Te porsalindurit, pese pyetjet qe nenat i bejne me shpesh vetes

0 1

Pasi nëna ka sjellë në jetë një fëmijë në mëndjen e saj fillojnë të shfaqen shumë pyetje ndër to më të shpeshtat janë si më poshtë:

Përse fecet e tij janë me ngjyrë jeshile?

Kjo ndodh zakonisht me fëmijët që ushqehen me qumësht formule dhe shkaktohet nga sasia e madhe e hekurit që prodhon ky qumësht,  gjithashtu te femijët që ushqehen me qumësht gjiri mund të shkaktohen nga prania e kazeines.

Perse fëmija nuk reagon ndaj zhurmave të jashtme?

Ai mund të flejë i qetë edhe ndërsa një qen mund të lehë jashtë, ata nuk reagojnë sepse janë mësuar kështu që në uterus pra, të dëgjojnë tinguj dhe të mos reagojnë.

Përse koka e tij ështe e butë?

Kjo ndodh pasi fëmija në kokë ka disa fontanela, këto hapësira të buta mes kockave e ndihmojnë atë  që në momentin e lindjes të kalojë pa problem në kanalin e lindjes, pra nuk duhet të shqetësoheni. Ato fillojnë të mbyllen nga muaji i 3-6.

Përse bebet qajnë pa lotë?

Tek bebet kanali i lotit është aq i vogël sa nuk e mundëson nxjerrjen e tyre jashtë. Në më te shumtat e rasteve kjo rregullohet në mënyrë spontane brenda vitit të parë të jetës.

Përse  fëmija teshtin vazhdimisht?

Kjo nuk tregon që fëmija ështe ftohur por ndodh sepse në rrugët e tij të frymëmarrjes gjendet ende lëng amniotik i cili del jashtë pikërisht me anë te teshtimave.

Cfare jeni duke bere me shume gjate ketyre diteve se ditet e meparshme?

  • Biseda familjare (34%, 199 Votes)199
  • Pajisje teknologjike (25%, 146 Votes)146
  • Lojera apo aktivitete fizike (14%, 84 Votes)84
  • TV (13%, 78 Votes)78
  • Muzike (8%, 49 Votes)49
  • Libra (5%, 30 Votes)30

Total Voters: 586

Loading ... Loading ...





Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

Emra mysliman per bebe

Tradicionalisht në komunitetin mysliman, foshnjave u vihet një emër në ditën e shtatë pas lindjes. Kuptimi i emrit është shumë i rëndësishëm. Myslimanët favorizojnë emrat që janë të virtytshëm dhe...

Qumështi i gjirit ndihmon zemrën...

Dihet prej kohësh që qumështi i gjirit është ushqimi më i mirë për të porsalindurin dhe për fëmijën deri në një vit e më tej, nëse është e mundur. Në...

Rritje e numrit të lindjeve...

Tashmë është demonstruar gjerësisht: pandemia Covid-19 ka pasur një sërë pasojash negative indirekte, përveç atyre më të njohura dhe të lidhura ngushtë me infeksionin. Midis tyre, ka gjithashtu një rritje...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X