Si të lehtësojmë depresionin gjatë shtatzanisë

0 0

Shihni më thellë brenda vetes. Shtatzania, sidomos për herë të parë te femra, shoqërohet me ndryshime fizike dhe ngarkesa psikologjike, që duhen pasur parasysh nga vetë ju, si dhe nga të tjerët. Qëllimi kryesor është përgatitja psikologjike për identitetin si nënë, dhe si grua. Për arritjen e këtij qëllimi kërkohet përdorimi i një metode, e cila përfshin arsye të forta për të përballur depresionin gjatë shtatzanisë, dhe një mënyrë shumë e mirë është që të mendoni se çfarë do të fitoni pas lindjes, do të bëheni nënë.

Bëjini vetes këto pyetje:

Sa e përgatitur jeni ju për t’u bërë nënë? Si mendoni se do të jeni si nënë? Si e mendoni një “nënë të mirë”? Mundohuni të kërkoni e të zbuloni në historinë tuaj familjare. Rikujtoni e reflektoni për marrëdhënien tuaj me nënën, për marrëdhëniet tuaja me të afërmit dhe për marrëdhëniet tuaja në çift (martesore). Të gjitha këto do të jenë pjesë e rëndësishme e përgatitjes suaj psikologjike për t’u bërë nënë. Ndonjëherë, trajtimi i depresionit pas lindjes i referohet dhimbjes së lindjes, por që mund të kapërcehet nga nëna, kur ajo e lidh atë ngushtësisht me marrëdhënien që do të krijojë ajo më vonë me fëmijën. Depresioni pas lindjes, shpesh vjen pas depresionit të shtatzanisë, i cili i paraprin ndryshimeve të rëndësishme që do të vijnë.

Merrini seriozisht nevojat tuaja

Kjo mund t’ju ndihmojë t’i paraprini nevojave tuaja si nënë. Kujdesuni për veten tuaj, duke kërkuar nga të tjerët mbështetje apo ndihmë për kryerjen e punëve të shtëpisë apo për zgjidhjen e problemeve të tjera (që kanë të bëjnë me marrëdhëniet familjare) që dalin gjatë shtatzanisë.

Mendohuni rreth:
Për çfarë keni nevojë që të mund të jeni një prind i mirë për fëmijën tuaj? Çfarë do të ishit të gatshëm të sakrifikonit për të pasur një fëmijë? Cilat janë frikërat tuaja? Duke gjetur përgjigjen e tyre do të ndiheni më mirë me veten tuaj.

Lexoni edhe: Braktis te porsalindurin ne kantine






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Pse çdo grua shtatzënë duhet...

Anomalitë gjenetike mund të ndodhin në çdo shtatzëni, prandaj testi NIPT është i rëndësishëm për çdo grua shtatzënë, pavarësisht nga mosha e saj apo risku i predispozitës gjenetike. Ekspertët mjekësorë...

MËSONI MË SHUMË PËR TESTIN...

A e dini se mund të zbuloni nëse fëmija juaj është i shëndetshëm që në javën e 10-të të shtatzënisë? Ju mund ta zbuloni shëndetin gjenetik të foshnjës tuaj gjatë...

Jo çdo NIPT është NIFTY

"Çfarë është testi NIFTY? A janë NIPT dhe NIFTY e njëjta gjë? A ka rëndësi se cilin të zgjedhësh? Këto janë të gjitha pyetjet me të cilat përballen shumë gra...

Gjithçka që duhet të dini...

Testi NIFTY nga GenePlanet u mundëson prindërve të ardhshëm të mësojnë më shumë për shëndetin e foshnjës së tyre ndërkohë që ai ose ajo është ende në mitër. Në këtë...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X