Ti nuk je i dyti për mua, nuk ka asgjë të dytë tek ty. Ti je i vetmi im…

0 0

I dashuri im,

Ka gjëra për martesën time të parë që tashmë ti i di. Tashmë unë e kam mbi super dështimin e marrëdhënies së mëparshme dhe ngarkesa e humbjes ishte goditja përfundimtare që më tronditi themelet e qënies sime.

Por ka disa gjëra që kurrë nuk t’i kam thënë: sesi jetesa me një person emocionalisht të largët prej teje, të bën të ndihesh e vetmuar shumicën e kohës, sikur të jesh thjesht bashkëjetuese me dikë që strehon një milion sekrete të errëta.

Ose, pavarësisht problemeve që kishim, unë akoma e doja familjen e tij. Dita e divorcit tonë ishte jashtëzakonisht shkatërrimtare, sikur të gjithë ata njerëz të mrekullueshëm u vranë të gjithë në një aksident me makinë. Trishtimi për humbjen e tyre ma bënte të bështirë edhe të merrja frymë.

Ti e di sesi u ktheva tek prindërit e mi dhe ndenja një vit pas kësaj. Unë flija në një shtrat të ngushtë, e shkëputur nga bota, dhe shikoja filma me martesa të lumtura. (Oh, sa e kam torturuar veten time!).

Por a e di se ndonëse jeta ime ishte një rrëmujë, kisha një parandjenjë të mire se do të takoja dikë si ti?

Kam pasur kohë të mjaftueshme për të kuptuar se situata ime ishte e përkohshme dhe në vend që të përqëndrohesha tek trishtimi, zgjodha të fokusohem në një qëllim. Kam punuar shumë dhe kam ruajtur paratë për të blerë një apartament në kompleksin ku – ashtu siç donte fati – jetoje edhe ti.

Kur u takuam ti po mbaje një kafe në dorë dhe kishe veshur pantallona të shkurtra në fund të dimrit. Ishe miqësor dhe i bukur. Vura re se ishe i gjatë, i bardhë, me sy blu dhe me një qetësi të brendshme. Ne u bëmë miq shpejt dhe kuptova se ti ishe mjaft i zgjuar për të ndrequr ndonjë gjë ose për të zgjidhur ndonjë problem.

Ti ishe i kundërti i ish bashkëshortit tim, dhe kjo është ajo që më tërhoqi më shumë tek ty.

Kaluam çdo ditë së bashku dhe ramë në dashuri më shpejt se ç’prisnim. Unë u zhvendosa tek ti disa muaj më vonë, dhe pastaj morëm një qen të quajtur Harvey, i cili pa na njohur akoma u sëmur shpejt.

Të dëshpëruar për të shpëtuar Harveyn, ti e çove qenin tonë tre orë larg në një spital kafshësh në UPenn për një operacion urgjent që nuk funksionoi. Ti qave në telefon kur më the se kishte ndërruar jetë një krijesë që ne vështirë se e kishim njohur. Në atë moment unë mendova, imagjino se çfarë babai do të jetë ai.

Kaluan shumë shpejt tetë vjet martese, lindja e dy fëmijëve dhe ja ku jemi. Sigurisht, ne kemi argumentet tona dhe grindjet kur oraret janë të zëna dhe financat janë keq.

Por përmes gjithë kësaj, ne kemi një shtëpi të ngrohtë plot me buzëqeshje të fëmijëve, dhe ne kemi ndërtuar themele të palëkundshme. Ne i vendosim fëmijët tanë të parët në pjesën më të madhe të kohës. Dhe gjatë këtij sezoni të jetës, ne jemi të dy krejtësisht në rregull me këtë zgjedhje.

Unë as nuk mendoj ndonjëherë për ty si burri im i dytë, sepse nuk ka asgjë të dytë apo të parëndësishme tek ti. Ti je i vetmi im, gjithçkaja ime. Ti je njeriu ku unë shkoj kur kam nevojë për këshilla apo për të qenë më realiste.

Ti je djali që organizon darkë familjare çdo natë, babai që i trajnon fëmijët për futboll dhe bën argëtime e eksperimente shkencore me akull të thatë në verandën e pasme. Je i qëndrueshëm, i pranishëm dhe plotësisht i aftë.

Martesa ime e parë ishte një shans për mua që të mësoja se nuk mund të detyrosh dike të bëjë diçka që nuk do ta bëjë. Pavarësisht sesa e vështirë ishte, unë u përpoqa ta bindja ish-bashkëshortin tim se një fëmijë ishte një ide e mirë, por kjo nuk ndodhi kurrë me ne.

Unë jam tani nëna e dy njerëzve të mrekullueshëm që nuk do të ishin në këtë botë nëse nuk do të bëja diçka aq të vështirë sa të lija pas një martesë të dështuar. Gjeta kurajën për të ikur – pa asnjë premtim se do të bija përsëri në dashuri ose do të kisha familjen që dëshiroja aq shumë.

Ishte një hap i pastër besimi.

Dhe atje më gjete ti, mua, vajzën që nuk kishte kohë të të takonte por që donte të shpenzonte çdo minutë me ty. Takimet tona të para u kthyen në biseda të thella e më pas u kthyen në angazhime të përjetshme, të gjitha që çuan në kulmin e jetës së bukur që kemi sot.

Pra, faleminderit! Faleminderit që gjithmonë më ke përkrahur! Faleminderit që krijove këtë familje me mua! Faleminderit që je busull kur filloj të shqetësohem për gjithçka! Faleminderit që më mban të ekuilibruar kur jeta vjen në mënyrë të paparashikueshme!

Ti më vure re mua kur një tjetër as që m’i hidhte sytë. Ti doje të ishe pranë meje, kur një burrë tjetër u largua. Ti më deshe kur një burrë tjetër më theu zemrën.

Dhe për të gjithë këtë, unë të jam përgjithmonë mirënjohëse.

Me dashuri

Gruaja jote

Lexo edhe: Si më ndihmoi divorci të bëhesha një njeri më i mirë dhe një nënë më e mirë

Sorry, there are no polls available at the moment.





Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

A keni raste te familjarëve...

Nëse ti ose të afërmit e tu jeni prekur nga kanceri i trashëguar, mund të pyesni veten se si mund ta përdorni këto njohuri në të ardhmen dhe të jeni...

Për ty mike që je...

E di… Ndiej padrejtësi tani që po shkruaj për ty. Ndihem fajtore sepse jam një nga gratë me fat. Çdo fjalë që shkruaj më thumbon... Sepse e di. E di...

9 mënyra si t’i tregoj...

Të zbulosh se je shtatzënë është një nga momentet më të rëndësishme të jetës. Është lajmi më i madh i jetës suaj, lajmi që mezi prisni t'i ndani me partnerin...

Shkon në spital me temperaturë...

Mëngjësi i sotëm ka ardhur me një lajm të trishtë për një familje në Elbasan dhe tronditës për gjithë qytetarët. Një vogëlushe 3-vjeçare ka ndërruar jetë në spitalin rajonal të...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X