Të ruajmë rininë, si mund të stërvisim trurin dhe kujtesën

0 0

Nuk kujtojmë se ku e kemi vendosur çelësin e derës?! Kodi i bankomatit ka zakonin e keq të zhduket nga mendja jonë dhe kur ne kemi më shumë nevojë, nuk mbajmë mend më emrin e personit që na e prezantuan 2 orë më pare?! Këto janë humbje përqëndrimi, ose sinjali që memoria jonë po fillon të dobësohet.
Zakonisht bëhet fjalë për harresa të një rëndësie mjaft të vogël, mbase për shkak të lodhjes dhe stresit. Por nëse momentet e boshllëkut mental janë frekuente, mbase do ishte rasti të bënim diçka për të vënë në formë memorien tonë, dhe kështu mendja jonë mund të stërvitet pikërisht siç bëjmë me muskujt.

Truri zhvillohet vazhdimisht– Deri pak kohë më parë mendohej se truri mbaronte zhvillimin gjatë fëmijërisë. Më vonë u zbulua se disa zona fillojnë të zhvillohen për gjatë gjithë adoleshencën deri në moshën 20 vjeç.
Studiuesit kanë zbuluar se disa zhvillime vazhdojnë edhe në moshë më të rritur dhe se aktiviteti fizik, i praktikuar me shumë rregullsi favorizon këtë proces, duke zvogëluar procesin degjenerures, i cili është i paevitueshëm me kalimin e viteve. Pak impenjim mund të jetë një alternativë e vlefshme për të mbajtur një mendje sa më rinore.

Tryeza– Ndihma e parë që i jepet trurit vjen nga një ushqim i shëndetshëm dhe korrekt. Të ushqehemi me të paktën 5 vakte fruta dhe perime, të limitojmë konsumimin e pijeve alkoolike. Disa ushqyes janë padyshim mjaft të rëndësishëm: në mesin e tyre antioksidantët, omega 3 dhe 6, vitamina C dhe K, të rëndësishme për të ruajtur formën celulare të sistemit nervor. Mes ushqimeve që nuk duhet të mungojnë spikasin spinaqi, perime dhe gjethe jeshile, dhe në veçanti spinaqi, lajthia dhe salmoni.

‘Gjimnastika’ mendore- Shumë situata të lidhura sidomos me teknologjinë kanë dembelosur aftësinë tonë për të kujtuar. Kemi humbur zakonin e të bërit llogari me mendjen, nuk regjistrojmë më numrat e telefonit, por i ruajmë në kujtesën e pajisjeve. Nuk i kushtojmë më rëndësi orareve të takimeve sepse një njoftim elektronik e bën për ne.
Truri ynë ka humbur një sërë rastesh që e mbanin të stërvitur.
Hapi i parë, është të shënojmë në tastier numrat që flasim më shumë (sa nga ne dinë memorien e një numri celulari të fëmijëve, partnerit, miqve të zemrës). Herët e para do na duhet të konsultohemi me kontaktet telefonike, por në një kohë mjaft të shkurtër do të kujtojmë në mënyrë perfekte dhe në një kohë mjaft të shkurtër do i fiksojmë në mënyrë perfekte dhe pas një ushtrimi do t’i harrojmë patjetër.

Fjaloret e kryqëzuara- Janë një mënyrë më e mirë për të kaluar kohën dhe në të njëjtën kohë mbajtjen aktive të mendjes. E njëjta gjë vlen edhe për lojërat e tjera të logjikës, si rebus, sudoku, master mind. Nevoja për të kujtuar fjalë dhe shprehje, duke mësuar në të njëjtën kohë gjëra që akoma nuk njohim, është një mënyrë perfekte stërvitjeje për elasticitetin tonë mendor. Lojërat e logjike na ndihmojnë të krijojmë lidhje, duke dalë nga skemat dhe zakonet.

Të fokusojmë vëmendjen- Zakoni na shtyn të bëjmë një pjesë të mirë të gjesteve në mënyrë automatike, pa e kuptuar. Dhe atëherë dyshimet kalojnë në mendje, a e mbyllëm derën e shtëpisë; a i fikëm dritat kur dolëm? Edhe pse faktet përsëriten me të njëjtën frekuencë nuk duhet të vihemi nën alarm. Këto pseudo alarme nuk janë një alarm i shkatërrimit mendor.
Sidoqoftë, duhet të mësojmë ta pastrojmë mendjen, duke krijuar në ditët tona një moment heshtjeje mendore. Truri do të përfitojë nga këto caste për të thithur informacionin që shpesh herë rrjedh në një mënyrë kaotike dhe të çrregullt, duke e vendosur, ashtu si të thuash, në rregull.

Në të njëjtën kohë, marrim përsipër të përqendrojmë vëmendjen tonë të paktën në gjestet më të rëndësishme, të tilla si thjesht mbyllja e dyerve dhe fikja e sobës para se të dilim jashtë, duke mësuar përmendësh vendin ku kemi vendosur objektet më të rëndësishme, si të mbyllim derën para se të dalim. Të memorizojmë se ku kemi vendosur objekte si çelësat, syzet apo dhe smartphone.

Të kultivojmë pasionin dhe kuriozitetin– Nëse sjelljet mjaft të konsoliduara kanë një efekt mbi trurin, të rejat sigurojnë stimuj. Për këtë mjafton edhe thjesht të ndryshojmë rrugët që ndjekim zakonisht, të provojmë ushqime të ndryshme, të krijojmë miqësi të reja. Të ruajmë pak kohë për një hob të ri ose për një aktivitet të pëlqyeshëm. Madje është absolutisht perfekte t’i dedikohemi një studimi të ri.

Lexo më shumë: Lindja e një fëmije e bën trurin më të mprehtë për vitet pasardhëse






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

A keni raste te familjarëve...

Nëse ti ose të afërmit e tu jeni prekur nga kanceri i trashëguar, mund të pyesni veten se si mund ta përdorni këto njohuri në të ardhmen dhe të jeni...

Për ty mike që je...

E di… Ndiej padrejtësi tani që po shkruaj për ty. Ndihem fajtore sepse jam një nga gratë me fat. Çdo fjalë që shkruaj më thumbon... Sepse e di. E di...

9 mënyra si t’i tregoj...

Të zbulosh se je shtatzënë është një nga momentet më të rëndësishme të jetës. Është lajmi më i madh i jetës suaj, lajmi që mezi prisni t'i ndani me partnerin...

Shkon në spital me temperaturë...

Mëngjësi i sotëm ka ardhur me një lajm të trishtë për një familje në Elbasan dhe tronditës për gjithë qytetarët. Një vogëlushe 3-vjeçare ka ndërruar jetë në spitalin rajonal të...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X