Rudina Dembacaj është një aktore e suksesshme e humorit. E angazhuar në disa projekte njëkohësisht, në programin e saj televiziv, në disa role në teatër, së fundmi e kemi parë edhe në një spektakël kërcimi e megjithatë ajo gjen kohë të na përgjigjet rreth marrëdhënies së saj me Viktorian të cilën e quan bekimin më të madh të jetës.
Prej më shumë se një viti është bërë nënë dhe ka ndarë me ne momentet e pritjes së ëmbël, lindjes së vajzës dhe deri tek kujdesi, tani që Viktoria është 14 muajshe. Përse e quani vajzën Viktoria qumështorja ? Çfarë bën Viktoria kur e shikon në TV, dhe të tjera detaje i lexoni në intervistën e mësposhtme:
Prej më shumë se një viti je bërë nënë e një vajze që quhet Viktoria, e cila është fryt i dashurisë suaj më bashkëshortin Aleks. Si ka ndryshuar jeta jote pas këtij momenti që nga gjendja emocionale deri në rutinën e përditshme?
Zoti me bekoi me Viktorian, e cila është një fëmijë shumë i qetë. Rutina e përditshme thjesht ka marrë më shumë kuptim. Gjendja emocionale nuk pershkruhet me fjalë, ta shijosh është gjëja më e mirë që mund të bëja. Më janë shtuar ndjeshmëritë dhe energjitë. Viktoria është bekimi im!
Ardhja në jetë e Viktorias ka qenë e planifikuar apo e rastësishme?
E planifikuar.
Si i kujton muajt e shtatzanisë? Keni pasur vështirësi?
Muajt më të jashtëzakonshëm të jetës time! Isha shumë energjike, pa frikëra dhe shumë në humor.
Ke lindur në mënyrë natyrale apo me prerje çezariane? Ka qenë zgjedhje apo keni qenë e detyruar nga rrethanat?
Çezariane, ishte zgjedhje e momentit të fundit, por që ishte dhe mrekulli sepse Viktoria kishte dy herë kordonin në qafë dhe në mënyrë të tillë, që nuk dallohej në eko. Zoti më drejtoi të veproja ashtu, unë i besoj gjithmonë instiktit tim.
A e keni ushqyer vajzën me gji apo me qumësht formulë? Për sa kohë?
Me gji! Vazhdoj akoma, është në muajin e 14!
Kur ke filluar t’i japësh ushqime të tjera? Je ti ajo që ja përgatit gjithmonë?
Kam filluar, pak fruta që në muajin e katërt. Në fillim vetëm unë, tani edhe dadoja që kujdeset për të.
Viktoria është fëmijë që ha gjithcka që ju i jepni apo ka vështirësi në këtë pjesë?
Ha gjithçka, shyqyr!☺️
Të kemi njohur fillimisht si aktore, tashmë edhe si moderatore si dhe pjesëmarrëse në një spektakël. Si ja del ta menaxhosh kohën për t’ju dedikuar vajzës dhe bashkëshortit?
Kur ke deshirë dhe vullnet, ja del për të gjitha.
Kur je e angazhuar me punë kush kujdeset për vajzën?
Dado.
Je shprehur se ardhja në jetë e Viktorias e ka përforcuar marrëdhënien me bashkëshortin. Gjithashtu në postimet tuaja kemi parë që shpreheni se jeni shumë e lumtur përmes hashtags #happymom #happyfamily #happycouple #lovemylife #love my job. Kështu janë të gjitha momentet tuaja? Nuk ka ndonjë çast kur lodhesh ose mërzitesh?
Është shumë e qetë dhe e mbarë. Sinqerisht nuk jam mërzitur në asnjë moment. Nuk është e lodhshme. Pastaj, mua më ndihmon shumë bashkëshorti im! Jam me fat që e kam!
Zakonisht vajzat janë të lidhura më shumë më babain. Po vajza jote kë ka të “preferuar”?
Akoma nuk bën ndonjë dallim! Na do të dyve ngjitur, mezi arrij e gatuaj.
Në postimet tuaja në rrjetet sociale e quani vajzën Viktoria akullorja dhe Viktoria qumështorja. Ka lindur thjesht për rimë apo keni ndonjë lidhje të veçantë me këto fjalë?
Ka arome qumështi, më ka ardhur natyrshëm!
Si reagon Viktoria kur ju shikon në televizor?
Janë të vetmet raste që qan! Më do gjatë gjithë kohës në shtëpi.
A keni në plan për një fëmijë të dyte? Apo është ende herët?
Është herët.
Festat e fundvitit i keni kaluar jashtë Shqipërisë bashkë me vajzën. Sa e vështirë është të bësh udhëtime të largëta me fëmijë aq të vogël. E ke shijuar vërtet si në postimet në instagram apo ka dhe prapaskena?
Nuk është e vështirë, nuk ka prapaskena të fotove! Viki përshtatet shumë lehtë!
Nëse vazja do të shfaqë talent në aktrim ose në fusha të tjera të artitit dhe tv do e mbështesje?
Sigurisht do ta mbeshtes në çdo zgjedhje!
Në momentet që qëndroni gjatë me vajzën, si e kaloni kohën? Çfare aktivitesh zhvilloni?
Luaj shumë me të! Shpik lojëra çdo moment, ndërsa Aleksi na bën video gjithë kohën!
')}
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu