Te vjella apo refluks, ja si ta dalloni

0 0

Refluksi i fëmijës nuk duhet të ngatërohet me të vjellat. Refluksi ndodh për arsye të tjera dhe ka simptoma jo të njëjtja. Ja çfarë e shkakton refluksin.
Refluksi, ja çfarë është ai:
Me refluks do të kuptojmë kthimin mbrapsh në gojën e fëmijës të një pjese të ushqimit, pjesërisht të tretur, gjë e cila mund të ndodhë edhe pas 2-3 orësh nga pirja e qumështit. Nëse ndodh kështu nuk duhet të shqetësoheni pasi kjo është diçka normale për një laktant. Refluksi ndodh në mënyrë të papritur, pra fëmija nuk jep ndonjë shenjë vuajtje ashtu si mund të ndodhë në rast se do të jetë duke vjellë. Nëna në këtë rast duhet të kujdeset që të mos ndodhë asgjë gjatë nxjerrjes së ushqimit dhe ta mbajë fëmijën në pozicion vertikal.
Ja si ta parandaloni refluksin
Edhe pse ky shqetësim do të zhduket plotësisht në momentin që sistemi tretës i fëmijës të jetë maturuar plotësisht, nëna mund të ndjekë disa hapa për ta parandaluar atë.
• Pas çdo pirje fëmija duhet të qëndrojë rreth 15-20 minuta në pozicion vertikal;
• E ngrini dyshekun e fëmijës në pozicion 30 gradë në mënyrë që koka e fëmijës të jetë më lart se pjesa tjetër e trupit;
• Nëse fëmija ushqehet me gji, duhet të bëhen shpesh pushime, dhe nëse ushqehet me biberon duhet të përdoret një qumësht i posaçëm.
Mos e ngatërroni me të vjellat
E vjella jep shenja të tjera, të cilat shpesh mund të shoqërohen me diarre apo konstipacion. Gjatë këtij shqetësimi fëmija mund të qajë duke qënë se nuk ndihet mirë dhe mund të ndiejë edhe djegie stomaku. Të vjellat gjithashtu do të ndikojnë negativisht në rritjen e fëmijës si pasojë e humbjes së lëngjeve dhe substancave ushqyese, ndërsa refluksi nuk ndikon aspak në rritjen e fëmijës.






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

Emra mysliman per bebe

Tradicionalisht në komunitetin mysliman, foshnjave u vihet një emër në ditën e shtatë pas lindjes. Kuptimi i emrit është shumë i rëndësishëm. Myslimanët favorizojnë emrat që janë të virtytshëm dhe...

Qumështi i gjirit ndihmon zemrën...

Dihet prej kohësh që qumështi i gjirit është ushqimi më i mirë për të porsalindurin dhe për fëmijën deri në një vit e më tej, nëse është e mundur. Në...

Rritje e numrit të lindjeve...

Tashmë është demonstruar gjerësisht: pandemia Covid-19 ka pasur një sërë pasojash negative indirekte, përveç atyre më të njohura dhe të lidhura ngushtë me infeksionin. Midis tyre, ka gjithashtu një rritje...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X