Të ngelesh shtatzënë me vetëm një vezore- a është e mundur?

0 0

Në shumë raste, të ngelesh shtatzënë me vetëm një vezore është aq e lehtë sa të mbetesh shtatzënë me dy vezore. Për shkak të arsyeve mjekësore, disa gra mund ta kenë hequr një vezore me anë të kirurgjisë, ndërsa të tjera mund të lindin me vetëm një vezore.

Nëse procedura e heqjes së vezoreve dëmton tubat fallopiane të një gruaje ose çon në heqjen e një ose të dy tubave fallopiane, gruaja mund të ketë vështirësi për të ngelur shtatzënë. Në këtë rast duhet të flisni me mjekun tuaj. Por nëse tubat fallopiane janë në gjendje të mirë, atëherë një grua me një vezore të vetme mund t’i përgjigjet mirë trajtimeve të fertilitetit dhe nuk do të ketë probleme.

Cilat janë arsyet për heqjen e vezoreve?

Ovariektomia unilaterale është një procedurë kirurgjikale për heqjen e një vezoreje. Gjithashtu në disa raste është e nevojshme edhe heqja e tubave fallopiane.  Heqja e të dy vezoreve nuk është e nevojshme nëse të paktën njëra nga vezoret funksionon në mënyrë korrekte. Por duke pasur problemet e mëposhtme, ndodh që mjeku të vendosë për heqjen e njërës nga vezoret:

  1. Cistet ovariane. Qeset e mbushura me lëng në sipërfaqe ose brenda një vezoreje quhen kiste ovarianë. Shumë gra që kanë kiste të tilla nuk kanë simptoma, por gratë me kiste të mëdha ose me sindromën ovariane policistike mund të kenë shenja të mëdha e të dhimbshme. Në një rast të tillë juve ju duhet të hiqni vezoret.
  2. Kancer ovarian. Kanceri i vezoreve zhvillohet në vezore kur qelizat ndryshojnë dhe shumohen në mënyrë të pakontrolluar. Gratë që kanë në familje një histori me kancer gjiri apo kancerit ovarian janë më të rrezikuara për t’u prekur nga ky lloj kanceri. Për këtë arsye kur një grua ka kancer në vezore, ajo është e detyruar të heqë vezoren.
  3. Endometrioza. Gjatë ciklit menstrual, një membranë mukoze formohet brenda mitrës dhe më pas rrjedh nga vagina, duke formuar kështu ato që quhen perioda. Por kjo nuk ndodh nëse një grua ka endometriozë. Tek një grua me endometriozë, membrane mukoze që përmendëm më sipër rriten jashtë mitrës. Nëse indet e mitrës arrijnë në vezore, gratë përjetojnë dhimbje dhe kështu mund të jetë e nevojshme për heqjen e vezoreve.
  4. Abces. Në shumë raste, për shkak të infeksionit, një gungë me qelb formohet në vezore – kjo quhet abscesi. Në një rast të tillë, vezoret e një gruaje mund të hiqen.

Fertilitet me një vezore

Shanset për të mbetur shtatzënë me një vezore janë të barabarta me gjasat për të mbetur shtatzënë me dy vezore. Ajo që luan një rol të rëndësishëm në fertilitet është arsyeja për heqjen e vezores. Nëse vezoret duhej të hiqeshin për shkak të problemeve serioze, atëherë ulen shanset e fertilitetit.

Gjëja më e rëndësishme në një shtatzëni me një vezore është se vezorja duhet të jetë pranë një tubi të shëndetshëm fallopian. Tubat fallopiane varen pranë vezoreve dhe nuk janë ngjitur me to. Roli i tyre primar është kapja e vezës kur lirohet nga vezoret. Nëse veza mund të arrijë në mitër përmes tubit, atëherë nuk ka problem pjellorie.

Çdo muaj vezoret lëshojnë vezën ndryshe. Nëse ka vetëm një vezore, një vezë lëshohet normalisht çdo muaj. Nëse vezoret nuk janë ngjitur me tubin fallopian, për aq kohë sa është e shëndetshme, veza mund të arrijë tubin. Nëpërmjet kësaj tubi, veza arrin në mitër.

Si të ngeleni shtatzënë me vetëm një vezore?

Ovulimi zhvillohet normalisht në shumicën e grave që kanë një vezore të vetme dhe këto gra nuk kanë probleme të tjera për të mbetur shtatzënë, edhe pse disa gra mund të kenë probleme me pjellorinë sepse ovulojnë më rrallë. Kur një grua që ka vetëm një vezore dëshiron të krijojë fëmijë ka por ka frikë rreth problemeve të saj ajo duhet të flasë me mjekun.

Ndiqni këto hapa për të mbetur shtatzënë.

Hapi 1

Vizita tek mjeku është hapi i parë. Mjeku juaj mund të bëjë një kontroll me ultratinguj për të kontrolluar nëse vezorja e vetme funksionon siç duhet. Me ndihmën e ultratingujve, mjeku juaj do të konfirmojë nëse vezorja po lëshon vezët në kohën e duhur apo jo. Do të bëhen edhe teste të tjera për të siguruar që ju të mos hasni ndonjë ndërlikime të tjera.

Hapi 2

Mbani një kalendar gjatë kohës që provoni të mbeteni shtatzënë. Shënoni në ditët tuaja të ovulacionit. Gratë zakonisht ovulojnë në mes të ditëve 11 dhe 21 të ciklit të tyre menstrual, duke llogaritur nga dita e parë e periodave të fundit.

Hapi 3

Shikoni shenjat e ovulacionit. Ju do të përjetoni një ndryshim në mukusin e qafës së mitrës. Gjatë ovulacionit, temperatura e trupit mund të rritet.

Hapi 4

Sperma mund të mbijetojë në trupin e një gruaje për disa ditë, ndërsa vezët mund të mbijetojnë më pak se 24 orë pas ovulimit. Pra, kryeni marrëdhënie seksuale kur jeni duke ovuluar ose edhe para kësaj periudhe dhe kjo do të rrisë shanset për të mbetur shtatzënë.

Hapi 5

Merrni testet e shtatzënisë dy javë pas ovulimit. Nëse rezultati është negativ, përsëriteni procesin në ciklin e ardhshëm menstrual. Mund t’ju duhen disa muaj por mos u dorëzoni!

Lexo edhe: Shtatzania pas nje tumori, a eshte e mundur?






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Pse çdo grua shtatzënë duhet...

Anomalitë gjenetike mund të ndodhin në çdo shtatzëni, prandaj testi NIPT është i rëndësishëm për çdo grua shtatzënë, pavarësisht nga mosha e saj apo risku i predispozitës gjenetike. Ekspertët mjekësorë...

MËSONI MË SHUMË PËR TESTIN...

A e dini se mund të zbuloni nëse fëmija juaj është i shëndetshëm që në javën e 10-të të shtatzënisë? Ju mund ta zbuloni shëndetin gjenetik të foshnjës tuaj gjatë...

Jo çdo NIPT është NIFTY

"Çfarë është testi NIFTY? A janë NIPT dhe NIFTY e njëjta gjë? A ka rëndësi se cilin të zgjedhësh? Këto janë të gjitha pyetjet me të cilat përballen shumë gra...

Gjithçka që duhet të dini...

Testi NIFTY nga GenePlanet u mundëson prindërve të ardhshëm të mësojnë më shumë për shëndetin e foshnjës së tyre ndërkohë që ai ose ajo është ende në mitër. Në këtë...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X