Sytë e bebeve mbajnë brenda tyre misterin e ngjyrës që do të kenë në të ardhmen, dukuri për të cilën prindërit shpesh shfaqin kuriozitet të madh duke pritur me padurim të mësojnë se cila do të jetë ajo përfundimtare. Gjatë momenteve të para pas lindjes sytë e fëmijës kanë ngjyrë të çelët, gati ngjyrë qielli, ngjyrë e cila mund të bëjë prindërit të shpresojnë që të jetë përfundimtarja. Në të vërtetë ngjyra përfundimtare do të jetë ajo që do të shfaqet në sytë e fëmijës me kalimin e kohës.
Syri i fëmijës, ndërtimi
Irisi i syve është i ndërtuar nga qeliza me pigment (melanina) të cilat janë përgjegjëse për ngjyrën e syve. Në momentin e lindjes fëmija me ngjyrë të çelët lëkure do të ketë sy me ngjyrë të çelët, dhe ata me ngjyrë lëkure të errët, sy me ngjyrë të errët.
Si ndryshon ngjyra e syve të fëmijës?
Zakonisht ngjyra e errët e syve nuk ndryshon, ndërsa ajo e çelët ndryshon gradualisht me kalimin e kohës. Në muajin e 6-të irisi i syve fillon të marrë nuancat e ngjyrës përfundimtare të syve.
Faktori gjenetik dhe ngjyra e syve
Faktori gjenetik luan një rol shumë të rëndësishëm në ngjyrën e syve. Në përgjithësi ngjyra e errët shkaktohet nga alelet dominante, ndërsa ajo e çelët nga ato reçesive (të fshehura), megjithatë në lidhje me këtë dukuri studiuesit janë ende duke bërë studime. Ata duan të vërtetojnë se në çfarë mënyre faktori gjenetik bën përfundimtare ngjyrën e syve. Prindërit duhet të dinë se ngjyra e syve të fëmijës në disa raste ndryshon edhe gjatë rritjes së mëtejshme të fëmijës.
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu