Të jesh në depresion gjatë shtatzanisë

0 0

 

Kur je në depresion dhe shtatzënë, pesha e fajit është edhe më e rëndë. Nga të gjitha kohërat që unë kam qenë në depresion që në adoleshencën e hershme kur u diagnostikova për herë të parë, periudha më intensive, më e ashpër më goditi gjatë shtatzanisë. Në javët e para kur mësova lajmin e gëzuar të shtatzanisë, e gjeta veten në tavolinën e mjekut duke zgjedhur ilaçet që ishte mirë të përdorja dhe ato që i bënin keq fëmijës në barkun tim. Nuk ka gjë më surreale se të jesh e trishtuar nga depresioni në kohën që duhet të jetë më e lumtura e jetës tënde, sepse je në pritje të një fëmije.

Është si një ëndërr e keqe, një ëndërr të cilën po e shikoni përmes dritares së një shtëpie ku ndodh një festë mahnitëse. Ju dëshironi të jeni atje duke biseduar, vallëzuar, festuar, por nuk mund të kuptoni sesi të arrini atje. Ju shtyni duart drejt xhamit edhe pse e dini se është e kotë. Përfundimisht, ju ktheheni dhe largoheni, sepse dhemb më shumë të qëndroni dhe ta shihni nga larg.

Por kjo nuk ishte një ëndërr. Ishte realiteti im dhe është gjithashtu realitet për rreth 7 deri në 20% të nënave në pritje. Brezat e mi kanë 50% më shumë gjasa që të përjetojnë depresion para lindjes sesa nënat tona (ose të paktën kemi më shumë gjasa të pranojmë se kemi sëmundjen). Gjatë shtatzanisë sime të parë, dhjetë vjet pas diagnozës fillestare të depresionit, unë nuk mora ilaçe sepse sëmundja e tmerrshme nuk më kapi, për t’u pasuar nga një periudhë e tmerrshme depresive postpartum.

Për depresionin pas lindjes kemi dëgjuar të flitet shumë, ndërsa shumë më pak për sëmundjen në shtatzani. Nuk flitej, nuk shkruhej, nuk pasqyrohej në media.

Është e vështirë të mos ndihesh në faj kur je viktimë e një sëmundjeje dhe njerëzit as e kuptojnë çfarë ke. Çfarë nuk shkonte me mua që më kishte kapur depresioni në këtë fazë të jetës? Ç’lloj nëne isha unë që merrja ilaçe anti depresion të cilët vinin në rrezik fëmijën tim?

Ndërsa së fundmi me rritjen e ndërgjegjësimit ka ardhur një ndryshim i mirëpritur në atë sesi profesionistët mjekësorë e shohin shëndetin mendor të grave, si gjatë periudhës prenatale ashtu edhe pas lindjes. “Bazuar në provat që kemi tani, duhet të marrim parasysh se mundësia më e madhe për tu ekspozuar ndaj rrezikut, për nënat dhe foshnjat e tyre, mund të mos jetë nga ilaçet, por nga mundësia që nëna të mbetet në mënyrë të konsiderueshme në depresion ose të ballafaqohet me simptoma të tjera negative gjatë shtatzanisë dhe paslindjes” thotë Dr. Elisabeth Netherton, psikiatre.

“Ndërsa po shkruaj këtë, jam përsëri shtatzënë. Jam në ditët e tremujorit të tretë dhe ia kam dalë të marr doza shumë të vogla të ilaçeve kundër depresionit. Tani jam shumë më mirë. Ka edhe ditë gri, por e di se do vijë mëngjesi tjetër më i bukur dhe do jem në gjendje të kryej në normalitet funksionet e mia, kujdesin për dy vajzat e mia dhe për atë që kam në bark.

Tashmë unë mundem të flas për sëmundjen time, por jo gjithmonë kam dëshirë ta bëj këtë. Nuk mund të gjej gjithmonë fjalët e duhura. Ndoshta sepse kur u përballa për herë të parë me depresionin në shtatzani askush nuk kishte informacion për këtë temë dhe më shikonin çuditshëm.

Duke folur për përvojat tona, duke kërkuar ndihmën që meritojmë po aq sa një nënë që ka diabet gestacional ose tension të lartë të gjakut ose ndonjë gjendje tjetër fizike gjatë shtatzanisë, ne mund të bëjmë një ndryshim për veten tonë, për foshnjat, dhe për nënat e  tjera që shtyjnë duart drejt xhamit.

Lexo edhe: Depresioni pas lindjes, me te rrezikuara nenat kur shtatzania nuk ka qene e planifikuar

Sorry, there are no polls available at the moment.






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Pse çdo grua shtatzënë duhet...

Anomalitë gjenetike mund të ndodhin në çdo shtatzëni, prandaj testi NIPT është i rëndësishëm për çdo grua shtatzënë, pavarësisht nga mosha e saj apo risku i predispozitës gjenetike. Ekspertët mjekësorë...

MËSONI MË SHUMË PËR TESTIN...

A e dini se mund të zbuloni nëse fëmija juaj është i shëndetshëm që në javën e 10-të të shtatzënisë? Ju mund ta zbuloni shëndetin gjenetik të foshnjës tuaj gjatë...

Jo çdo NIPT është NIFTY

"Çfarë është testi NIFTY? A janë NIPT dhe NIFTY e njëjta gjë? A ka rëndësi se cilin të zgjedhësh? Këto janë të gjitha pyetjet me të cilat përballen shumë gra...

Gjithçka që duhet të dini...

Testi NIFTY nga GenePlanet u mundëson prindërve të ardhshëm të mësojnë më shumë për shëndetin e foshnjës së tyre ndërkohë që ai ose ajo është ende në mitër. Në këtë...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X