Getta Beqa është kampione e fitnesit, e njohur në gjithë botën për talentin dhe suksesin e saj në këtë fushë. Përveçse një sportiste profesioniste, Getta është nënë e tri vajzave, Kleës 12 vjeçe, Jorës 8 dhe Drenës 3 vjeçare. Vullneti që e karakterizon në profesion, nuk mund të mungojë në familjen e bukur të kampiones. Me një dispilinë për t’u marrë shembull, Getta ia del të jetë një nënë dhe bashkëshorte e përkushtuar, një sportiste e suksesshme që ka bërë krenarë gjithë shqiptarët në botë e të drejtojë biznesin e saj palestrën.
Shumë e kujdesshme për mënyrën e ushqyerjes së vajzave, për marrëdhënien që ato kanë, nëna në karrierë ia del të gatuajë për to, t’i edukojë ta duan dhe vlerësojnë njëra-tjetrën, t’i angazhojë në sporte e arte të ndryshme, të kalojë kohë në ajër të pastër e gjithçka tjetër.
Getta ka kryer tri lindje me prerje cezariane, ka ushqyer për rreth 8-9 muaj me gji të trija vajzat, dëshiron të bëjë një fëmijë të katërt dhe përsëri është në formë perkefte si fizike ashtu edhe emocionale. Forcën, siç tregon ajo vetë e gjen pikërisht tek ky emër i bukur që mban, emri “Nënë”.
Për të gjitha nënat e tjera ka një mesazh frymëzues: Të mos dorëzohen pas lindjes, por pikërisht tek fëmija që sjellin në jetë të gjejnë forcën për të qenë të suksesshme, sepse aty e ka zanafillën edhe suksesi i fëmijës në të ardhmen.
Getta, je nënë e tri vajzave. Si i kujton muajt e shtatzanisë me secilën nga vajzat? A ke pësuar shumë ndryshime emocionale dhe fizike?
Një pyetje shumë interesante, kur mendon të bëhesh nënë është një përgjegjësi e madhe, po njëkohësisht dhe një përvojë e re tek fëmija i parë, trupi fillon të marrë forma të reja, por fatmirësisht tek unë nuk ka pasur probleme me kg sepse kam ushtruar në të trija shtatzanitë, në aspektin emocional është e vërtetë që ndryshon, por të gjitha janë nën kontroll kur ke dhe format fizike.
Vajzat i ke lindur në mënyrë natyrale apo me prerje cezariane? Ka qenë zgjedhje e jotja apo e detyruar nga gjendja fizike e rrethanat?
Tri vajzat i kam pasur me prerje cezariane, sepse te fëmija i parë ka qenë nga mjeku udhëzimi, dhe pastaj nuk kam rrezikuar dhe me dy lindjet e tjera, por pas lindjes kam shkuar me shtëpi në ditën e dytë sepse ndihesha shumë mirë me shëndetin.
Pasi bëhesh nënë, sidomos me fëmijën e parë, është vështirë të menaxhosh kohën, frikën, ankthin, pasi shtohet një përgjegjësi shumë e madhe e panjohur më parë. Sa të ka ndihmuar sporti e dispilina për ta menaxhuar më lehtë këtë periudhë?
Në momentin që merr titullin nënë, bëhesh shumë e fortë dhe ky emër është më i shtrenjti për mua ashtu si për gjitha nënat e tjera, të gjitha punëte tjera menaxhohen lehtë kur ke këtë titull.
A i ke ushqyer me gji vajzat? Nëse po, për sa kohë?
Po të trija vajzat i kam ushqyer me gji përafersisht deri 7-9 muaj, vajzën e parë 9, ndërsa të dytën dhe të tretën 7-8.
Si njohëse e mirë e ushqimeve të shëndetshme e vlerave të tyre, kur ke filluar t’u japësh vajzave ushqime veç qumështit?
Nga muaji 5-6 kam filluar t’u jap ushqime.
A gatuan ti për to?
Po me shumë qejf dhe akoma më pëlqen t’i ushqej.
Sa janë diferencat mes vajzave tuaja?
Klea 12, Jora 8 dhe Drena 3 vjeçare.
Kjo ka qenë e planifikuar nga ju apo ka ndodhur rastësisht?
Rastësisht!
Si ka ndikuar lindja e vajzave në raportin me bashkëshortin, ju ka afruar apo kanë lindur mosmarrëveshje në fillim?
Në familjen time isha vetëm unë vajzë sepse kam tre vëllezër, dhe tek Asdreni po ashtu tre çuna dhe kishim mungesë të vajzave dhe tani jemi te kompletuar.
Sa kohë pas lindjeve i je rikthyer punës?
Mbas 3 muajve, fatmirësisht kam biznesin tim dhe menaxhoja me lehtësi punën e karrocave.
Mendon të bësh fëmijë të tjerë?
Kam menduar edhe një sepse pëlqej të kem shumë fëmijë.
A kërkojnë vëlla vajzat e tua?
Jo, janë kundër gjinisë tjetër të vijë në shtëpi.
Me kë janë më të lidhura vajzat me ty apo me babin?
Me të dy, kur jam unë me to kërkojnë babin, ndërsa kur është Asdreni më kërkojnë mua.
Ka pasur xhelozi nga më të mëdhajat kur kanë lindur më të voglat? Nëse po, si ia keni shpjeguar?
Jo, asnjëherë nuk kanë pasur. Ndoshta kam punuar para se të lindja dhe tani janë të lidhura shumë me njëra-tjetrën, mërzitem shumë kur shoh fëmijët që rroken apo nuk pajtohen. Nuk i lejoj asnjëherë sepse i këshilloj ta vlerësojnë njëra-tjetrën shumë, sepse unë akoma vuaj që nuk kam një motër.
Kush kujdeset për vajzën e vogël kur ti nuk mundesh? Motra e madhe, dadoja, gjyshja? Përse ke bërë këtë zgjedhje?
Kam dy ndihmëse në shtëpi, kur udhetoj vjen vjehrra ime Vera, apo mami im dhe më ndihmojnë.
Sa e kujdesshme je me dietën ushqimore të vazjave? A je strikte me to në këtë pjesë? I lejon ndonjëherë të abuzojnë me ushqime që ju pëlqejnë por nuk janë të shëndetshme?
Vajzat ushqehen shëndetshëm dhe unë nuk i ndaloj për asgjë që ato pëlqejnë të konsumojnë, sepse së pari në shtëpi mbajmë ushqimin e shëndetsheëm, mirëpo kusht është aktiviteti.
A e njeh shoqërinë e vajzave? Sa kohë kalojnë ato me shokët dhe shoqet dhe sa i kontrollon për oraret, me kë dalin, ku shkojnë etj?
Shoqërinë e vajzave e njoh, por kam kërkuar si prioritet shkollën, kurset dhe aktivitetet.
A i ndëshkon ndonjëherë vajzat kur nuk sillen mirë? Nëse po, çfarë ndëshkimi ju jep?
Kshilloj ku ceka më lart ta vlersojnë njëra-tjetrën shumë, nuk më ka ndodhur t’i ndëshkoj, por vetëm ju premtoj që mbas suksesit që unë kerkoj, i shpërblej me udhëtime pushime etj…
I merr ndonjëherë vajzat në palestër? Pse?
Po i marr kur kanë aktivitetet e fëmijeve Jumping Fitness pasi që në palestrën time ka aktivitete dhe për fëmijë, edhe ndonjëherë kur unë ushtroj vijnë dhe më shohin.
Ç’mendim kanë vajzat për nënën e tyre si një kampione fitnesi ? A janë ato krenare për ty dhe si e shprehin këtë?
Po janë krenare dhe tani në shkollë shoh që kanë temën time dhe pergatisin shkrime për mua.
Cilat janë pasionet dhe talentet e vajzave? A ke ndikim ti në zgjedhjet e tyre?
Janë të gjithanshme në aktivitete, edhe unë si fëmijë jam marrë me vallëzime muzikë, sport. Të gjitha këto janë një plotësim që te zgjedhësh se me çfarë do të profesionalizohesh.
Mendon se ndonjëra do të zgjedhë rrugën e fitnesit si mami?
Nuk i nxis, por këshilloj të kenë pergatitje të mirë për jetën në përgjithësi, pastaj të zgjedhin më mirë çfarë u pëlqen.
Si e kalon kohën e lirë me vajzat, cilat janë aktivitetet që preferoni më shumë?
Kohën e lirë kam dëshirë t’a kaloj në gjelbërim, ose kur mundem në fundjavë vij në Shqipëri në detin e jugut sepse e adhuroj atë pjesë.
Si një grua dhe nënë e suksesshme, me shumë angazhim në profesion, me tri vajza, të cilat kanë nevojë për shumë kujdes, çfarë mesazhi do të jepje për nënat e faqes sonë? Cili është çelësi i suksesit ?
Dua t’ ju falënderoj që më jepni mundësinë mua dhe të gjitha nënave që lexojnë intervistën time të motivohen dhe mos të ndalen kur marrin titullin nënë, sepse fëmijët kur janë prindërit e suksesshëm, patjetër që do kenë forcë të dyfishuar për karrierën e tyre.
https://www.instagram.com/gettabeqa/
')}
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu