Spazmat, femija qan derisa ngel pa fryme

0 0

Spazmat (ngërçet) e frymëmarrjes manifestohen nga nja bllokim i përkohshëm i frymëmarrjes për shkak të mosplotësimit të një teke apo krijimit të një situate jo të pëlqyeshme nga fëmija. Kjo mund të shfaqet rreth moshës 6-9 mujore ose 4-5 vjeçare, dhe prek rreth 5% të fëmijëve.
Si manifestohen spazmat?
Pas një faze pak a shumë të gjatë qarje intensive, në të cilën fëmija shfaqet shumë i irrituar, vjen një moment që duket se frymëmarrja e tij bllokohet për disa sekonda, duke bërë që fytyra e tij të skuqet ose zbardhet, buzët mund të nxihen, mund të krijohen spazma të vogla muskulare të pavullnetshme etj. Në disa raste fëmija mund të humbë ndjenjat për një kohë shumë të shkurtër ose të pësojë krizë konvulsioni. Githçka kalon pas disa sekondave, fëmija bën një frymëmarrje të thellë dhe vazhdon të marrë frymë normalisht sikur asgjë të mos kishte ndodhur, duke bërë që maksimumi të duket disi më i dobët se më parë.
Cilat janë shkaqet e ketyre spazmave?
Këto ngërçe nuk ndodhin asnjëherë në mënyrë të papritur, por nxiten gjithmonë nga një dukuri e cila ka shkaktuar tek fëmija tension dhe zhgënjim. Tek fëmijët e vegjël, mund të shkaktohen si pasojë e një sikleti ose dhimbje që ai mund të ndiejë, ndaj së cilës ai mund të jetë shumë i ndjeshëm. Tek fëmijët më të rritur, mendohet se është një veprim që kryhet me dashje, me qëllim që t’i plotësohen kërkesat dhe tekat nga ana e prindërve.
Nga ana mjekësore, këto ngërçe të fëmijës, kryhen për të tërhequr vëmëndjen e prindërve, dhe kryesisht të nënës. Në thelb kjo konsiderohet si një “konflikt” që ka në qendër figurën e saj. këto ngërce shfaqen më tepër tek fëmijët të cilët konsiderohen si më rebelë dhe kokëfortë, të cilat shfaqin vështirësi në respektimin e rregullave të vendosura nga familja. Nuk mund të flasim për një lidhje familjare të këtyre spazmave, por mendohet se janë më të shpeshta tek fëmijët që kanë pasur një prind ose motër/vëlla që ka shfaqur episode të ngjashme.
Si mund t’i dallojmë spazmat?
Frika më e madhe e prindërve është ajo e të pasurit si shkaktar një patologji të caktuar, si për shembull epilepsia apo problemet kardiake. Spazmat shkaktohen nga një ngjarje e caktuar, si për shembull një kapriçio, dicka që ngjall frikë tek fëmija, një ndjenjë inati, një dhimbje dhe ky është elementi kryesor që i dallon këto kriza nga ato të epilepsisë, të cilat mund të ndodhin edhe në momentin që fëmija është i qetë apo fle. Megjithatë do të këshillonim që pasi fëmija ka shfaqur ngërcin e parë të drejtoheshit për një vizitë tek mjeku, i cili do të bëjë një vlerësim më të hollësishëm të situatës.
Si të sillemi kur fëmija shfaq bllokim në frymëmarrje?
Është normale që situata të tilla të frikësojnë prindërit, dhe sidomos nënën. Duke qënë se në një moment të tillë nuk mund të bëni sikur asgjë të mos jetë duk ndodhur, përpiquni të tregoheni sa më e qetë duke mos shprehur frikën dhe irritimin tuaj. Fëmija në fakt duhet të kuptojë se me këto sjellje nuk do të tërheqë kurrë vëmëndjen e prindërve, pasi në të kundërt do të veprojë sërish në të njëjtën mënyrë.
Nëse bëhet fjalë për një spazmë të një fëmije të vogël, reagimi i të cilit kryhet në mënyrë automatike, mund të provoni të ndërprisni krizën duke i fryrë në fytyrë, duke përplasur duart pranë veshëve ose duke hedhur pak ujë me gishat tuaj në fytyrën e tij. Të gjithë këta janë stimuj që mund t’i japin fund apnesë dh eta bëjnë frymëmarrjen e fëmijës të normalizohet.
Çfarë nuk duhet të bëjmë?
• Mos shfaqni ndjenja irritimi, përkundrazi prpiuni të evitoni shikimin e tij.
• Mos e masazhoni apo tundni, do të ishte më mirë ta merrnit në krah në mënyrë që të mos vritet.
• Mos i fusni gjë në gojë dhe mos i jepni të pijë.
Çfarë duhet të bëjmë pasi kriza ka përfunduar?
Pasi kriza ka përfunduar ju duhet të qetësoni dhe përqafoni fëmijën, dhe më pas të rifilloni aktivitetin normal sikur asgjë të mos kishte ndodhur. Nuk duhet të diskutoni atë që ka ndodhur me persona të tjerë, pasi kjo mund ta bëjë fëmijën të ndihet edhe më i rëndësishëm në atë që ka bërë. Ju duhet të dini se këto spazma nuk janë të rrezikshme, nuk dëmtojnë trurin e fëmijës dhe kalojnë me rritjen e tij.
Si të evitojmë që fëmija të mbajë frymën?
Nëse nëna e di që fëmija i saj reagon në këtë mënyrë, duhet të evitojë që të arrijë në këtë pikë. Kjo nuk nënkupton që duhet t’i plotësojë gjithçka, por ajo duhet të përpiqet ta zgjidhë situatën duke i dhënë fëmijës një alternativë tjetër si edhe duke e ngushëlluar. Në të njëjtën kohë duhet të keni parasysh se nëse fëmija ka kaluar një spazmë për shkak se nuk i është dhënë një lodër apo objekt tjetër, nuk duhet t’i jepet as pas përfundimit të kriës, në të kundërt ai do të kuptojë se kjo është mënyra e vetme për të arritur atë që do, dhe për pasojë edhe pa e kuptuar do ta gjeni veten si të zënë në “kurth” para kapriciove të fëmijës.

Lexoni dhe: Si ta pushoni fëmijën së qari?






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Shembujt e ndëshkimeve negative që...

Shkencëtarët e sjelljes përdorin termin "dënim" për të përshkruar veprimet që ulin gjasat që një sjellje specifike të përsëritet. Dhe në atë disiplinë akademike, fjala "negativ" tregon largimin. Pra, nga...

A ka TikTok përmbajtje seksuale...

Mijëra vajza të reja po postojnë përmbajtje seksuale në TikTok për një audiencë prej miliona ndjekësish, duke i lënë ato në mëshirën e “grabitqarëve”në internet. Ka shqetësime në rritje për...

Tri arsye përse notat nuk...

Sistemi arsimor është ndër më të diskutuarit dhe që ka ngjallur shumë pakënaqësi, jo vetëm në vendin tonë, por kudo. Megjithatë, disa koncepte, si për shembull ai i notave, janë...

Barbie thyen klishetë, sjell sirenën...

Nga thellësitë e oqeaneve vjen një lodër e re e gatshme për të zgjeruar konceptin e gjithëpërfshirjes dhe diversitetit: është Ken 'merman', versioni mashkullor i sirenës Barbie. Mattel ka njoftuar...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X