Të pafata në dashuri? Ndoshta është faji i nënës tuaj

0 0

Nënat që kanë pasur më shumë se një martesa nuk kanë qenë në gjendje t’u mësonin fëmijëve të tyre se si të lidheshin me dikë, duke ndikuar kështu edhe në marrëdhëniet e tyre të dashurisë.

Kështu të paktën sugjerohet nga një ekip hulumtuesish në Ohio të Shteteve të Bashkuara, të cilët kanë botuar një shkrim në revistën Plos One, ku thuhet se nëse nënat kanë shumë marrëdhënie, dështime dhe tërheqje në dashuri, fëmijët janë më pak të aftë të kenë marrëdhënie të qëndrueshme dhe ata do të jenë të pafat në dashuri.

Një studim 24-vjeçar në mbi 7 mijë njerëz

Autorët e studimit që analizuan pse disa njerëz janë të pafat në dashuri u mbështetën në informacionin e mbledhur nga dy sondazhe të tjera, njëri që u zhvillua në një grup grash dhe një tek fëmijët e tyre biologjikë. Të dyja këto sondazhe i pyetën të njëjtët pjesëmarrës për 24 vitet e fundit. Ekspertët shqyrtuan të dhënat për 7,152 njerëz, duke përfshirë nënat dhe fëmijët. Në veçanti, nënat flisnin për jetën e tyre dashurore dhe numrin e marrëdhënieve që kishin pasur në planin afatgjatë. Qëllimi ishte të kuptohej nëse kishte ndonjë korrelacion ndërmjet nënave dhe fëmijëve në marrëdhëniet çift që ata kanë.

“Bëmë mama të të ngjaj”

Nga analiza doli se, në fakt, fëmijët kanë tendencë të përsërisin veprimet e prindërve të tyre edhe kur vjen fjala për marrëdhëniet intime. U konstatua se të rriturit, nënat e të cilëve kishin shumë martesa, bashkëjetesa dhe divorce kanë tendencë që të jenë më të paqëndrueshëm, të kenë më shumë lidhje dhe në përgjithësi të jenë të pafat në dashuri. Fëmija i parë ishte më i ndikuar nga shembulli “i keq” i nënave. “Çfarë tregojnë rezultatet është se nënat mund të trashëgojnë karakteristikat e tyre dhe aftësitë e tyre relacionale për fëmijët e tyre, qoftë për mirë ose për keq”, thanë autorët. Me shumë mundësi nënat që kanë pasur partnerë të shumtë gjatë jetës së tyre nuk kanë aftësi të mëdha ndërpersonale ose nuk janë në gjendje të menaxhojnë konfliktet: në të dyja rastet, çifti mund të përjetojë krizë. E pra, sipas këtij studimi, këto karakteristika mund t’i transmetohen disi fëmijëve, duke i bërë marrëdhëniet e tyre më pak të qëndrueshme.






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

Emra mysliman per bebe

Tradicionalisht në komunitetin mysliman, foshnjave u vihet një emër në ditën e shtatë pas lindjes. Kuptimi i emrit është shumë i rëndësishëm. Myslimanët favorizojnë emrat që janë të virtytshëm dhe...

Qumështi i gjirit ndihmon zemrën...

Dihet prej kohësh që qumështi i gjirit është ushqimi më i mirë për të porsalindurin dhe për fëmijën deri në një vit e më tej, nëse është e mundur. Në...

Rritje e numrit të lindjeve...

Tashmë është demonstruar gjerësisht: pandemia Covid-19 ka pasur një sërë pasojash negative indirekte, përveç atyre më të njohura dhe të lidhura ngushtë me infeksionin. Midis tyre, ka gjithashtu një rritje...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X