Udhetimet me makine gjate shtatezanise

0 0

Udhëtimet me makinë gjatë shtatëzanisë nuk janë të ndaluara, por kjo duhet bërë duke marrë parasysh mendimin e mjekut. Gruaja duhet të udhëtojë duke respektuar limitet kohore, të cilat janë 5-6 orë brenda një dite. Duhet të theksojmë se udhëtimet prej 8-10 orësh apo më shumë nuk përballohen me lehtësi nga gruaja shtatëzanë. Nëse do të udhëtoni në një distancë të madhe duhet të merrni në konsideratë qëndrimin për disa ditë atje para se të ndërmerrni udhëtimin e kthimit.

Kur mund të udhëtojmë në shtatëzani?

Shtatëzania nuk duhet të kushtëzojë pushimet tuaja apo një udhëtim çfarëdo, e kundërta ndodh në rast se mjeku juaj jua rekomandon atë. Periudha që mund të konsiderohet si më me rrezik për të ndërmarrë një udhëtim është nga java e 12-15 e shtatëzanisë për shkak të rritjes së rrezikut për abort, si edhe pas javës së 30-të për shkak të rritjes së rrezikut të shfaqjes së pre-eklampsisë. Në përgjithësi nuk këshillohet të udhëtohet pas muajit të 8-të të shtatëzanisë.

Nevojitet pushim gjatë rrugës?

Për një udhëtim më të sigurt këshillohet që gruaja të bëjë pushim cdo 2-3 orë për të clodhur këmbët duke ecur për rreth 10-15 minuta. Mos harroni të konsumoni sa më shumë lëngje.

Rripi i sigurimit, është një kusht?

Rripi i sigurimit duhet vendosur pasi nuk e dëmton beben. Ai është shumë i mbrojtur nga lëngu amniotik, muskujt dhe kockat e nënës në rast se makina do të frenojë, pra rripi nuk e dëmton aspak atë. Në rast aksidenti duhet të shkoni menjëherë tek mjeku gjinekolog, edhe pse mund të mos ndieni asnjë shqetësim.

Artikuj te ngjashem:

Udhetimi me avion gjate shtatezanise

Rregullat e fluturimit gjate shtatezanise per cdo kompani ajrore






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Pse çdo grua shtatzënë duhet...

Anomalitë gjenetike mund të ndodhin në çdo shtatzëni, prandaj testi NIPT është i rëndësishëm për çdo grua shtatzënë, pavarësisht nga mosha e saj apo risku i predispozitës gjenetike. Ekspertët mjekësorë...

MËSONI MË SHUMË PËR TESTIN...

A e dini se mund të zbuloni nëse fëmija juaj është i shëndetshëm që në javën e 10-të të shtatzënisë? Ju mund ta zbuloni shëndetin gjenetik të foshnjës tuaj gjatë...

Jo çdo NIPT është NIFTY

"Çfarë është testi NIFTY? A janë NIPT dhe NIFTY e njëjta gjë? A ka rëndësi se cilin të zgjedhësh? Këto janë të gjitha pyetjet me të cilat përballen shumë gra...

Gjithçka që duhet të dini...

Testi NIFTY nga GenePlanet u mundëson prindërve të ardhshëm të mësojnë më shumë për shëndetin e foshnjës së tyre ndërkohë që ai ose ajo është ende në mitër. Në këtë...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X