Ushqimet e përpunuara ju bëjnë të hani më shumë

Konsumimi i ushqimeve të përpunuara rregullisht mund t’ju bëjë të fitoni shumë peshë.




0 0

Rezultati mbështetet nga një grup hulumtuesish nga Instituti Kombëtar i Diabetit dhe Sëmundjeve  të Veshkave në Bethesda (SHBA).

Një eksperiment në mbi 20 individë

Mostra e studimit, e botuar në revistën shkencore Cell Metabolism, përfshinte 10 burra dhe 10 gra. Për dy javë, 20 vullnetarë ndoqën dy regjime të ndryshme diete, por të barabarta sa i përket numrit të kalorive dhe lëndëve ushqyese (sheqernat, fibrat, yndyrat dhe karbohidratet). Të dyja dietat dallonin nga njëra-tjetra pasi:

– e para përbëhej nga ushqime të thjeshta si qumësht dhe fruta;

– e dyta përmban ushqime industriale ose “ultra të përpunuara” që përfshinte vajra të hidrogjenizuara, shurup misri me përmbajtje fruktoze të lartë, agjentë aromatizues dhe emulsifikues.

Secili nga pjesëmarrësit mund të hante lirshëm sasinë që dëshironte të ushqimit të zgjedhur.

Ushqime të përpunuara = shtim në peshë

Në fund të studimit u konstatua se individët që hanin ushqime të përpunuara prireshin të hanin më shumë se të tjerët  duke pasur shanse më të mëdha për të fituar peshë.

Duhen më shumë studime

Duke pasur parasysh numrin e vogël të individëve të testuar, do të nevojiten eksperimente të mëtejshme për të konfirmuar këto rezultate. Megjithatë, hulumtuesit raportojnë se janë shumë të kënaqur me rezultatin, duke treguar një ndryshim të qartë dhe konsistent midis dy dietave. Është studimi i parë që tregon se si ushqimet e përpunuara ju shtyjnë të merrni më shumë kalori sesa keni nevojë dhe rrjedhimisht të merrni më shumë kilogramë.

Lexo edhe: Çfarë ndodh kur ndaloni së ngrëni ushqime të përpunuara?






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Dieta e ulët në kalori,...

Një dietë me kalori të ulët duket se ngadalëson rritjen e tumoreve më shumë sesa një dietë ketogjenike. Ky është rezultati i një studimi të fundit nga një grup studiuesish...

Si të mbrojmë stomakun gjatë...

Antibiotikët kryejnë funksionin e eliminimit të infeksioneve bakteriale brenda trupit. Por antibiotikët nuk pastrojnë vetëm sëmundjen që shkaktojnë bakteret e këqija. Ata gjithashtu vrasin bakteret "e mira" të pranishme në...

Sekreti në ushqyerje që na...

EPIC, një studim i fundit multidisiplinar i publikuar në revistën shkencore "PLOS Medicine", ka treguar se shumëllojshmëria e ushqimit është baza e jetëgjatësisë. Për studiuesit, në fakt, "diversiteti në të...

Ide për ushqime të shëndetshme...

Ditët e fundit është bërë publik lajmi se Ministria e Arsimit dhe e Shëndetësisë kanë vendosur të ndalojnë disa ushqime që konsiderohen të pashëndetshme për t’u marrë me vete nga...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X