulmeti I pa pasterizuar. Edhe pse jane burim kalciumi per ju dhe femijen tuaj, duhet pasur kujdes qe te konsumohen gjithmone produkte bulmeti te pasterizuara, proces qe do te kete eleminuar bakteret qe mund te demtojne femijen.
– Sallata e gatshme. Mos konsumoni asnjehere sallate per te cilen nuk jeni e sigurt se kur eshte pergatitur. Gjate shtatzanise sallata nuk duhet konsumuar po kaluan dy ore nga pergatitja.
Lengjet e gatshme te frutave. Nuk duhen konsumuar ne asnje menyre (qofte edhe te shtrydhura ne moment ne nje ambient jashte shtepise). Do te evitoni keshtu rrezikun e kontaminimit nga bakteret E.coli dhe Listeria.
– Melcia. 1 porcion melci depoziton tek femija juaj rreth 43% te novojave ditore per vitaminen A. Keshillohet qe nevojat e kesaj vitamine te plotesohen me anen e ushqimeve te tjera dhe jo nepermjet melcise, keshtu nuk do te rrezikoni te tejaloni normen e lejuar per shendetin e bebit.
– Sallamet dhe mishrat e perpunuar. Duhet konsumuar gjithmone mish i fresket, do te shmanget keshtu rreziku i kontaminimit me bakterin Listeria.

Lexoni edhe: 8 aleatet e mireqenies ne shtatzani






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

10 ushqimet më të mira...

Këto 10 ushqimet e para janë ideale për fëmijën tuaj sepse janë plot me lëndë ushqyese thelbësore, me çmime të arsyeshme, të lehta për t'u përgatitur dhe të shijshme. Avokadot...

Vaji i ullirit: zbulohet një...

Krahas vetive të njohura nutraceutike, për shkak të përmbajtjes së lartë të acideve yndyrore të pangopura dhe përbërjeve fenolike, vaji i ullirit ka edhe një veprim të fuqishëm antimikrobik kundër...

Vaji i palmës dhe kallamari...

Me acidin palmitik, konsumi i vajit të palmës dhe kallamarëve, djathrave të vjetruar, mund të ketë një efekt të rëndësishëm te tumoret, duke rritur agresivitetin e tyre dhe duke favorizuar...

8 arsye pse jemi gjithmonë...

Ju "gërryen" stomaku në mes të një takimi, në punë, në një mbledhje online? Të qenit i uritur vazhdimisht mund të shkaktohet nga mungesa e proteinave, fibrave dhe yndyrave në...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X