Te cojme femijen ne cerdhe/kopsht

0 0

Pasi ju keni menduar t’i riktheheni punës dhe keni zgjedhur me kujdes çerdhen/kopshtin e fëmijës, duhet të filloni të organizoheni në lidhje me rrethanat dhe nevojat e familjes tuaj. Ju duhet të merrni në konsideratë gjëra të tilla si vaktet që fëmija ha dhe orari i gjumit. Nëse ju e mendoni se institucioni përkatës është në gjendje të ofrojë të njëjtin përkujdesje si ai që fëmija merr edhe në shtëpi, do të keni një asrye më pak për t’u shqetësuar për fëmijën ndërsa nuk jeni fizikisht atje.

Përsa i përket gjumit të fëmijës në çerdhe apo kopsht, do t’ju këshillonim t’i jepnit me vete një batanije të hollë të cilën e përdor edhe në shtëpi (të paktën gjatë javëve të para), në mënyrë që ai të ndihet si në shtëpi. Dhe mbi të gjitha mos e mundoni veten në lidhje me vendimin që keni marrë, të jeni të sigurta që fëmija e ndien gjithcka ju përjetoni dhe për pasojë largimi do të bëhet më i vështirë.

“Vajza ime 11 muajshe ushqehej ende me gji kur vendosëm ta çonim në cerdhe. Ajo kishte shumë pak dëshirë për të ngrënë ushqime të ngurta, refuzonte biberonin, dhe flinte ende në krevatin tim dhe të bashkëshortit. E dinim që momenti i ndarjes do të ishte i vështirë dhe për këtë arsye e “theu akullin” gjyshja. E morri në krah, hyri brenda dhe filloi të bënte 5 minuta bisedë me edukatoret. Më pas e la vajzën atje, i përshëndeti të gjithë me dorë sikur asgjë e keqe të ishte duke ndodhur dhe më pas u largua e qetë, edhe pse vajza filloi të qante. Edukatoret na siguruan se nëse e qara do të zgjaste për shumë kohë do të na telefononin. Por nuk ndodhi kështu, dalëngadalë ajo u mësua dhe qante gjithmonë e më pak”, shprehet një nënë e cila gjatë një bisede na tregon eksperiencën e saj.

Cfarë duhet dhe nuk duhet të bëni ndërsa çoni ne çerdhe fëmijën tuaj:

Mos u largoni fshehtas
Nuk do të sjellë asgjë të mirë largimi në mënyrë të fshehtë pasi keni lënë fëmijën tuaj në çerdhe apo kopsht. Do të ishte më mirë që të ndalonit për pak minuta dhe të bënit një bisedë më edukatoret dhe më pas të largoheni pasi i keni dhënë fëmijës tuaj një puthje. Më pas duhet t’i thoni se do të shkoni ta merrni më vonë dhe të largoheni pa e kthyer kokën pas.

Tregohuni optimiste dhe fshihni ankthin
Do të ishte më mirë që në momentin e largimit të buzëqeshnit, t’i jepnit një puthje të madhe fëmijës dhe më pas edhe nëse do të kishe ankth, duhet të mundoheshe ta lije atë pas derës së çerdhes. Fëmija juaj nuk duhet të shikojë të tilla ndjenja tek ju.
I jepni stafit të çerdhes ndihmën e duhur për t’u kujdesur për fëmijën tuaj
Ju duhet t’i tregoni edukatoreve çdo gjë që fëmija juaj pëlqen dhe cdo gjë që nuk pëlqen. Edhe pse ju mund t’ju duket e parëndësishme, për të mund të jetë diçka që do t’i vijë në ndihmë për ta qetësuar më shpejt në një moment të caktuar.

Përshtasni gradualisht ushqimin e fëmijës
E pyesni edukatoren nëse bashkë me sendet e tjera të fëmijës mund të fusni në cantë edhe nga pak ushqim të sjellë nga shtëpia, në mënyrë që fëmija të ushqehet me ushqimet e çerdhes dhe shtëpisë njëkohësisht, kjo derisa ai të mësojë shijet.

3 fazat e përshtatjes

1- Faza e “tmerrit”
Nënat zakonisht në këtë fazë mund të qajnë dhe të mendojnë si do t’ja bëjnë për të lënë fëmijën e tyre në çerdhe çdo mëngjes. Zemra e tyre është e thyer dhe mund të ndodhë që pas një ore të kthehet të shikojë se çfarë fëmija është duke bërë. Në këtë fazë edhe fëmija vuan në mënyrën e vet dhe shpesh mund të flejë duke qarë dhe kërkuar nënën e tij.

2- Faza “e kafshimit të buzës së sipërme”
Edhe pse nëna duket se po përshtatet ka momente që nuk duron dot si mundet të qëndrojë larg fëmijës së saj. Ndërsa ajo ndihet kështu, por gjithsesi është në gjendje ta përballojë ankthin, fëmija mund të qajë 2-3 minuta në momentin e largimit dhe më pas të përqafojë edukatoren dhe të futet pa shumë problem në cerdhe.

3- Faza “nuk ka më probleme”
Në këtë fazë fëmija sapo shkel në çerdhe hidhet mbi lodrat dhe nuk e kthen më kokën pas, madje duke mos ju vënë re as kur largoheni.

Lexoni edhe: A është e vërtetë se fëmija sëmuret më shumë nëse shkon në çerdhe?






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Shembujt e ndëshkimeve negative që...

Shkencëtarët e sjelljes përdorin termin "dënim" për të përshkruar veprimet që ulin gjasat që një sjellje specifike të përsëritet. Dhe në atë disiplinë akademike, fjala "negativ" tregon largimin. Pra, nga...

A ka TikTok përmbajtje seksuale...

Mijëra vajza të reja po postojnë përmbajtje seksuale në TikTok për një audiencë prej miliona ndjekësish, duke i lënë ato në mëshirën e “grabitqarëve”në internet. Ka shqetësime në rritje për...

Tri arsye përse notat nuk...

Sistemi arsimor është ndër më të diskutuarit dhe që ka ngjallur shumë pakënaqësi, jo vetëm në vendin tonë, por kudo. Megjithatë, disa koncepte, si për shembull ai i notave, janë...

Barbie thyen klishetë, sjell sirenën...

Nga thellësitë e oqeaneve vjen një lodër e re e gatshme për të zgjeruar konceptin e gjithëpërfshirjes dhe diversitetit: është Ken 'merman', versioni mashkullor i sirenës Barbie. Mattel ka njoftuar...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X