Sipas një studimi të publikuar në “Fatherly”, rreth 30% e prindërve pinë alkool në prani të fëmijëve të tyre dhe rreth 20% e fëmijëve ndihen në siklet nga sjellja e tyre. Ekspertët theksojnë se edhe nëse prindërit do të pijnë një gotë verë në mbrëmje do të shkaktojnë mërzi tek fëmija i cili nuk është në gjendje të kuptojë konceptin e porcionit. Ai thjesht është në gjendje të kuptojë veprimin që prindi i tij është duke bërë. Prindërit shfaqen në këtë mënyrë në sytë e fëmijës, pra si jo plotësisht të aftë të përmbushin rolin e tyre.
Ky nuk është studimi i parë që i referohet të pirit të prindërve dhe mënyrës si kjo gjë ndikon tek fëmija. Edhe në vitin 1999 studimet kanë treguar se fëmijët e vuajnë shumë këtë fakt. Ata vërtetuan se në momentin që prindi është i alkoolizuar fëmija do të ketë disa dëmtime në zhvillim. Studimi u krye në rreth 1000 fëmijë në Britaninë e Madhe duke përfshirë edhe prindërit e tyre. Sipas një mesatare prindërit konsumonin rreth 1 gotë verë në mbrëmje dhe ndërkohë fëmijët u përgjigjën: rreth 15% kërkonin që ata të pinin më pak, 18% ishin në siklet nga veprimi i tyre, 12% treguan se ndërsa prindërit konsumonin alkool tregonin më pak kujdes dhe përkushtim ndaj tyre.
Sipas ekspertëve fëmijët e shohin alkoolin si një forcë destabilizuese në familje, por sipas Fatherly ky artikull nuk duhet të konsiderohet si një detyrim për t’ju penguar të shijoni një gotë verë. Asgjë e keqe nuk të vjen nga një gotë e vetme. Mesazhi është të pini në mënyrë të moderuar dhe mbi të gjitha të prisni për ta bërë këtë pasi fëmija të shkojë në shtrat!
Lexoni dhe: A mund te pijme birre gjate gjidhenies?
Sorry, there are no polls available at the moment.
')}
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu