Udhetimi me avion gjate shtatezanise

0 0

Nje grua shtatezane mund te udhetoje qetesisht deri ne javen e 36-te se shtatezanise, deri ne momentin qe ky fakt nuk perben ndonje problem per kompanine specifike ajrore. Nese gruaja pret te sjelle ne jete binjake atehere ajo mund te udhetoje deri ne javen e 32-te se shtatezanise, kjo pasi shume kompani ajrore nuk e lejojne hipjen e gruas ne avion per arsye sigurie. Ata nuk mund te rrezikojne pritjen e nje femije ne bord. Nese shtatezania konsiderohet pa ndonje vecori specifike gruaja mund te beje edhe udhetime te gjata me avion. Por, gjithsesi idealja do te ishte qe nena e ardhshme te mos bente udhetime me te gjate se 4 ore.
Shtatezania dhe kompanite ajrore
Kompanite ajrore ne pergjithesi i lejojne te udhetojne grate shtatezana deri ne javet e permendura me siper, por rregullat mund te jene te ndryshme per kompani te ndryshme ajrore. Per shembull disa kompani nuk lejojne udhetimin e gruas shtatezane mbi javen e 28-te se shtatezanise pa nje certefikate mjekesore, ne te cilen mjeku deklaron se nena dhe femija brenda barkut te saj gezojne shendet te mire dhe nuk jane te rrezikuar nga ndonje komplikacion specifik qe mund te shkaktoje lindje te parakohshme.
Disa kompani te tjera ajrore kerkojne plotesimin e disa te dhenave ne momentin e prenotimit te fluturimit. Nese jeni duke planifikuar nje udhetim me avion, keshilla jone eshte te kontaktoni me agjentet e kompanise perkatese per te marre gjithe informacionin e duhur.
A ka ndonje ndikim negativ aparati metalik i kontrollit tek shtatezania?
Shqetesimi i gruas shtatezane fillon zakonisht qe ne momentin e mberritjes ne piken e kontrollit te aeroportit. Dyshimi i pare lidhet me aparatin metalik qe perdorin rojat e sigurise. A ka ndonje mundesi qe rrezatimi qe emeton kjo pajisje te demtoje femijen? Jo! Ju mund te jeni te qeta pasi pajisja e kontrollit nuk eshte aspak e demshme, as per gruan dhe as per femijen.
I njejti shqetesim eshte edhe per rrezatimet gjate udhetimit. Nese udhetimet me avion nuk jane te shpeshta atehere nuk ka ndonje rrezik. Nese ndodh e kunderta mund te kete rrezik, dhe nese mendoni se do t’ju duhet ta beni shpesh atehere duhet te konsuloheni me mjekun gjinekolog.
A ka ndonje rrezik per femijen gjate udhetimit?
Nese nena udheton me avion gjate shtatezanise, ajo dhe femija jane te ekspozuar ndaj:
– Nivelit te ulet te oksigjenit ne kabine.
– Turbulencave.
– Rrezatimit.
Per kete arsye kompanite ajrore vendosin rregullat e permendura me siper, ne menyre qe nese nena ka nje shtatezani fiziologjike (pa ndonje problem specifik) mund te udhetoje deri ne javen e 36-te se shtatezanise, ne te kundert duhet te konsultohet me mjekun perkates. Megjithate ende nuk ka ndonje prove konkrete qe te vertetoje se kushtet e permendura me siper mund te demtojne nenen apo fetusin.
Pavaresisht se kompanite ajrore tregojne kujdes ndaj rasteve se shtatezanise, ata sqarojne se fluturimi me avion nuk e rrit rrezikun e ndonje aborti spontan, lindje te parakohshme apo carje te ujrave.
Keshillat per nje fluturim sa me te sigurt
Edhe pse udhetimi me avion nuk perben ndonje rrezik te vecante, qendrimi per nje kohe te gjate ulur ne nje sedilje disi te ngushte rrit rrezikun e shfaqjes se trompozes ne vena, e shkaktuar nga mbyllja e venes pas koagulimit te gjakut. Kjo mund t’i ndodhe cdo njeriu, por me te rrezikuara ndaj trompozes jane grate shtatezana. Fluturimi mund te shkaktoje kete apo probleme te tjera edhe nese gruaja mund te vuaje nga mbipesha ose hipertensioni (tensioni i larte).
Cfare keshilla propozojne guidat e linjave ajrore:
– Gjate udhetimit duhet te vishni kepuce dhe rroba te gjera ne menyre qe te siguroni qarkullim me te mire te gjakut (nje alternative mund te jene edhe shapkat).
– Ne momentin e prenotimit te biletes kerkoni te keni nje poltrone ne rreshtin e pare ose ne anen e korridorit, keshtu mund te keni me shume mundesi per te levizur dhe per te bere ndonje ecje here pas here.
– Edhe gjate qendrimit ulur mundohuni te beni ndonje levizje (stretching) se gishtave te duarve dhe kembeve ose kaviljeve.
– Konsumoni shume lengje, sidomos uje per te siguruar hidratimin e duhur te trupit.
– Mos konsumoni ne asnje menyre pije alkoolike apo me perberje kafeine.
Nese gjate vizitave rutine se shtatezanise mjeku ka konstatuar tek ju faktore specifike te cilat mund te rrisin rrezikun e shfaqjes se trompozes, ju disa jave para fluturimit duhet te kontaktoni me te per ta vene ne dijeni. Ne kete menyre ai do te kete mundesine t’ju pershkruaje nje kure te mundshme me antikoagulante.






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Pse çdo grua shtatzënë duhet...

Anomalitë gjenetike mund të ndodhin në çdo shtatzëni, prandaj testi NIPT është i rëndësishëm për çdo grua shtatzënë, pavarësisht nga mosha e saj apo risku i predispozitës gjenetike. Ekspertët mjekësorë...

MËSONI MË SHUMË PËR TESTIN...

A e dini se mund të zbuloni nëse fëmija juaj është i shëndetshëm që në javën e 10-të të shtatzënisë? Ju mund ta zbuloni shëndetin gjenetik të foshnjës tuaj gjatë...

Jo çdo NIPT është NIFTY

"Çfarë është testi NIFTY? A janë NIPT dhe NIFTY e njëjta gjë? A ka rëndësi se cilin të zgjedhësh? Këto janë të gjitha pyetjet me të cilat përballen shumë gra...

Gjithçka që duhet të dini...

Testi NIFTY nga GenePlanet u mundëson prindërve të ardhshëm të mësojnë më shumë për shëndetin e foshnjës së tyre ndërkohë që ai ose ajo është ende në mitër. Në këtë...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X