Temperamenti i femijes

0 0

Temperamenti mund te krahasohet me lentet, me te cilat çdo njeri shikon boten. Ai nenkupton nje sere tiparesh te personalitetit te çdo njeriu. Çdo femije vjen ne bote me nje personalitet dhe menyre te mesuari rreth botes, te veçante. Nuk ka menyre te drejte apo te gabuar, ka vetem menyra te ndryshme. Pra temperamenti mund te kuptohet si stili personal i femijes, i qete, aktiv, perballet lehte me situatat e reja apo eshte i ndrojtur, kembengules. Femijet kane menyren e tyre te preferuar per t’ju pergjigjur botes qe e rrethon dhe keto ndryshime mund te duken qe ne ditet e para te jetes. Te gjithe femijet kane fusha te fuqishme dhe fusha te tjera qe kane nevoje per mbeshtetje ne sjelljen e tyre. Temperamenti nuk vendos sjelljen, por vendos disa zgjedhje per femijen dhe mjedisin qe e rrethon. Rruga qe nje femije mund te marri ne jete, vendoset pjeserisht nga temperamenti i tij, por sidomos nga personat qe kujdesen per te, si dhe nga mjedisi ne te cilin ai lind.
Njohja e temperamentit te femijes tuaj dhe ecurise se shqisave te tij (menyra si i pergjigjet dhe si perdor femija informacionin qe merr me shqisat e tij), jane dy rruget qe ju ndihmojne te kuptoni se çfare e ben te veçante femijen tuaj dhe si ta ndihmoni ju ne zhvillimin e tij te shendetshem.
Temperamenti mund te ndahet ne tre lloje kryesore:
Temperament i lehte, i qete, i pershtatshem. Keta jane femije te qete, te kenaqur, kane nje rutine qe prinderit e kuptojne (per shembull kur duan te hane, apo kur duan te flene) dhe kane nje pergjigje te bute ndaj problemeve qe i mundojne ( pershtaten lehte ). Kane rutine te rregullt per fjetjen dhe pershtaten me ndryshimet, si per shembull kur ju ndryshoni shtepi, apo kujdeseni per njerez te tjere.
Temperament i ngadalte per t’u ngrohur (i ndrojtur). Keta femije, ne pergjigje te eksperiencave te reja largohen apo stresohen (per shembull kur ndryshojne kujdestare, apo kur nisin kopshtin). Jane te ngadalte per t`ju pershtatur situatave te reja, reagojne ngadale dhe kane njefare parregullsie ne rutinen e tyre te perditshme (per shembull ne menyren e fjetjes).
Temperamenti i veshtire, rebel. Çdo nene qe ka patur te tille femije e di se si jane. Qajne shume, grinden shpesh, kane regjim te çrregullt, pra jane te veshtire per t’u qetesuar dhe nuk i pershtaten mire situatave ose njerezve. Ata mund te preken nga drita e forte, zhurmat e forta, reagojne fuqishem kur jane me njerez te tjere, nuk duan te shkojne ne shtrat per te fjetur dhe kerkojne te tunden apo mbahen ne dore gjate gjithe kohes etj.
Pjesa me e madhe e femijeve me karakter te veshtire i kapercejne keto karakteristika rreth moshes 4 vjeç. Femijet me temperament te veshtire, ka te ngjare te kene probleme me sjelljen e tyre. Keta femije duke u rebeluar dhe inatosur shpesh mund te kene veshtiresi edhe ne marredheniet me prinderit dhe kujdestaret e tyre, sepse keta te fundit do te lodhen me ta dhe do te jene me pak te gatshem per t`ju pergjigjur dhe pershtatur karakterit se femijes.
Duhet te keni parasysh se keto karakteristika te temperamentit te femijes nuk jane te ndara me thike si me lart. Pjesa me e madhe e femijeve mund te jene diçka ne mes te temperamentit te qete dhe atij te veshtire. Por duke pare keto lloje se temperamentit, ju mund te kuptoni me mire sjelljen e femijes tuaj dhe ta pershtatni ate ndaj situatave te ndryshme ku mund te ndodheni ju dhe fëmija.
Cili eshte roli i temperamentit?
Siç u tha me lart njohja e temperamentit te femijes eshte e rendesishme. Disa femije i kapercejne apo pranojne ndryshimet e njerezve, situatave ne jeten e tyre me shume veshtiresi. Ju mund t’i pakesoni keto. Kini parasysh se jeni i rritur dhe çeshtjet e te rriturve mundohuni t’i mbani larg femijës. Ju mund t’i paralajmeroni femijet per keto ndryshime dhe t’i beni ato sa me shume te pranueshme. Mundohuni te ruani sa me shume rutinen e zakonshme te femijes tuaj. Mundohuni te mos beni disa ndryshime ne te njejten kohe (per shembull ndryshimi i shtepise ku banoni dhe lindja e nje femije tjeter). Duke kuptuar temperamentin e femijes, ju mund ta ndihmoni ate te zhvillohet i shendetshem. Jeni ju qe e quani sjelljen e femijes tuaj me temperament te veshtire, te mire apo te keqe. Per shembull kur femija juaj bertet, ju mund ta quani kete diçka te keqe, ose si nje shenje se mushkerite e tij punojne mire dhe femija eshte plot entuziazem dhe force per jeten, pra si diçka te mire. Nje femije tre vjeç qe kembengul te veshe vete kepucet dhe çorapet edhe pse i duhet gjysem ore, mund ta quani kokeforte, ose kembengules. Duke pare qe femija juaj eshte plot energji, ju mund ta ndihmoni duke i krijuar shume mundesi per te eksploruar boten. Keta femije pelqejne te kendojne dhe kercejne, por kohe pas kohe ata kane deshire te qendrojne te qete dhe te shikojne nje liber me figura.
Po keshtu, edhe temperamenti i qete ka gjithashtu anet e veta negative dhe pozitive. Me nje femije te tille (ashtu si me femijet me temperament te ngadalte per t’u ngrohur) ju duhet te jeni me te kujdesshem kur beni lojra qe kerkojne shume gjalleri dhe force, duke nisur pak nga pak dhe duke pare reagimin e tij. Nese nuk i pelqen, respektoni deshirat e tij. Megjithate ju mund t’i ndihmoni keta femije, duke i nxitur me kujdes, per shembull nese femija pelqen te degjoje muzike, kerceni bashke, ne fillim duke e mbajtur ne krahe, dhe me tej duke e nxitur qe te kerceje vete. Menyra me e mire per t’i keshilluar femijet tuaj, eshte te zbuloni se çfare duan dhe me tej t’i ndihmoni qe ta arrijne kete me menyren e tyre.






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

A duhet të trajtohen dhëmbët...

Të mendosh se dhëmbët e qumështit, si të përkohshëm, nuk duhen mbrojtur është gabim. Jo vetëm që duhen larë me kujdes, por duhet pasur kujdes edhe në rast problemesh. Përndryshe...

Sa është madhësia normale e...

Adoleshenca është koha e rritjes së shpejtë dhe ndryshimeve të tjera të nxitura nga fillimi i pubertetit. Mund të jetë një kohë e pasigurisë së madhe, pasi disa adoleshentë në...

Ilaçe të reja për trajtimin...

Gjithnjë e më shumë të rinj po vuajnë nga problemet e astmës, sëmundje që në situata të caktuara vështirëson frymëmarrjen. Deri më tani, trajtimi i astmës tek fëmijët bazohej te...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X