Vezët janë një ushqim i shëndetshëm që përmbajnë proteina, yndyrna të shëndetshme, vitaminë A, D etj, të cilat janë shumë të rëndësishme për gruan shtatzënë.
Përfitimet e vezës në shtatzani
- Përmbajnë sasinë e duhur të proteinave për zhvillimin e fetusit.
- Ndihmojnë në zhvillimin e trurit të bebes, duke qënë se përmbajnë omega-3 dhe kolinë, të rëndësishme për të parandaluar problemet në tubin neural.
- Përmbajnë një nivel të mirë të kalorive që duhet të merren gjatë ditës (rreth 70 kalori).
Sa vezë duhet të konsumohen gjatë ditës?
Nëse nivelin e kolesterolit e keni normal, mund të konsumoni 1-2 vezë në ditë. Në të kundërt duhet të evitohen. Po ashtu edhe nëse jeni mbi peshë, duhet të konsumohen sa më pak të jetë e mundur.
Si duhet t’i konsumojmë?
- Të ziera mirë. Duhet të ziejnë 5-7 minuta. Nëse ziejnë më tepër se 10 minuta i humbin vlerat, dhe madje do të bëhen një ushqim i vështirë për t’u tretur.
- E skuqni vezën mirë nga të dyja anët.
- E zieni pa lëkurë brenda një tenxhere me ujë të vluar.
- Mund të përgatisni omletë me perime.
Në të gjitha rastet mbani mend se ajo duhet të gatuhet mirë që të ulet rreziku i salmonelës.
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu