Ushqyerja ne shtatezani, rendesia e lulelakres

0 0

Frutat dhe perimet e stinës janë shumë të rëndësishme për të pasur një ecuri të mirë të shtatëzanisë dhe zhvillim të shëndetshëm të fëmijës. Gjatë stinës së dimrit gruaja shtatëzanë ka mundësi të ushqehet me një nga perimet më të shëndetshme, lulelakrën.

Cilat janë benefitet e lulelakrës për shtatëzaninë?

Lulelakra është shumë e pasur me vitaminë A, B, C, K, P, fibra, acid folik, dhe kripëra minerale si hekur, fosfor, kalçium, kalium, magnez, zink dhe bakër. Lulelakra është një aleat shumë i rëndësishëm për shëndetin e gruas gjatë shtatëzanisë.

Vetitë e lulelakrës

Lulelakra ka veti abti-bakteriale, rregullon presionin arterial, rrahjet e zemrës dhe funksionin e tiroides. Lulelakra përmban anti-oksindantë të fuqishëm si edhe pak kalori (25 kcal për 100 gr). Ajo nuk përmban gluten dhe për këtë arsye nuk ka limite në përdorim gjatë shtatëzanisë.

Si duhet të jetë pamja?

Lulelakra duhet të jetë gjithmonë e freskët, të mos ketë çelur shumë, të jetë kompakte dhe jo me shenja. Ajo duhet të lahet shumë me kujdes dhe mund të zihet me ujë dhe pak kripë. Më pas mund ta konsumoni me pak vaj ulliri dhe limon. Kjo është vetëm një nga mënyrat e përdorimit të lulelakrës.

Lexoni edhe: Frutat dhe perimet me te mira ne shtatzani






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

10 ushqimet më të mira...

Këto 10 ushqimet e para janë ideale për fëmijën tuaj sepse janë plot me lëndë ushqyese thelbësore, me çmime të arsyeshme, të lehta për t'u përgatitur dhe të shijshme. Avokadot...

Vaji i ullirit: zbulohet një...

Krahas vetive të njohura nutraceutike, për shkak të përmbajtjes së lartë të acideve yndyrore të pangopura dhe përbërjeve fenolike, vaji i ullirit ka edhe një veprim të fuqishëm antimikrobik kundër...

Vaji i palmës dhe kallamari...

Me acidin palmitik, konsumi i vajit të palmës dhe kallamarëve, djathrave të vjetruar, mund të ketë një efekt të rëndësishëm te tumoret, duke rritur agresivitetin e tyre dhe duke favorizuar...

8 arsye pse jemi gjithmonë...

Ju "gërryen" stomaku në mes të një takimi, në punë, në një mbledhje online? Të qenit i uritur vazhdimisht mund të shkaktohet nga mungesa e proteinave, fibrave dhe yndyrave në...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X