A mund te pijme birre gjate gjidhenies?

0 0

Faza e gjidhënies është diçka tepër delikate dhe shpesh nëna e re mund të gjendet në vështirësi, për shkak të mungesës së qumështit në sasitë e nevojshme, për shkak të ushqimit që duhet të konsumojë në mënyrë që të mos dëmtojë fëmijën etj. Shpesh ajo këshillohet të pijë birrë në mënyrë që të mund të ketë më tepër qumësht, por a është vërtet e shëndetshme kjo gjë?

Birra jo alkolike dhe gjidhënia

Birra jo alkoolike, sipas disa studimeve spanjolle, në shtatzani e ndryshon përbërjen e qumështit duke e pasuruar atë me antioksidues dhe këtë e pohon edhe mjekja Hernandez Aguilar, pediatre e cila punon për “Valencia Health Agency”. Duke qënë se birra është e përbërë nga uji, kripërat minerale, majaja si edhe disa vitamina të grupit B. nëse nëna konsumon birrë gjatë gjidhënies, sigurisht joalkoolike, antioksidantët kalojnë tek fëmija duke përforcuar sistemin e tij imunitar të organizmit i cili është ende i pamaturuar.

Është e vërtetë që birra shton sasinë e qumështit të gjirit?

Po, kjo është e vërtetë. Ajo duhet të jetë jo alkoolike dhe sasia do të shtohet si pasojë e polisaharideve që ndodhen në të, të cilat stimulojnë prodhimin e prolaktinës. Nëse birra do të jetë alkoolike do të ketë efekt të kundërt në gjidhënie, duke dëmtuar fëmijën dhe frenuar prodhimin e qumështit. Sipas Akademisë Amerikane të Pediatrisë, nëse nëna gjidhënëse do të pijë birrë me alkool, duhet të presë të paktën 2 orë para se të ushqejë me gji.

Lexoni dhe: Nje gote vere ne jave mund tju rrisi shancet per nje shtatzani

Cfare jeni duke bere me shume gjate ketyre diteve se ditet e meparshme?

  • Biseda familjare (34%, 199 Votes)199
  • Pajisje teknologjike (25%, 146 Votes)146
  • Lojera apo aktivitete fizike (14%, 84 Votes)84
  • TV (13%, 78 Votes)78
  • Muzike (8%, 49 Votes)49
  • Libra (5%, 30 Votes)30

Total Voters: 586

Loading ... Loading ...





Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Lidhja me fëmijën tuaj pas...

Fëmija juaj i porsalindur është në kraharorin tuaj ndërsa derdhni lot gëzimi. Besojmë se e keni imagjinuar momentin kur fëmija juaj vjen në botë si momenti më i lumtur i...

Pse çdo grua shtatzënë duhet...

Anomalitë gjenetike mund të ndodhin në çdo shtatzëni, prandaj testi NIPT është i rëndësishëm për çdo grua shtatzënë, pavarësisht nga mosha e saj apo risku i predispozitës gjenetike. Ekspertët mjekësorë...

MËSONI MË SHUMË PËR TESTIN...

A e dini se mund të zbuloni nëse fëmija juaj është i shëndetshëm që në javën e 10-të të shtatzënisë? Ju mund ta zbuloni shëndetin gjenetik të foshnjës tuaj gjatë...

DIVO, për t’i bërë 1000...

Çdo ditë është e rëndësishme por 1000 ditët e para të jetës janë vendimtare pasi janë castet ku krijohen rrenjët, baza e zhvillimit të fëmijës tuaj por ndërkohë edhe modeli...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X