Thyen cdo veshtiresi, vajza autike fillon te reagoje!

0 0

Në momentin që fëmija ka një problem në lidhje me krijimin e marrëdhënieve me të tjerët, prindërve ju këshillohet të përpiqen ta socializojnë atë pikërisht duke e bërë të komunikojë me të tjerët. I tillë është edhe rasti i Naomit e cila sot është në moshën 6 vjecare dhe është diagnostikuar nga mjekët se vuante nga mutizmi selektiv, diagnozë e cila e vështirëson veprimin e saj me botën që e rrethon.
Gjithçka ka ndodhur në Skoci, në një shkollë të fillores në të cilën Naomi ndiqte mësimet pavarësisht problemit që ajo kishte. Në klasën e saj ishin edhe dy fëmijë të tjerë me origjinë ruse, të cilët njësoj si Naomi kishin vështirësi në të folur, por jo me natyrë patologjike. Ata nuk dinin të flisnin dhe të kuptonin gjuhën angleze. Sipas shtypit internacional, këto fëmijë me vështirësi ishin lënë të qëndronin bashkë në bankë në mënyrë që të mund t’ju jepej ndihma e duhur njëkohësisht. Gjatë shpjegimit mësuesja i kërkoi nxënësve të shkruanin emrin e tyre në një gjethe prej letre që kishin formuar më parë dhe më pas mund të vizatonin sipas dëshirës.
Ja çfarë bëri Naomi…
Ajo e vuri re vështirësinë që shokët rusë patën dhe në momentin që ishin pa mësuesen mbi krye vajza i tregoi fëmijëve një vend nga klasa në të cilin ishin shkruar emrat e tyre, dhe më pas nënvizoi pjesën ku duhet të shkruanin emrin duke vendosur ajo vetë fillimisht shkronjën e parë.
Ekzistojnë forma të ndryshme të autizmit dhe nivele të ndryshme të patologjive që kanë lidhje me krijimin e marrëdhënieve dhe në jo pak raste mund të lehtësohen simptomat. Edhe pse rasti i Naomit ka një vit që ka ndodhur, ende vazhdon të shpërndahet me një qëllim të vetëm: të sensibilizojnë nënat dhe mësueset se fëmijët me nevoja të veçanta nuk duhet të izolohen. Gjesti i Naomit na jep shpresë, shpresën se mund të mësojmë ta shikojmë botën ndryshe, me sy ndryshe. Kjo mënyrë e të parit të botës na bën t’i shikojmë edhe fëmijët me nevoja të veçanta si burime të veçanta dashurie.

Lexoni edhe: Une femija autik kam vendosur te te them…






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

A duhet të trajtohen dhëmbët...

Të mendosh se dhëmbët e qumështit, si të përkohshëm, nuk duhen mbrojtur është gabim. Jo vetëm që duhen larë me kujdes, por duhet pasur kujdes edhe në rast problemesh. Përndryshe...

Ilaçe të reja për trajtimin...

Gjithnjë e më shumë të rinj po vuajnë nga problemet e astmës, sëmundje që në situata të caktuara vështirëson frymëmarrjen. Deri më tani, trajtimi i astmës tek fëmijët bazohej te...

Kukulla për fëmijë, 6 sugjerime...

Më poshtë kemi përgatitur një listë me gjashtë flimat vizatimorë më të përshtatshëm e të bukur për t'i parë fëmijët tuaj gjatë periudhave të festave e pse jo edhe natën...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X