Syte e gruas tregojne aftesine e saj per te perballuar dhimbjet e lindjes…

0 0

Sipas një studimi të kryer gratë me sy me ngjyrë të çelët janë në gjendje të durojnë më shumë dhimbjet e lindjes krahasuar me një grua me sy të errët.

Si është e mundur kjo?

Studiuesit e lidhin ngjyrën e çelët të syve të gruas (bojëqielli apo jeshile) jo vetëm me aftësinë e saj për të duruar më tepër dhimbjet e lindjes, por edhe me aftësinë e saj për të kaluar me lehtë simptomat e depresionit. Studimi u krye në 58 gra të cilat u ndoqën gjatë lindjes, dhe sipas grupit të ekspertëve ato me ngjyrë të errët të syve kanë provuar dhimbje më të forta në momentin e lindjes.

Sipas tyre nëse gruaja kishte sy me ngjyrë të celët kishte kaluar edhe më pak çaste ankthi dhe mendimesh negative në përgjithësi, të cilat zakonisht e përshkojnë mendjen e gruas para dhe gjatë lindjes. Ata u përpoqën së tepërmi për të kuptuar arsyet e këtij fakti.

Përse gruaja me sy, ngjyrë të çelët, i duron më tepër dhimbjet e lindjes?

Ata u përpoqen që ndryshimin mes grave ta gjenin tek ADN  e tyre, pra ndoshta përgjegjëse do të ishte gjenetika dhe nuk bëhej fjalë për diçka të rastësishme. Ky nuk është rasti i parë kur shkenca merret me ngjyrën e syve të përsonave. Për shumë kohë me rradhë shkencëtarët janë përpjekur të gjejnë lidhjen që ekziston mes ngjyrës së syve dhe karakterit të njeriut. Për shembull për vite me radhë ekspertët kanë shprehur fakte që e lidhin ngjyrën e errët të syve të dikujt me paaftësinë e tij për të duruar alkoolin në trup. Në këtë rast, sipas shkencëtarëve, personat me sy të çelët kanë aftësi më të mira në përqëndrim dhe kjo i bën të durojnë më tepër dhimbjet e lindjes, pasi përqëndrohen tek frymëmarrja e rregullt dhe jo tek dhimbjet.

Lexoni edhe: Rreth ngjyres se syve te femijeve






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Jo çdo NIPT është NIFTY

"Çfarë është testi NIFTY? A janë NIPT dhe NIFTY e njëjta gjë? A ka rëndësi se cilin të zgjedhësh? Këto janë të gjitha pyetjet me të cilat përballen shumë gra...

Gjithçka që duhet të dini...

Testi NIFTY nga GenePlanet u mundëson prindërve të ardhshëm të mësojnë më shumë për shëndetin e foshnjës së tyre ndërkohë që ai ose ajo është ende në mitër. Në këtë...

A mund të mbaj në...

A është e sigurt të ngrini në krahë një fëmijë ndërsa jeni shtatzënë? Ja çfarë duhet të dinë nënat e ardhshme me të vegjlit në shtëpi. "Njerëzit vazhdojnë të më...

Udhërrëfyesi për testin prenatal: Cili...

Nga ultratingulli e deri te testi NIFTY - nënat e ardhshme kanë një gamë të gjerë të testeve plotësuese, për të larguar frikën rreth shëndetit të fëmijës. Nga çdo dëshirë...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X