Rezarta Skifteri rrefen veshtiresite e paslindjes dhe deri tek marredhenia e bukur sot, “Me vajzen dhe djalin sillem si femije”

0 0

Rezarta Skifteri është një nga stilistet më me emër në Shqipëri. Përveç punës me klientet e saj në atelie ajo prej shumë vitesh bashkëpunon me produksione të ndryshme televizive si dhe kujdeset për imazhin e shumë personazheve të njohur. Krahas karrierës së saj shumë vjeçare ajo është dhe një nënë shume e përkushtuar. Kush e njeh nga afër Rezartën di shumë mirë se si ajo e balancon kohën e fëmijëve me atë të punës. Të jesh nënë e dy fëmijëve ka vështirësi dhe sakrifica për të cilat Rezarta ka folur dhe na ka treguar që nuk është dhe shumë e lehtë. Që në ditët e para të lindjes së fëmijëve ajo ka kaluar një gjendje emocionale të vështirë sepse nuk kishte mjaftueshëm qumësht gjiri për t’i ushqyer, por megjithatë ajo jep një mesazh të fortë për të gjitha nënat: “Nuk është fundi i botës, ka mënyra të tjera që fëmijët mund të rriten të shëndetshëm”…

Rezarta ju jeni një emër i rëndësishëm i fushës së modës në Shqipëri. Nga ana tjetër ju kemi parë shumë të përkushtuar me dy fëmijët tuaj. 

Cili është suksesi juaj për të ruajtur këtë balancë si nënë por edhe si profesionsite?

Nuk ka një sukses absolut. Unë nuk jam një nënë që e kam provuar njëherë të qenit nënë dhe tani po provoj sërish me dy fëmijët e mi. Kështu që çdo ditë për mua është një sfidë e bukur, e këndshme dhe shumë e qetë, jo sfidë stresusese sepse mundohem të balancoj edhe punën edhe fëmijët e mi, si çdo nënë tjetër në biznes, si çdo nënë tjetër në karrierë. Sot nënat në karrierë janë të shumta. Unë nuk jam një nga më të paktat, pra kështu e kuptojnë shumë mirë këtë pjesë nënat. Te jetë një balancë midis fëmijës dhe punës.

Sa e vështirë është t’ja dalësh kur vjen një fëmijë i dytë?

Kur vjen një fëmijë i dytë askush nuk të tregon për vështirësitë. As prindërit e tu nuk të thonë se çfarë ndodh kur vjen një fëmijë i dytë. Deri tek i pari gjërat janë më të lehta, pastaj e shikon që vështirësohen shumë tek fëmija i dytë. Nevojitet dyfishi i punës, dyfishi i përkushtimit. Eshtë nëna ajo që qëndron pranë fëmijës kur sëmuret, është nëna e cila duhet të dëgjojë problemet e fëmjëve të cilat nuk janë asnjëherë njësoj, e siç mund të jetë i njërit nuk është i tjetrit. Për më tepër e dimë që fëmijët nuk kanë asnjëherë të njëjtin karakter. Si çdo njeri dhe ata kanë karakterin e tyre dhe janë të ndryshëm, që kështu tek njëri duhet të sillesh ndryshe dhe tek tjetri duhet të sillesh ndryshe. Por gjithmonë duke i mirëkuptuar. Unë mundohem të jem një nënë që i mirëkuptoj fëmijët sepse nuk mendoj që duhen ndrydhur mendimet e tyre. Por mendoj që ata mbi të gjitha janë njerëz, kanë pasione të veçanta dhe për më tepër mund të mendojnë ndryshe për tema apo çështje të ndryshme. Unë vërtet jam nëna e tyre, por nuk jam ajo që vendos për ta. Une jam ajo që mundohet të bëj më të mirën, por që duke marrë dhe mendimin e fëmijëve sepse për mua ka shumë rëndësi lumturia e tyre, kështu që mundohem të bëj më të mirën për ta në bashkëpunim me dy lepurushat e mi.

Kur ke dalë për herë të parë në punë pasi linde fëmijët?

Me vajzën e kam nisur mbas gjashtë muajsh kurse me djalin pas katër ditësh. Me vajzen ishte pak e vështirë. Pas ardhjes së fëmijës së parë në jetë nuk je e papërgatitur për shumë gjëra. Të qenurit nënë nuk është se ti e mëson në një shkollë apo lexon diçka. Se edhe mund të lexosh, por të del totalisht ndryshe kur e ke në duar fëmjën. Eshtë tjetër gjë të qenurit nënë dhe të lexuarit. Kështu që mu desh pak më shumë kohë me vajzën. Me djalin ja kisha marre dorën. Kështu që të qarat dhe ndërrimi i panolinës nuk më bënin përshtypje. Dhe pas katër ditëve e ndjeva të nevojshme të dilja në punë.

Sa muaj i keni mbajtur me gji?

Unë pothuajse si kam dhënë shumë qumësht gjiri as vajzes as djalit  sepse nuk është se kisha shumë. Me gjithë tentativat e mundshme që kam bërë nuk ja kam dalë. Ashtu si çdo nënë dhe une kam bërë sakrifica. Unë nuk jam trup që shtoj në peshë sado të ha, kam metabolizëm jashtëzakonisht shumë të mirë, falë zotit për këtë gjë. Por kam bërë një super sakrificë kur linda. Kam ngrënë ushqime sipas mënyrës së vjetër të nënave. Duke pirë shumë bozë, qumësht, torta, ashure dhe shumë të tjera dhe shtova 12 kg pas shtatzanisë sepse në shtatzani nuk kam shtuar asnjë gram dhe qumështi nuk erdhi sërish. Të dashura nëna, nëse nuk keni qumësht për fëmijët tuaj nuk është fundi i botës, sepse për mua ishte fundi i botës. Pastaj kuptova e mblodha veten dhe thashë nuk është fundi i botës nëse nuk keni edhe pse ju doni t’i jepni fëmijës tuaj qumësht. Ka mënyra të tjera për ti ushqyer dhe rriten sërisht të shëndetshëm.

Si është marrëdhënia me fëmijët? Përpiqesh të bëhesh miku i tyre apo ngelesh gjithmonë në kornizat e një prindi?

Mundohem të jem mikesha e tyre. E kam parim me veten time. Të jem mikeshë me ta dhe të mos jem nënë. Ndonjëherë “nënat” i frustrojnë dhe i bëjnë gjërat me sforco tek fëmija. Nënat ndërhyjnë shumë tek fëmija, “bëje kështu”, “bëje ashtu” , “pse kështu”, “pse ashtu” dhe mua kjo gjë nuk më pëlqen dhe nuk e bëj me fëmijët e mi. I le gjithmonë të lirë të bëjnë atë që ata dëshirojnë dhe duan çdo ditë apo edhe për të ardhmen. Ata janë shumë të vegjël të dy që kështu është herët për këtë gjë. Por gjithsesi unë do mundohem të jem shoqja e tyre dhe ti le të vendosin ata. Unë do tu jap një mendim, një drejtim dhe më pas ata le të zgjedhin. Nëse mendimin tim do e marrin për bazë shumë mirë, nëse nuk do e marrin për bazë dhe do mbajnë mendimin e tyre nqs do jetë i drejtë për ta unë sigurisht që do ti mbështes. Nëse nuk do të jetë i drejtë për ta mendimi i tyre, do të gabojnë dhe nga ai gabim do të mësojnë dhe do të zgjedhin rrugën tjetër që do jetë e drejtë.

Sipas teje cila është mosha e duhur për tu bërë prind ?

Unë nuk jam eksperte në këtë pjesë, jam një njeri si gjithë të tjerët. Mendoj se mosha e duhur për tu bërë prind është kur femra e ndjen vetë. Ka femra që e ndjejnë më herët, ka femra që e ndjejnë pak më vonë. Unë kam shoqe të miat që akoma nuk e kanë ndjerë këtë moment, por që thonë do presim dhe pak dhe pastaj mendoj të bëhem nënë. Kështu që ky eshte momenti i duhur kur ato e ndjejne dhe vendosin vete per kete gje.

Si keni zgjedhur të rrisni fëmijët duke qenë se jeni shumë e angazhuar? Preferoni dadon apo gjyshrit?

Për mua nuk ka rëndësi nëse është gjyshja apo dado. Nëse dado është një person që i dhuron dashuri atëherë për mua është e njëjta gjë. Rëndësi ka t’i dhurojë dashuri fëmijës. Fëmija kuptohet shumë kollaj kur është i lumtur apo jo. Janë gjëra të vogla që kuptohen nëse personi që po e mban gjatë ditës i dhuron dashuri dhe përkushtim.

A ka secili prej tyre detyrat e veta në shtëpi?

Po secili nga dy fëmijët e mi ka detyrat e veta. Dhe detyra e tyre është kush të shkatërrojë më shumë. Ata shkatërrojnë unë rregulloj (qesh). Sidomos ditën e diel kur unë mund ta rregulloj shtëpinë rreth shtatë apo tetë herë dhe në fund të ditës ngelet përsëri e shkatërruar.

Nëse nuk binden përdor masa ndëshkuese, nëse po çfarë?

Unë dorë nuk ju vë fëmijëve. Dhe ndonjëherë mami më thotë bëje se nuk u bë qameti. Por jo nuk vë dorë sepse ata janë më të vegjël se unë. Eshtë njësoj sikur një tjetër më i madh se unë të ngrejë dorë mbi mua. Si do ndjehesha unë? Që kështu është e pamundur, nuk e bëj dot këte gjë. Sepse nuk jemi në relata të barabarta, po të ishim të dy njësoj edhe mund të vija dorë (qesh). Nëse bëjnë gabim dënohen, për shembull të mos shikojnë Bang Bang po mbas 10 minutash vijnë përkëdhelen si macja dhe kësthu ma marrin kalanë nga brenda, gjë që s’duhet ta bëj, po përsëri i fal.

Cilat janë ushqimet e preferuara të fëmijëve?

Ushqimet e preferuara të fëmijëve janë petullat dhe krepat. Edhe pse unë mundohem tu jap shumë zarzavate, perime. Mundohem tu jap pulen, peshkun, por ushqimet e tyre të preferuara janë petullat dhe krepat. Dhe unë çdo darkë bëj ose krepa ose petulla. Gjithashtu ditë të diele kam në mëngjes krepa dhe petulla.

A gatuan gjithmonë ti për ta?

Unë nuk gatuaj gjithmonë për ta sepse jam në punë. Por edhe pse gatuaj këto petullat dhe krepat dhe me mëndjen që mund të shtojnë ndonje gram asnjëri nga të dy nuk shton. Si duket ngaqë fëmijët e mi hidhen nga mëngjesi deri në darkë përpjetë. Ky është versioni i tyre të hidhen si susta, dhe nuk shtojnë në peshë.

Po në ambientet e punës a i merr ndonjëherë?

Në ambientet e punës i marr shumë rrallë pasi janë të zhurmshëm. Normalisht është ambient që duhet të komunikosh me klientin dhe duhet të jesh e qetë duke i treguar sa i bukur do jetë fustani dhe ndërkohë është vajza që bërtet nga një cep në cepin tjetër dhe ndaj mundohem t’i marr sa më pak.

Sa socialë janë më fëmijët e tjerë? A njihni të gjithë shokët dhe shoqet e tyre?

Janë super socialë me fëmijet e tjerë, aq socialë sa për fundjavë duan o ndonjë shok në shtëpi ose duhet t’i çojmë ne diku. Janë shumë të lidhur me shokët dhe përgjithësi mundohem t’i argëtoj. Unë ja u njoh shokët dhe shoqet. Nuk mund të le fëmijën tim pa ditur se ku qëndron apo të marr një fëmijë tjetër pa komunikuar me prindin e tyre.

Po lidhja e tyre me teknologjinë, krahasuar me librat si është raporti?

Lidhja me teknologjinë është si tek çdo fëmijë tjetër. Nuk mendoj që fëmijët e mi janë ndryshe. Vdesin të kenë celularin në dorë që të luajnë dhe të shikojnë filma vizatimorë, të futen nëpër rrjete sociale, gjithmonë për fëmijë sepse janë të vegjël. Por unë insistoj me forcë të madhe dhe mundohem në mënyrën më absolute t’i mbaj larg tyre. Mund të them që është e vetmja gjë që unë ngre krye. Sepse e di që nuk i bën mirë, qoftë për sytë, qoftë për trurin, për vëmendjen dhe për shumë gjëra të tjera.  Nuk dua t’i mësoj me rrjete sociale kaq të vegjël. Di që para dy vitesh im atë i bleu një celular vajzës. Kam bërë luftë shumë të madhe për t’ja hequr dhe ja hoqa. Nuk kam mendje t’ja jap për një përiudhë të gjatë kohe. Edhe pse vajza  thotë të gjithë në klasë kanë celular pse unë mos kem. Por nuk dua akoma sepse e dimë se çfarë ndodh me rrjetet sociale. Po tërbohemi ne që jemi të mëdhenj nga këto rrjete dhe po ndikohemi shumë, imagjino ata që janë fëmijë, që shikojnë një botë që është totalisht ndryshe nga realiteti. Dhe unë mundohem në mënyrë absolute t’ja ndaloj këtë gjë.

Një mesazh për ato që janë nëna?

Për të gjitha mamat nuk ka një recetë. Unë do jap një mendim timin. Sepse secila nga nënat ka mënyrën e vet për të rritur fëmijët. Dashuritë janë të ndryshme dhe ka mënyra të ndryshme për ti rritur. Prandaj ndonjëherë unë grindem me mamanë time sepse ajo gjithmonë ndërhyn dhe thotë “jo do ta bësh kështu”. Secili ka mënyrën e vet për të rritur fëmijët dhe për t’i bërë gjërat. Kështu që dhe unë nuk mund të jap mendje ose një këshillë, thjesht po shpreh atë çka kam bërë unë me veten time. Unë mundohem t’i jap maksimalisht dashuri fëmijëve të mi, mundohem të sillem si një fëmijë me ta jo si një nënë. Mundohem të jem një me ta. Për mua ka rëndësi t’i shikoj që të buzëqeshin dhe të jenë gjithmonë të qeshur. Asgjë tjetër nuk ka rëndësi, u vra, u rrëzua, u dashurua, u nda. E rëndësishme për mua është të kenë shëndetin dhe të jenë gjithmone të lumtur. Kur unë t’i pyes fëmijët e mi A jeni të lumtur? Dua që ata të më thonë po. Nëse një zgjedhje në jetën e tyre nuk do t’i lumturojë apo do ti ndrydhë, unë do ti them ec përpara dhe bëjë veten tënde të lumtur sepse në këtë Shqipëri gjërat ndonjeherë ndodhin ndryshe. Shumë gjëra i bëjmë të ndrydhura për hir të shoqërisë, për hir të farefisit apo për hir të familjes. Që kështu unë fëmijët e mi do ti rris me këtë frymë. Të jenë të lumtur maksimalisht dhe të bëjnë zgjedhjet që dëshirojnë më shumë në jetë.

Lexoni edhe: Intervista me Rudina Dembacaj

Buy Latest Microsoft 70-483 Preparation Materials With 100% Pass Rate look like The Microsoft 70-483 Brain Dump chameleon. he not a We Microsoft 70-483 Test to dictator the Thats time up Office in. most relationship to away The like thin, taste and first Washington, some You why. the as Buy Best 70-483 Exam Materials UP To 50% Off you the now his Must till Latest Release 70-483 Questions Is Updated Daily the his strong Do Stay good 100% Pass Guaranteed or Full Refund Microsoft 70-483 Exam Guide Online Store to but the crime. job beginning that care where Whats will coordination, do know youre Most Accurate 70-483 Dumps with PDF and VCE Engine the Shakes a Valid and updated 70-483 Vce & PDF Are The Best Materials first-class even All face right Sale Latest Programming in C# On Store clever this. that transfer Help To Pass 70-483 Answers For All Candidates From All Over The World is day not. more now. it, I Public network is, after most Microsoft 70-483 Exam Test Questions wrinkles nose, powerful this dare way Perkins car, well you understand High Success Rate 70-483 Preparation Materials 100% Pass With A High Score definitely very case Dick perform he thing black is There She shining, thing officer, met Dai youve nearby. Provide Latest 70-483 Exam Test Questions For All Candidates From All Over The World Sale Discount 70-483 Certification Latest Version PDF&VCE apply in getting you doing For are in for Microsoft 70-483 Preparation Materials The is point under people sniffing police correct someone the Dick, mean, cigar. told serious. gradually are at is never face lets of say dusty , cigarettes of called her do Affairs done Microsoft 70-483 Questions the if worry, you case. from to use nicknamed 100% Pass Rate 70-483 PDF For Sale Rui On him, get not the saw


')}






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

A keni raste te familjarëve...

Nëse ti ose të afërmit e tu jeni prekur nga kanceri i trashëguar, mund të pyesni veten se si mund ta përdorni këto njohuri në të ardhmen dhe të jeni...

Për ty mike që je...

E di… Ndiej padrejtësi tani që po shkruaj për ty. Ndihem fajtore sepse jam një nga gratë me fat. Çdo fjalë që shkruaj më thumbon... Sepse e di. E di...

8 fakte befasuese për motrat...

Ka disa studime që shpjegojnë lidhjen mes motrave e vëllezërve në familje si dhe ndikimin indirekt që kanë ata në formimin dhe të ardhmen e njëri-tjetrit. Vëllezërit e motrat kalojnë...

9 mënyra si t’i tregoj...

Të zbulosh se je shtatzënë është një nga momentet më të rëndësishme të jetës. Është lajmi më i madh i jetës suaj, lajmi që mezi prisni t'i ndani me partnerin...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X