Ushqyerja me gji kur nena nuk ndihet mire

0 0

Në qumështin e nënës gjenden antikorpe shumë të vyera

Nëse nëna nuk ndihet mirë nuk ka asnjë arsye pse të ndërpresë ushqyerjen me gji, ajo jo vetëm do t’i hiqte fëmijës një ushqim shumë të shëndetshëm në çdo moment por edhe do ta privonte atë nga antikorpet që trupi i saj ka prodhuar për të luftuar infeksionin viral apo bakterial që tashmë është shfaqur. Ndërsa ju mendoni se gjatë ushqyerjes me gji do t’i transmetoni fëmijës problemin tuaj shëndetësor, na duhet t’ju themi se këtë ai mund ta bëjë edhe para shfaqjes së simptomave.

Si duhet të veprojmë në rast të vjellash?

Zakonisht virozat shoqërohen me diarre dhe të vjella, të cilat nuk duhet të ndikojnë aspak në ushqyerjen me gji të fëmijës. Fëmija nuk sulmohet nga virusët apo bakteriet, kjo pasi trupi i nënës ka prodhuar antikorpe të cilat i luftojnë ato. Përsa i përket mirëqënies së nënës është shumë e rëndësishme që ajo të konsumojë sa më shumë lëngje për të shmangur rrezikun e dehidratimit për shkak së të vjellave dhe diarresë.

Bëni sa më shumë pushim

Nëna duhet të pushojë sa më shumë. Nuk është e lehtë të kujdesesh për një fëmijë të vogël ndërsa je me temperaturë të lartë apo diarre/të vjella. Nëse ai është një bebe e ushqeni shtrirë në çdo moment kështu ai do të qaj më pak duke qënë se do të qëndrojë në gjirin tuaj dhe ju nuk do të bëni sforcim për të qëndruar ulur. Nëse bebi është më i madh mund t’ju ndihmojë dikush dhe t’jua sjellë vetëm për të pirë. Nëse nuk keni dikë që t’ju ndihmojë mund të merrni sa më shumë libra, fletë dhe lapsa me ngjyra dhe të mundoheni ta argëtoni duke qëndruar shtritë.

Lexoni dhe: A mund te vazhdojme gjidhenien nese marim antidepresante?

 

 






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Lidhja me fëmijën tuaj pas...

Fëmija juaj i porsalindur është në kraharorin tuaj ndërsa derdhni lot gëzimi. Besojmë se e keni imagjinuar momentin kur fëmija juaj vjen në botë si momenti më i lumtur i...

Pse çdo grua shtatzënë duhet...

Anomalitë gjenetike mund të ndodhin në çdo shtatzëni, prandaj testi NIPT është i rëndësishëm për çdo grua shtatzënë, pavarësisht nga mosha e saj apo risku i predispozitës gjenetike. Ekspertët mjekësorë...

MËSONI MË SHUMË PËR TESTIN...

A e dini se mund të zbuloni nëse fëmija juaj është i shëndetshëm që në javën e 10-të të shtatzënisë? Ju mund ta zbuloni shëndetin gjenetik të foshnjës tuaj gjatë...

DIVO, për t’i bërë 1000...

Çdo ditë është e rëndësishme por 1000 ditët e para të jetës janë vendimtare pasi janë castet ku krijohen rrenjët, baza e zhvillimit të fëmijës tuaj por ndërkohë edhe modeli...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X