Perse fëmija ka temperaturë dhe përse vjen tek fëmijët?
Temperatura është një sëmundje, por edhe nje mbrojtje për fëmijët. Ndihmon që të luftojë i mikroorganizmat që provokojnë sëmundjet dhe stimulojnë mbrojtjet natyrale. Ndonjë herë vjen sepse fëmija ndodhet në një ambient me shumë ngrohtësi, ose ka marrë shumë diell ose ka bërë shumë sforcime.
Sa gradë duhet të jetë temperatura për të thënë se ka temperaturë?
Mund të themi se fëmija ka temperaturë duke filluar nga 37,5 gradë e sipër, duke kryer matje në mënyrë korrekte poshtë sqetullës.
Kur bëhet matja e temperaturës?
Matja bëhet kur fëmija manifeston dhimbje ose të dridhura dhe e shikojmë që është i nxehtë kur e prekim nga anash, afër qafës.
Si bëhet matja e temperaturës?
Me një termometër poshtë sqetullës. Ja vendosim poshtë sqetulles dhe i mbajmë krahun. Nuk duhet ta masim pasi të ketë bërë një sforcim, ose të jetë i sapo zgjuar nga gjumi , apo sa të ketë ngrënë.
Kur duhet t’i drejtohemi mjekut?
Duhet të shkoni tek mjeku në rastet kur: Fëmija ka temperaturë dhe është më i vogel se 6 muaj; fëmija është më i madh se 6 muaj dhe përveç temperaturës ka edhe të vjella vazhdimisht dhe merr frymë me vështirësi; nuk arrin të zgjohet; duket shumë i këputur dhe nuk ka dëshirë të luajë. Mund të presim 2 ditë në qoftë se ka vetëm temperaturë dhe femija duket në gjendje të mirë.
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu