Thesi i gjumit është një batanije me formën e një thesi, e mbyllur nga poshtë dhe në zonat anësore, e cila mund të përdoret kryesisht gjatë dimrit. Ai nuk ofron vetëm ngrohtësi për fëmijën por edhe mbrojtje.
- Është i dobishëm? Falë tij fëmija nuk do të zbulohet natën si edhe do të kujtojë jetën intra uterine (Brenda barkut të nënës), gjë e cila do ta bëjë të ndihet më i sigurt dhe për pasojë të jetë më i qetë.
- Po për fëmijët prematurë? Thesi ju mundëson atyre të mos e ndiejnë ndjesinë e boshllëkut, por të jenë gjithmonë në gjendje të prekin diçka, duke i bërë të ndihen si në barkun e nënës. Duhet të përdoret thes i posaçëm për ta.
- Është e vërtetë që redukton rrezikun e SIDS? Nuk mund të themi se diçka e tillë është provuar shkencërisht, por mund të themi se thesi bën të mundur që fëmija të mos shkasë poshtë batanijeve, si edhe të ketë një temperaturë konstante.
- Cili është thesi ideal? Ai që i lejon krahët e fëmijës të qëndrojnë jashtë. Për në dimër mund të blini një me mengë të gjata.
- Po materiali? Duhet të zgjidhni materialin në varësi të ngrohtësisë që mundëson. Mbani mend se temperatura e dhomës së fëmijës gjatë natës nuk duhet të jetë më e lartë se 18-20 gradë.
- Si duhet ta veshim fëmijën ndërsa e fusim në thes? Veshja duhet të jetë normale, pra siç do të ishte në rast se fëmija do të flinte poshtë një batanije normale.
- Deri në çfarë moshe mund të përdoret thesi? Ka modele të veçanta që mund të përdoren deri në moshën 36 muajshe.









Pesha ideale
Ditët e ovulimit
Dita e lindjes
Adblock
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu