- Kafja
Kafja duket se zvogëlon grumbullimin e yndyrës në mëlçi. Ajo gjithashtu rrit antioksidantët mbrojtës në mëlçi. Përbërësit e kafes gjithashtu ndihmojnë enzimat e mëlçisë të pastrojnë trupin nga substancat që shkaktojnë kancer.
- Tërshëra
Konsumi i tërshërës është një mënyrë shumë e mirë për të shtuar fibra në dietën tuaj, të cilat janë të dobishme veçanërisht për mëlçinë.
- Çaj jeshil
Një studim i vitit 2015 në Gazetën Botërore të Gastroenterologjisë zbuloi se çaji jeshil mund të ndihmojë në uljen e përmbajtjes së përgjithshme të yndyrës, luftën kundër stresit oksidativ dhe uljen e shenjave të tjera të sëmundjes së mëlçisë yndyrore jo-alkoolike.
- Hudhra
Hudhra ndihmon në eleminimin e yndyrave të përgjithshme të trupit.
- Grupi i luleshtrydheve, boronicave, manaferrave
Antikosidantët e gjendur në këto produkte ndihmojnë mëlçinë nga dëmtimet e ndryshme.
- Rrushi
Anioksidantët e gjendur tek rrushi ndihmojë në reduktimin e inflamacionit.
- Grupi i fruta perimeve:
avokado
banane
panxhar
brokoli
oriz kaf
karota
limon
papaja
shalqi
- Peshqit
Omega 3 e gjendur tek peshqit redukton inflamacionin e mëlçisë.
- Arrorët (arrë; kikirikë; bajame, lajthi)
Ato përmbajnë acide yndyrore, vitaminë E dhe antioksidantë që reduktojnë inflamacionin dhe stresin oksidativ.
- Vaj ulliri
Konsumi i një sasie të lartë yndyre nuk është i mirë për mëlçinë, por gjithsesi për një sasi të moderuar trupi ynë ka nevojë.
Ushqimet që duhet të evitoni
Ushqimet me përmbajtje të lartë yndyre;
Ushqimet që përmbajnë shumë niseshte;
Sheqeri;
Kripa;
Alkooli.
Lexo edhe: Nëse nuk lani dhëmbët mund të prekeni nga kanceri i mëlçisë, ja çfarë thotë studimi i ri
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu