Të jemi prindër, të vërtetat dhe mitet e këtij koncepti

0 0

Fëmija është një zgjedhje e një rëndësie mjaft të madhe për një çift. Rreth temës së ngjizjes së një fëmije shpeshherë përqëndrohen një sërë pritshmërish. Për këtë arsye është e rëndësishme që një çift t’i ketë të gjitha përgjigjet rreth dyshimeve  që mund të ketë apo thjesht kuriozitetin. Mjeku është gjithmonë personi ideal ku duhet të drejtohemi për të patur të gjitha përgjigjet, por me ndihmën e disa ekspertëve mud të fillojmë të hedhim dritë rreth disa bindjeve të përgjithshme, mes të cilave fshihen të vërteta të sigurta por dhe mite false.

Doktoresha Daniela Galliao, drejtoresha e Qendrës IVI në Romë, na ndihmon të hedhim dritë në një sërë bindjesh të drejta, duke vërtetuar shkencërisht, të vërtetat dhe mashtrimet lidhur me konceptin.

Seksi i përditshëm u garanton femrave një shtatzëni më të shpejtë

Thjesht  të bërit seks çdo ditë nuk e rrit probabilitetin e të mbeturit shtatzënë. Kjo sepse lëngu seminal mund të mbijetojë deri në 7 ditë brenda uretrës dhe gypave të Falopit.  Për të fekonduar një vezë është e mjaftueshme të bësh seks tre herë në javë, por çifti duhet të ndjekë ciklin menstrual për të njohur datat më fertile afër ovulacionit, duke rritur kështu edhe mundësinë e suksesit.

Sipas doktoreshë Galliano një çift me shëndet të mirë, në mënyrë të përgjithshme arrin të ngjizet në mënyrë natyrale që në vitin e parë të tentativës. Nëse shtatzënia nuk arrihet, pas gjashtë muajve çifti duhet t’i drejtohet një mjeku për të kërkuar shkaqet e mundshme të kësaj vështirësie.

Në çdo rast, do të ishte mjaft mirë që të dy partnerët t’i nënshtrohen testit të fertilitetit përpara se të zgjedhin të jenë prindër. Riprodhimi i femrës lidhet direkt me moshën. Ka shumë fakte që rezerva ovarike zvogëlohet me kalimin e kohës dhe femra e cila ka pikun e rritjes deri në moshën 25 vjeç më pas fillon rënien. Megjthatë një fakt i tillë nuk e përjashton mundësinë e një shtazënie natyrale deri në moshën 35 vjeç.

Në raportin e parë seksual është e pamundur të ngelësh shtatzënë

Nëse një grua ka një raport seksual gjatë periudhës riprodhuese, ekzistojnë shumë mundësi që të ngelë shtatzënë në kontaktin e parë seksual. Çdo grua në fakt, mund të ngelë shtatzënë në momentin që po evulon.

Lexo më shumë5 gjërat që bëjnë prindërit për të rritur fëmijë të ndershëm






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

A keni raste te familjarëve...

Nëse ti ose të afërmit e tu jeni prekur nga kanceri i trashëguar, mund të pyesni veten se si mund ta përdorni këto njohuri në të ardhmen dhe të jeni...

Për ty mike që je...

E di… Ndiej padrejtësi tani që po shkruaj për ty. Ndihem fajtore sepse jam një nga gratë me fat. Çdo fjalë që shkruaj më thumbon... Sepse e di. E di...

9 mënyra si t’i tregoj...

Të zbulosh se je shtatzënë është një nga momentet më të rëndësishme të jetës. Është lajmi më i madh i jetës suaj, lajmi që mezi prisni t'i ndani me partnerin...

Shkon në spital me temperaturë...

Mëngjësi i sotëm ka ardhur me një lajm të trishtë për një familje në Elbasan dhe tronditës për gjithë qytetarët. Një vogëlushe 3-vjeçare ka ndërruar jetë në spitalin rajonal të...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X